Author: tirana

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, duke folur për masakrën në Velipojë, ku u vranë katër vetë, deklaroi se shqiptarët nuk i besojnë më Policisë së Shtetit. Noka theksoi se institucionet në vendin tonë janë të kapura nga krimi. Ai tha se vendi shpëton nga krimi, vetëm nëse rikthehet në pushtet Partia Demokratike. “Shqiptarët nuk i besojnë më Policisë së Shtetit dhe as institucioneve të shtetit. Në çdo vend ku qytetarët marrin armët për të zgjidhur konfliktet, tregon se shteti ka marrë fund. Ministri mund të mos ketë përgjegjësi ligjore, por përgjegjësi morale kanë të gjithë, duke vazhduar që tek inspektori…

Read More

Sado e këndshme mund të jetë që të qëndrosh gjatë verës në ballkon, oborr apo kopsht, mushkonjat që të rrethojnë janë po aq të bezdisshme. Këta ‘vizitorë’ të famshëm, por po aq të padëshiruar tërhiqen nga nxehtësia dhe lagështia e muajve të verës. Një mënyrë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë ekologjike për të hequr qafe mushkonjat, është mbjellja e bimëve aromatike të mëposhtme, të cilat janë efektive në zmbrapsjen e këtyre insekteve të bezdisshme falë aromës së tyre intensive. Për një ballkon, një oborr apo një kopsht pa mushkonja, plot aroma dhe zbukurime të frymëzuara nga natyra. Citronella…

Read More

Qeveria greke do të ofrojë 150 euro për çdo të ri nga mosha 18 deri në 25 vjeç që pranon të bëjë të paktën një dozë të vaksinës ndaj COVID-19. Greqia do të përshpejtojë sa më shumë procesin e vaksinimit ndërkohë që ndodhet në mes të sezonit turistik. Edhe pse ka hapur kufijtë, edhe për të vaksinuar me prodhime jo të certifikuata nga EMA, shteti fqinj po kërcënohet nga rritja e shifrave prej variantit Delta. Gjithsesi të paktën deri në shtator Greqia nuk ka ndërmend t’i kthehet masave kufizuese.

Read More

Sfida e sotme mes Kroacisë dhe Spanjës pritet të jetë një nga më interesantet e kësaj faze me eliminim direkt, pasi të dy skuadrat duan të tregojnë se e meritojnë një vend në çerekfinale e ndoshta më shumë. Kroacia vjen me petkun e nënkampiones së Botës, ndërsa Spanja si një ekip i cili do të kthehet përsëri në majat më të larta, ku kishte mësuar deri pak vite më parë. Te Kroacia, shqetësimi më i madh i trajnerit Daliç ishte të gjente një zëvendësues për Perishiç, të infektuar me COVID-19. Në formacion shihet përsëri Petkoviç, ndërsa në majë të sulmit…

Read More

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, postoi ditën e sotme një foto në Instastory shkëputur nga një videocall, ku i kishte bërë tag Malumës. Nëse nuk do lexonim vijimin e asaj që kishte shkruar as që do e kishim kuptuar së në fakt në foto ishte Ledri. Reperi i është bashkuar trendit të fundit për djem, duke i bërë flokët bjond. Ai nuk na ka njohur ende me look-un e ri, por Sara e theu premtimin dhe postoi foton e reperit bjond. “Maluma më mori mbrëmë dhe i premtova që s’do bëja screenshot. Ledri, të lutem mos më urre!”- ka…

Read More

Marin Jano është i riu, kalimtar i rastit, i plagosur në atentatin e disa ditëve më parë në Sarandë ndaj pronarit të lokalit Orange. I gjendur mes plumbave ndersa kishte shkuar te pushonte në Sarandë, plagosja pa asnjë faj nuk ishte më e keqja që i ndodhi. Ai rrëfen në këtë letër dërguar kryeredaktorit në DITA, çfarë i ndodhi më pas. Ai e ka titulluar rrëfimin e tij në mënyrë ironile “A ta boj dhe unë i pytje? A ke mo pytje?”. Çdo mjeku që është marrë me këtë rast duhet t’i vij turp për sjelljen e tij. Jetojmë kohë…

