Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si të mbillni sallatën jeshile në vazo

18:49 / July 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sallatajehsileok 750x500 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sallata jeshile është një nga ushqimet më të rekomanduara për shëndetin e njeriut.

Ajo është e shijshme dhe shumë e pasur në vlera ndaj mjekët rekomandojnë konsumin e saj të rregullt çdo ditë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për aspektet më të rëndësishme të mbjelljes së saj në kushtet e shtëpisë.

Koha e duhur për mbjelljen e sallatës

Stinët luajnë një rol domethënës në suksesin e rritjes së sallatës jeshile.

Nëse e mbillni atë në pranverë, sigurohuni që ta bëni këtë me përfundimin e ngricave.

Nëse zgjidhni dimrin, duhet të masni temperaturën e tokës dhe të siguroheni që ajo nuk i kalon 75 gradët.

Nëse temperatura është më e lartë, atëherë sallata nuk do të rritet mjaftueshëm.

Sa i përket ekspozimit në diell, sallata jeshile mund të durojë nxehtësinë deri në mesditë.

Vazoja e duhur

Përmasat e vazos janë në varësi të sasisë së sallatës që do të rrisni.

Dheu ku do të mbillni sallatën duhet të jetë i lagësht por jo i qullët.

Sallata jeshile nuk e toleron lagështinë e tepërt, ndaj vazoja duhe të mundësojë një sistem të mirë kullimi.

Përveç dheut të mirë e të shkrifët, vazon mund ta mbushni edhe me rërë dhe pak guralecë por edhe fertilizues.

Si të mbillni sallatën jeshile

Mënyrat për mbjelljen e sallatës janë: direkt nga fara apo me fidanë.

Nëse zgjidhni farën, mund të zgjidhni një enë të madhe e jo shumë të thellë ku t’i shpërndani farat dhe t’i mbuloni lehtas me dhe.

Lëreni enën në një vend të ndriçuar mirë dhe ujitini me ujë deri në çeljen e filizave.

Për lehtësi, mbulojeni enën me një qese të madhe plastike. Kjo e fundit do t’i mbrojë farat nga shiu dhe do të krijojë efektin serë.

Kur filizët të kenë çelur dy gjethe, transportojini ato në vazot përkatëse të mbushura me dhe dhe të ujitura.

Kur t’i mbillni filizët merrni në konsideratë faktin se sallata kërkon hapësirën e nevojshme, ndaj mos i ngjishni ato në saksi.

Pas 10 javësh, bimën mund ta ushqeni me fertilizues.

Kur sallata të jetë formuar plotësisht mblidheni atë herët në mëngjes sepse më vonë gjatë ditës, gjethet do të jenë më të buta nga dielli.

Ju mund të mblidhni vetëm gjethet dhe kokën e sallatës ta lini të paprekur sepse ajo do të vazhdojë të çelë të tjera.

sallatën jeshile Vazo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.