Author: tirana

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për Teatrin Kombëtar, duke shfuqizuar ligjin special për të, si dhe duke pezulluar ndërtimin e teatrit të ri. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Njoftimi i plotë: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 03.06.2021, 15.06.2021 dhe 16.06.2021 çështjen me kërkues Presidentin e Republikës së Shqipërisë, me objekt: – Shfuqizimi i ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe…

Read More

OSHEE ka lajmëruar qytetarët e Tiranës përmes një njoftimi publik, se si pasojë e rikonstruksionit të kabinave elektrike, pritet që ditën e nesërme gjatë fashës orare 09:00-16:00, të ketë ndërprerje të energjisë elektrike te blloku i pallatave 9-katëshe, si dhe më datë 5 korrik në gjatë fashës orare 10:00-16:00 në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë dhe rruga “Don Bosko”, te zona e Pallateve Hawai. Njoftimi i plotë: Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, dhe 5 korrik Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 3 dhe 5 korrik do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: 3 korrik/09:00-16:00…

Read More

Nëse keni rrufë apo gjendje gripale mos i neglizhoni shenjat, por kërkoni testin e shpejtë për Covid. Varianti i ri “Delta” ka ndryshuar simptomat dhe fillimet e sëmundjes ngatërrohen me rrufën stinore. “Asnjë virus nuk e ndalon dot që të hyjë. Për fat të keq, “Delta” ka ndryshuar simptomatologjinë, pasi po paraqitet më shumë si rrufë se sa si Covid-i. Ngatërrohet me rrufën dhe gripin. Shenjat kryesore janë dhimbje koke, fyti dhe rrufë, pastaj vjen temperatura. Çdo person që ka këto shenja të kërkojë tamponin, pasi mund të jetë Covid dhe Delta”, u shpreh për A2, Skënder Brataj. Kreu i…

Read More

Pas largimit nga “Përputhen”, Melisa iu përkushtua muzikës e publikoi dy këngë që patën shumë sukses. Por projekti i rradhës i ish-konkurrentes nuk ka të bëjë me muzikën e as televizionin. Prive njofton se Melisa do të hapë një kanal në Youtube “Melisa Lleshi Vlogs”, për të rritur prezencën e saj online edhe më shumë. Ajo do të vazhdojë me publikimin e videove argëtuese në kanalin e saj, ku pjesë do të jetë edhe i dashuri, Andi Shehu. Për përmbajtjen e videove nuk dihen më shumë detaje, mirëpo lançimi i kanalit do të ndodhë shumë shpejt.

Read More

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një komunikim me mediat, për ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë ka paralajmëruar se duke nisur nga kjo javë do nisë një reformë në Policinë e Shtetit, me ndryshime në kupolën drejtuese, të titullarëve në nivel qarku apo çdo Komisariat. Por mesa duket, kanë nisur lëvizjet edhe në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se është liruar nga detyra Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali. Nuk dihen ende motivet…

Read More

Një kontinent i fshehtë i përmbytur nga deti, mund të jetë i fshehur nën ishullin e Islandës dhe në oqeanin përreth, sipas një ekipi ndërkombëtar gjeologësh që po e quajnë atë Islandia (Icelandia). Studiuesit thonë se kjo tokë nën-ujore mund të shtrihet nga Grenlanda deri në Evropë. Gjetjet e ekspertëve tregojnë se kontinenti mund të mbulojë një zonë prej rreth 595 mijë km2. Por kur ekipi përfshiu edhe zonat fqinje në perëndim të Britanisë në një “Islandia të Madhe”, e gjithë zona mund të shtrihet në një sipërfaqe prej gati 1 milionë e 35 mijë km2. Nëse shkencëtarët do të…

Read More

Duke nisur nga dita e sotme temperaturat do të fillojnë të bien në vendin tonë. Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. Meteorologa, Adiola Bami bën me dije se kryefjala e kësaj fundjave në krahasim me atë që lamë pas do të jetë ulja e temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale. Bami bën me dije se fatmirësisht temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do të jenë në vlerat 34-35 gradë celsius në mesditë. “Ilir Meta është futur në listën e zezë të SHBA për…”, gazetari i njohur i ‘çjerr maskën’ Presidentit dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë: Vendimi…

Read More

Disa nga të dyshuarit me rroba gjumi apo rroba shtëpie të befasuar ndërsa forca të shumta policie ia kanë mësyrë mëngjesin e sotëm në banesat e tyre, pas 28 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK. Këto janë pamjet nga operacioni ndërkombëtar i koduar “SHPIRTI”, për goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Për ekzekutimin e masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit “SHPIRTI”, janë angazhuar 200 forca policore nga reparti special Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së…

Read More

Në Vlorë, Himarë e Sarandë ka vijuar edhe sot operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë, Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ”Forumin e Prespës” në Ohër ka folur për integrimin europian në BE. Kurti thotë se nuk duhet akuzuar vetëm BE pasi dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë shumë probleme dhe duhet që të bëjnë detyrat e shtëpisë. Duke nënkuptuar Serbinë, Kurti thotë se pakënaqësia ndaj BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n si dhe mbështesin Federatën e Rusisë. ”Kemi histori të përbashkët, kemi luftuar në luftëra të njëjta. Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustruar, duhet të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë, dhe çfarë duhet…

Read More

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë. I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut. Veçanërisht nëse merren pa rekomandim ato shkaktojnë pasoja. Lexoni më poshtë për antibiotikët më të fuqishëm natyralë Uthulla E Mollës Uthulla përmban acid malik që shkatërron bakteret, viruset dhe mykun. Ajo gjithashtu shkatërron mbetjet toksike në organizëm. Rekomandohet që të përdorni uthull molle në gatime e sallata. Hudhra Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyral që…

Read More

Një tjetër rekord për Cristiano Ronaldon. Këtë herë, megjithatë, nuk ka të bëjë me futbollin. Sulmuesi i Juventusit, siç raportohet nga BBC, është i pari në renditjen e personave të famshëm në lidhje me fitimin e parave nga një postim i vetëm i sponsorizuar në Instagram. BBC shpjegon se, sipas firmës së marketingut në rrjetet sociale “Hopper HQ”, ylli portugez mund të arkëtojë deri në 1.6 milionë dollarë nga reklamuesit për një postim të vetëm në profilin e tij zyrtar në Instagram. Askush nuk mund të fitojë para, me një postin të vetëm, më shumë se 36-vjeçari. Për Ronaldon, i…

Read More