Author: tirana

Pas divorcit të bujshëm me miliarderin Bill Gates, Melinda Gates është shfaqur për herë të parë në publik në një takim të forumit Generation Equality’ të mbajtur në Paris. Ajo u shfaq e veshur me një kostum të bardhë dhe tepër e kuruar, mirëpo vëmendjen e mori një detaj, unaza e saj e martesës, të cilën e kishte hequr. Teksa po fliste për fuqizimin e grave, ajo mbajti dorën e majtë pranë fytyrës së saj për të paktën katër sekonda, duke vënë në fokus se nuk e mban më unazën e martesës. Melinda u prit me duartrokitje kur njoftoi se…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ‘Forumin e Prespës’ mbajti një qëndrim të prerë në lidhje me vendimin e Këshillit të Europës për të mos hapur negociatat. Rama thotë se Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk e kanë më në dorë, por as mund të paketohen e futen në anije për të shkuar në BE. Ai thekson se Europa nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE. ”Në masë të madhe kjo është ajo që në ndodh. Të jem i sinqertë nuk…

Read More

Kreu i partisë BDI-s, Ali Ahmeti ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale disa foto nga takimi që ka zhvilluar sot me kryeministrin Rama në kuadër të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”. Ahmeti bën të ditur përmes këtij postimi se e ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. “I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta. E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë…

Read More

Një tjetër pistë e cila mund të ndryshojë gjithë historinë e krimit në Glyka Nera po hetohet nga Policia greke.Babis Anagnostopoulos mund të ketë qenë një trafikant droge i cili furnizonte kartelet. Piloti grek dyshohet se vrau gruan e tij, Caroline Crouch pasi kjo e fundit zbuloi për aktivitetin e tij. Një prej dyshimeve bazohet tek pasuria dhe jeta e çiftit, Anagnostopoulos jetonte mes luksit, shtëpi 140 mijë paund, tokë 47 mijë paund dhe së fundmi pushime në Dubai. Pavarësisht profesionit si pilot, Anagnostopoulos mund të ketë pasur një burim tjetër alternativ të ardhurash. Këtë pistë e konfirmon edhe babai…

Read More

Një prokuror, shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme të policisë dhe një ish-oficer i policisë janë mes 38 të arrestuarve nga finalizimi i operacionit të koduar “Shpirti”, mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare. Bëhet fjalë për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i vendosur në arrest shtëpie me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Shefin e sektorit të trafiqeve në drejtorinë e Përgjithshme të policisë, Ilir Balla, gjithashtu në arrest “shtëpie” për shpërdorim detyre. Por kush e fundosi Sotën dhe Ballën? 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, dhanë informacione duke ndihmuar autoritete shqiptare dhe ato italiane, ku në…

Read More

Ambasada italiane në Tiranë njoftoi para pak minutash se një konferencë shtypi pritet për operacionin policor që po zhvillohet ndërmjet Shqipërisë Italisë. “Drejtoria Hetimore Antimafia, së bashku me autoritetet shqiptare, me ndihmën e Zyrës Italiane të Ndërlidhjes Interforcë në Tiranë dhe të policisë shqiptare, – njofton Ambasada, – janë duke ekzekutuar urdhëra ndalimi të 38 personave përgjegjës për veprat penale të korrupsionit, abuzimit me detyrën, pastrimit të produkteve të veprave penale dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Read More

Atdheu ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena”, ku foli për eksperiencën e tij në “Përputhen”, ndarjen nga Sara, arsyen pse nuk flet me Andin dhe u përlot kur Antonela i përmendi të ëmën. \Antonela: A do i kërkosh falje sot dikujt? Atdheu: I kërkoj falje mamit tim Antonela: Kam shumë respekt për mamin dhe babin tënd se i njoh personalisht, janë njerëz të nderuar. I përshëndesim. “I përshëndes edhe unë, sidomos mamin sepse gjithë këtë kohë s’kam pas përkushtim ndaj tyre. Por sot e tutje do i përkushtohem shumë, sidomos mamit”, tha Atdheu dhe u përlot.

Read More

Elefterios Sullaj, oficeri i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, që u arrestua sot bashkë me dy miq të tij, është djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj. Ai bënte “mburojën” e shokëve dhe i ndihmonte ata të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij kur shpërndanin drogë. Përveç tij, janë arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafa, ky i fundit ishte në “arrest shtëpie”. “Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike trasparente në brendësi të së cilës kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë”, thuhet në njoftim. Njoftimi…

Read More

Efektivët e Batalionit Komando të Forcave të Armatosura po zhvillojnë stërvitjen “Juba 21” në bazën e Pashalimanit në Jug të vendit. Këto janë pamjet nga stërvitja fushore, por edhe ujore në det të efektivëve të batalionit. “Eja, eja, eja, ne ecim ditë e natë” janë disa nga thirrjet motivuese mes batalionit gjatë stërvitjes në det.

Read More

Christos Pappas, numri dy në udhëheqjen e organizatës kriminale neonaziste ‘Agimi i Artë’, është arrestuar. Në arrati që nga dënimi i tij tetorin e kaluar, Pappas 59-vjeç u klap në zonën e quajtur Zografou të Athinës. Pappas njihet si një ndër armiqtë e mëdhenj të shqiptarëve duke bërë deklarata të forta kundër Shqipërisë në mediat greke por edhe shqiptare Sipas transmetuesit publik ERT, Pappas dyshohet se u arrestua nga policia anti-terroriste në shtëpinë e një personi që e kishte strehuar atë. Ai është transferuar te oficerët e njësisë anti-terrorizëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës. Në gjyqin e…

Read More

Mbi 250 mijë qytetarë francezë kanë firmosur një peticion ku kërkohet të riluhet dueli i Euro 2020 mes Francës dhe Zvicrës. Përballja që la jashtë Europianit kampionët në fuqi të Botës nuk është kapërdirë mirë nga tifozët e “Gjelave” të cilët pretendojnë për një parregullsi tek penalltia e humbur e Kylian Mbappe. Sipas tyre, Sommer nuk ka qenë në vijën e portës në momentin e ekzekutimit të saj, duke i krijuar kështu mundësi për të reaguar saktë ndaj sulmuesit. Vështirë se një gjë e tillë do të marrë “jetë” në dyert e organit më të lartë të futbollit Europian, gjithsesi,…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli në “Real Story” edhe mbi ecurinë e saj në politikë. Gazetari e pyeti drejtpërdrejt ministren, në do të jetë sërish në kabinetin qeverisës edhe në mandatin e tretë. Ministrja u përgjigj se këtë vendimmarrje e cakton kryeministri Edi Rama, e shtoi, se do të japë maksimumin kudo që të caktohet. Keni një përjetim personal për situatën, si ke dalë nga e gjithë kjo? Ogerta Manastirliu: Edhe për mua ka qenë një moment testimi personal. Kam testuar veten time në një moment jo të lehtë. Përgjatë këtyre viteve në sistemin shëndetësor, nuk përmend vitet si…

Read More