Author: tirana

Një episod i dhunshëm është regjistruar në emisionin përputhen +40 këtë fillim jave. Armando dhe Olti janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin gjatë publicitetit. Kamerat kanë filmuar Armandon që ngrihet nga karrigia e tij dhe i shkon afër Oltit duke e kapur prej fyti e duke e shtyrë. Olti më pas është acaruar dhe e ka qëlluar në fytyrë me grusht ndërsa në dorë mbante mikrofonin. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të ndarë ata të dy. View this post on Instagram A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Read More

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Shpërthimi është dëgjuar disa kilometra larg nga zona ku ka ndodhur. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje.

Read More

Pas pritjes në qendër të Bajram Currit, kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me vizitë në Spitalin “Isa Zllami”. Aty ka mbajtur fjalim para stafit dhe ka ndarë medalje për spitalin si dhe për mjekun e ndjerë Dr. Sokol Sulo. Ndër të tjera, ai e ka përshgkruar si më emocionuesne vizitën ku gjatë organizimit të luftës, ka qëndruar së bashku me të vëllain Luanin, tani Hero i Kombit. Ai ka pirë ujë edhe te kroi ku kishte pirë bashkë me të. Haradinaj ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” edhe për familjen e Binak Ali Mulosmanit…

Read More

Pas një ndeshje tërësisht të çmendur dhe pas 120 minutash, Spanja ka mundur të fitojë me shifrat 3-5 ndaj Kroacisë dhe është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2020, teksa pas pak orësh mëson kundërshtarin, që do jetë një mes Francës dhe Zvicrës. Ishte një ndeshje, që i kishte të gjitha dhe mund ta themi pa asnjë mëdyshje se ishte beteja më e bukur e këtij Europiani. Kishte autogola, gafa të paharrueshme, përmbysje e gjithçka tjetër. Spanjollët e nisën mirë dhe u futën shpejt në rrjedhën e lojës së tyre me shumë pasime dhe sulme të organizuara. Kroacia u mbyll e…

Read More

Problemet mes pronarëve të bizneseve për ndarjen e parcelave përpara hoteleve vazhdojnë nga Veriu në Jug. Dy ditë më parë në Velipojë u vranë 4 persona për shkak të konfliktit pë shezlongët, mbrëmë në Drimadhes 60 shezlonge dhe çadra u dogjën, ndërsa sot është regjistruar një tjetër incident në Ksamil. Pronari i një plazhi në Ksamil pretendon se padrejtësisht policia i ka hequr shezlongët nga territori i tij të cilin e ka të dokumentuar e të mirëmbajtur me të gjitha taksat dhe detyrimet. Por fatmirësisht nuk pati përshkallëzim të tensionit dhe qetësisht janë hequr një palë dhe janë vendosur shezlongët…

Read More

Në shtëpinë e Anila Zenelit ra një tragjedi e madhe. Mesnatën e 28 qershorit djali i saj, Musaeni mbeti i vrarë pas një konflikti për shezlonat, mes pronarëve të dy lokaleve, në njërin prej të cilëve punonte edhe 19-vjeçari. Musaeni ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë, pasi babanë e kishte humbur. Ai u mbyt në lumin Drin 12 vjet më parë. Që prej asaj kohe Musaeni duhej të kujdesej për nënën dhe vëllanë e vogël. Nëna e Musaenit, ndonëse me zemrën copë nga dhimbja e…

Read More

Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Në videon e mbërritur në redaksinë e abcnews.al shihet se janë përplasur tre automjete Në Kashar. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Sakaq, aksidenti ka shkaktuar edhe probleme me qarkullimin.

Read More

Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne, në malin e Tomorrit, persona të paidentifikuar, i vunë zjarrin kurorës me pisha. Mjetet zjarrëfikëse e kanë të pamundur futjen në zonë për shkak të terrenit të vështirë, dhe kjo ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha në zemër të Malit të Tomorrit. Bashkia e Poliçanit ka kërkuar ndërhyrjen e mjeteve nga ajri për të shuar flakët, ndërkohë që shumë forca zjarrëfikësish dhe policie kanë shkuar në këmbë drejt zonës për të neutraluzuar zjarrin me mjete rrethanore. Mësohet se…

Read More

Armando ka debatuar ashpër me opinionistin Arjan Konomi, i cili po komentonte debatin dhe përplasjen fizike me Oltin. Konomi i ka sugjeruar që t’i japë fund kërcënimeve të tipit “mbylle gojën se do të të nxjerrë këtë”. Ndërsa Armando iu kundërvu duke i thënë se duhet t’i vijë turp dhe më pas tha se ka vendosur që të largohet nga programi duke thënë se ja kanë nxirë jetën. Edhe në këtë moment nuk mungoi përplasja me opinionistin. Arjan Konomi: Nuk ka gjë më të ulët se të bësh shantazh njerëzve. Armando: Do burrë? Ta tregoj burrin si të duash. Kthehu…

Read More

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive duhet të publikojë brenda vitit 2021 dosjet e pasurisë për rreth 2600 zyrtarë shqiptarë të niveleve të ndryshme, një kusht ky i vendosur nga Bashkimi Evropian, për plotësimin e të cilit janë angazhuar misionet e SHBA-BE në Tiranë, duke asistuar teknikisht dhe financiarisht institucionin e kontrollit të pasurive në Shqipëri. Fillimisht, detyrimi për publikimin e deklaratave të pasurive dhe ndryshimin e mënyrës së deklarimit të pasurive, është reflektuar në ndryshimet ligjore në ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë në vitet 2017-2018, pas presionit…

Read More

Kamerier është puna ku t’i duhet të jesh i fortë fizikisht edhe i sjellshëm me njerëzit, për shërbimin e mirë që ti bën shpërblehesh me bakshish. Kështu ka ndodhur në SHBA ku kamarjerja i ka shërbyer një klienti dhe ai e ka shpërblyer me një bakshishi super të majmë prej 16 mijë usd. Ishte një e shtunë pasdite e zakonshme në New Hampshire kur një klient i uritur hyri në një restorant, u ul në lokalin e jashtëm dhe porositi pak ushqim. Dy hot dog, disa patate të skuqura, një birrë, kola dhe një tekila më vonë, ai pagoi faturënprej…

Read More