Fatbardh Kadilli, i cili humbi në garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ka dorëzuar në selinë e PD, propozime konkrete për ndryshimin e statutit të kësaj force politike. Edhe pse ideja e tij për të ardhmen e Partisë Demokratike nuk u mbështet nga anëtarët e PD në 13 qershor, Kadilli këmbëngul në reformimin e PD. “Synimi kryesor është çmontimi i monopolit të kryetarit, vendosja e primarit që e çon forcën e kësaj partie te vota e anëtarit dhe jo vula e kryetarit dhe ndryshime të tjera që bëjnë fleksible strukturën tonë. Këto janë ndryshimet kryesore që përbëjnë disa…
Author: tirana
Peshqit Për Peshqit gjumi është mënyrë shumë e mirë për t’u përballuar me emocionet e tyre. Me pak fjalë, janë gjumashë emocionalë. Ata pëlqejnë të flenë kur janë të lumtur, të trishtuar, të pa frymëzuar dhe kjo ndikon pozitivisht në humorin e tyre. Gjumi është shumë i rëndësishëm në rutinën e tyre të përditshme dhe në mëngjes janë gjithmonë me vonesë. Dashi Ata janë persona të cilët kanë nevojë për gjumë, sidomos përpara ngjarjeve apo festave në të cilat marrin pjesë. Dremitja i ndihmon të duken të freskët dhe energjikë deri në mbrëmje. Kështu që, kur kanë ndonjë aktivitet të…
Stina e verës lidhet drejtpërdrejtë me produktin e akullores. Konsumi i saj nuk njeh moshë dhe as vend, nga plazhi dhe deri në ambientet e shtëpisë. Mirëpo, sa e pëlqyer nga të gjithë, akullorja është edhe një ushqim tepër delikat që prishet lehtë për shkak të përmbajtjes së qumështit. Ajo duhet të mbrohet në të gjitha fazat, nga prodhimi në konsum. Kur akullorja shkrin dhe ngrin, në të krijohen bakteret patogjene. Kjo gjë mund të kuptohet përmes disa kristaleve të akullit, të cilat ndjehen teksa e shijon ose vihen re në sipërfaqen e saj. Qumështi i përdorur në prodhim duhet…
Stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti, falë punës dhe talentit të tij ka arritur të jetë mjaft i njohur dhe për tregun ndërkombëtar. Së fundmi, këngëtarja amerikane Yung Miami ia ka lënë në dorë atij paraqitjen e saj për eventin “Bet Aëards”, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme. Artisja ka publikuar në “Instagram” disa foto ku shihet me fustanin e gjelbër që mban “vulën” e dizanjerit shqiptar. View this post on Instagram A post shared by Caresha ..💗💋 (@yungmiami305) Kjo nuk është hera e parë për dizanjerin pasi ai ka veshur edhe emra të njohura të skenës ndërkombëtare. Për të folur…
Asnjë humbje jete nga COVID nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton vetëm një rast i ri infektimi. “Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19 1 qytetar në Elbasan. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv”, thotë ministria. Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga…
I pranishëm në Asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë për për ABC se opozita ka një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të kthyer demokracinë. “Unë, opozita kemi një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të zgjidhur problemin më të madh që sot ka Shqipëria. Pra ka rënien e demokracisë. Me tej Basha është ndalur tek investimet e PPE dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për demokracinë në Shqipëri, duke thënë se do të na mundësohet të kapërcejmë këtë sfidë sipas tij. Ad by Valueimpression“Investimi i Partisë Popullore Europiane dhe…
Të rinj, të shfrenuar dhe me makina të shtrenjta nuk pyesin më as për rregulla, as për polici dhe më e rëndësishmja as për jetën e tyre dhe njerëzve. Kjo është gjithçka që shikon në një mori videosh të ndryshme, ku fokusi kryesor i tyre është shpejtësia marramendëse që arrin deri në 280km/h, parakalimet e gabuara që bëjnë por ka edhe nga ata që i bëjnë kërshillëk policisë duke ‘ia bërë me drita’ të hapin rrugën apo sfidojnë postblloqet e tyre. Në tunele, autostradë apo akse të ndryshme rrugore, të rinjtë shfaqin ‘forcën’ e tyre me makinat e shtrenjta dhe…
Arsila L. është një adoleshente 14-vjeçare, në rrethinat e Elbasanit, e cila mezi e njeh mjeken e saj të familjes. Me të e lidh vetëm ndonjë vizitë në sezonin e gripit apo një “më duhet një rekomandim”. “Kurdo që kam një problem me shëndetin seksual apo dua të di diçka, kërkoj në internet apo pyes shoqet e mia të cilat dhe nëse dinë diçka, e kanë mësuar nga interneti”, thotë Arsila. Ajo tregon se arsyeja kryesore pse kurrë nuk ka folur me mjeken e familjes për problemet në shëndetin seksual është sepse njihen mes familjesh dhe nuk është e sigurt…
Seanca në KPK për gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku është shtyrë. Ajo ka paraqitur raport mjekësor me arsyen se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Seanca për gjyqtaren Sollaku do të shtyhet për në datë 1 korrik. Bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku u vë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për shpërdorim detyre, por ky institucion në vitin 2019 e mohoi diçka të tillë.
Gazetarja Anila Hoxha ka dalë me një analizë të hollë pas ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit në vendin tonë. Komenti i plotë: Policia “nën ndreqje”… Ta themi që në fillim, deklarata e kryeministrit që njoftoi se thirri drejtuesit e policise për të përshpejtuar ristrukturimin në këto struktura, pati efekt qetësues tek shumica ndër ne, që të dielën u shfaqën të shqetësuar për masakren e 4-fishtë dhe rendin në tërësi. Por ajo çka diskutohet lidhet me vleresimin e bazës në polici sipas kontributit në zbulimin e krimeve. Një farë note që do jepet nga shefat për agjentin, inspektorin,…
Dashi Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen: konsultohuni me një ekspert të kësaj fushë. Do të bëni blerje interesante në librari. Demi Do të përshkoheni nga ndjenja e të qenit zotërues, ndoshta më shumë një qëndrim sesa një nevojë e thellë: një ekip ju pëlqen të theksoni se ai ose ajo është tashmë pronë private. Do t’i pëshpëritni në vesh partnerit gjëra konfidenciale. Flitet më bukur për dashurinë në intimitetin e shtëpisë suaj. Binjakët Ana e…
Pesë persona janë arrestuar nga policia pas disa shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.Mes të arrestuarve edhe një grua që u përplas me një makinë tjetër, teksa ka rezultuar e dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Q. L., 22 vjeç, R. K., 51 vjeç dhe N. H., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; G. N., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; K. M., 38 vjeçe, pasi në Vaqarr, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, ka aksidentuar mjetin me…