Nisma “Gati për Shqipërinë” është në sesionin e tetë të prezantimeve të aplikantëve. Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social “Facebook” bashkëbisedimet me aplikantët e fushave të ndryshme, duke u shprehur se kjo nismë mundëson forma të ndryshme bashkëpunimi. “Pas këtij kontakti ju do të ndaheni në fusha sipas profesionit dhe do të keni një kontakt të dytë më të detajuar me ministrat përkatës”, u shpreh Rama.
Author: tirana
Shije e shtrenjtë do të thotë që nuk impresionoheni lehtë apo t’ju bëjnë përshtypje dhuratat e “bëra me zemër”. Disa njerëz thjesht nuk vlerësojnë idenë, por shohin se çfarë u keni blerë dhe e mira do të ishte të linit dhe çmimin nëse ky i fundit është i majmë. Janë materialistë, vlerësojnë cilësinë mbi sasinë dhe kanë një shije të rafinuar. Dhe në astrologji nëse do të kishte ndarje klasore, në atë më të lartën do të hynin vetëm shenjat e mëposhtme. 1. Demi (20 prill – 20 maj)-Të gjitha gjërat që një Dem do – arti, ushqimi i mirë,…
Presidenti i SHBA, Joe Biden u zotua të mos lejojë kurrë Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Në komentet përpara një takimi me presidentin izraelit në largim, Reuven Rivlin, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ”ajo që unë mund t’ju them është se Irani kurrë nuk do të ketë një armë bërthamore sa të jem unë president”. Presidenti i SHBA gjithashtu i tha Rivlin, i cili pritet të largohet nga zyra më 9 korrik, se vendi i tij “mbetet i vendosur për t’iu kundërvënë veprimtarisë malinje të Iranit dhe mbështetjes për përfaqësuesit terroristë, të cilët kanë pasoja destabilizuese për rajonin”.…
Dramë në Bukuresht. Zvicra barazon rezultatin në 3-3 ndaj Francës me autor Gavranoviç duke dërguar ndeshjen në shtesa.
Paul Pogba ka realizuar një gol spektakolar si në Play Station ku nga jashtë zone te topi i kthyer, ka matur mirë këmbën dhe me një superharkim e ka dërguar topin aty ku portieri Somer nuk mund të mbërrinte edhe pse fluturoi… Trajektore perfekte, kalibrim preciz nga mesfushori i Manchester United. Franca shtyp Zvicrën dhe kalon frikën pas penalltisë së humbur nga Rodriguez. Më pas festa e Pogba ka qenë ngrirje si bust me duart e kryqezuara teksa shihte publikun dhe luante kokën. Unreal Pogba #FRASUI pic.twitter.com/8uCikA3Y2c— Kenneth the Badass (@KennethBadass) June 28, 2021
Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren 23-vjeçare Xhesina Gega rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën është liruar nga qelia. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Gazetari Artan Hoxha thotë se ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë. “Ka pësuar dëmtime vetë në mushkëri gjatë aksidentit. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor. Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga…
Franca është duke u përballur me Zvicrën për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.Zvicra solli befasinë në pjesën e parë, por në të dytën gjërat kanë ndryshuar. 59′ Përmbysje e çmendur, shënon sërish Karim Benzema! 57′ Vendoset baraspesha. Karim Benzema gjen rrugën e rrjetës. Festojnë “gjelat”!
Video që do të shihni më poshtë është tipike një video që postohet në rrjete sociale për t’u bërë “i famshëm”, por harron që mund të marrë në qafë veten e të tjerët. Ai ka vendosur një tullë te gazi i makinës dhe e drejton nga sedilja e pasagjerit.
Ermira Muça nga Mamurrasi ka denoncuar në emisionin “Stop” një rast mashtrimi. Ajo ka rrëfyer se para disa kohësh ka bërë një koment në faqen e Facebook të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe direkt i është dërguar një link duke iu thënë se ishte fituese e 50 mijë Eurove. Muça tregon se më pas është kontaktuar në rrjetin social Whatsapp dhe i kishin kërkuar që të depozitonte si fillim 398 Euro dhe më pas do të merrte në llogarinë e saj shuma e madhe prej 50 mijë Euro.Ajo thotë se nuk u mashtrua dhe u bën apel të gjithëve…
Disa të rinj që ndodheshin brenda një mjeti luksoz të llojit “Mercedez G-Class”, nuk kanë pranuar tu ndalojnë efektivëve në Krumë të Hasit. Uniformat blu u kanë bërë shejë të ndalojnë në qendër të Krumes, mes tyre dhe shefi i Rendit Zija Laçi, por të rinjtë nuk janë bindur. “A ka mundësi? A ka mundësi?”- dëgjohen të thonë efektivët në videon e publikuar nga faqja “Aksidente Rrugore”.
Zvicra ka shokuar Francën me një gol të shpejtë. Autor i golit ishte Haris Seferovic, i cili dhuroi një goditje perfekte me kokë, duke mposhtur Lloris në minutën e 15 dhe ia bërë “malore” tashmë Francës. Deri më tani ishte Franca, që po këmbëngulte më shumë, megjithëse ende nuk kishin krijuar shanse të qarta shënimi.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Rrugën e Kavajës, ku një kalimtar ka dhunuar një grua. Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë xhamisë ‘Dine Hoxha’. Një kalimtar i rastit ka dhunuar dhe bërë për spital një grua, e cila kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin nga veprimi i dhunshëm. Fill pas kësaj ata njoftuan policinë dhe ambulancën, e cila transportoi nënën e dy fëmijëve në spital.