Read More

Më shumë se 23 mijë persona të grupmoshës 18-50 vjeç kanë aplikuar në portalin e-Albania për të marrë një nga vaksinat anti-Covid. Mbi 4 mijë aplikime janë bërë vetëm në dy ditë që nga njoftimin për mundësinë e vaksinimit të të gjithë personave mbi 50 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë aplikime të mëhershme po në portalin e-Albania. Në një intervistë për Televizionin Klan, Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, bën me dije se procesi i vaksinimit për këta persona do të shtrihet në dy ditë, 29 dhe 30 Korrik. 3 vaksina, Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac do të jenë në dispozicion për…

Read More

4.2 miliardë njerëz po përdorin mediat sociale në ditët e sotme, thonë studiuesit. Ndërsa kalojmë kohën tonë duke parë, kërkuar dhe duke lundruar në internet, ne përjetojmë më pak ndërveprime jashtë botës online. Kështu, 7.86 milion njerëz po përdorin aplikacione takimesh në internet, duke shpresuar të gjejnë dashuri. Por a është në të vërtetë e mundur të gjesh dashuri të vërtetë në internet? Siç rezulton më poshtë është.

Read More

Halli i familjes së Musaen (Myzerim) Zenelit tashmë është bërë halli i të gjithëve, nga veriu ku ndodhi tragjedia në jug të Shqipërisë, aty ku pak ditë më parë humbën jetën po katër persona në një aksident tragjik. I gjithë opinioni publik është i tronditur nga tragjedia e pasmesnatës në t’u gdhirë e dielë. Mes 4 viktimave nga të shtënat e armëve ishte dhe 19-vjeçari Musaen Zeneli, i cili jetonte me nënën pasi babain nuk e kishte. E ëma e tij mësoi për djalin e vdekur vetëm kur në punë do pastronte mbështjellëset e viktimave, dhe aty pa peshqirin e…

Read More

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga mbytja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot, Babis Anagnostopulos në 11 maj në shtëpinë e tyre në periferi të Athinës. Hetimet për të zbuluar të vërtetën zgjatën 37 ditë, pasi vetë burri i orientoi hetuesit drejt skenarit të grabitjes duke mashtruar. Oficerët e policisë, shkruajnë mediat në Athinë ndërtuan një marrëdhënie besimi me Babis, ndërsa në krahun tjetër Laboratorët e Mjekësisë Ligjore po punonin me shpejtësi për të mbyllur çështjen dhe për ta detyruar vrasësin të rrëfehej. Por si u arrit deri në pikën që vrasësi i lodhur nga seancat e…

Read More

Nevil Dede, pas eksperiencës te Tirana në Superiore, do të rikthehet sërish në pankinë dhe këtë herë për të drejtuar skuadrën e Erzenit në Kategorinë e Parë. Ditën e sotme u konfirmua largimi i Dorian Bubeqit, i cili ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ndërkohë që Erzeni nuk humbi kohë dhe i besoi stolin pikërisht Dedes. Ish-qendërmbrojtësi ka drejtuar disa skuadra në futbollin shqiptar, si Luftëtari, Kastrioti dhe Laçi, ndërkohë që ka punuar edhe me kombëtaret e moshave dhe të femrave.

Read More

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, nuk di të ndalet me sukseset dhe së fundmi ka “rrëmbyer” një çmim të madh. Ajo ia ka dalë të jetë fituesja e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021. Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë sopranoja përmes një postimi në rrjetet sociale teksa ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj. “Koha per te ndare disa foto nga cmimi dhe koncerti gala. Flm ICMA per nderin dhe flm “Opera Rara” per punen e mrekullueshme te ekipit. Dua gjithashtu te falenderoj Lichtenstein oer mikpritjen dhe…

Read More