Author: tirana

Pas reagimit të ashpër të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në lidhje me ngjarjet kriminale në vend, i cili akuzoi disa prokurorë dhe gjyqtarë për lehtësim të masave për persona të përfshirë në krime, vjen një reagim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. Çuçi pohoi sot për mediat tha se: “Fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi…

Read More

Bashkia e Tiranës rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët. Pak ditë më parë,…

Read More

Cristiano Ronaldo u largua nga Evropiani, por ai la shenjë me 5 gola dhe ende asnjë tjetër nuk ka realizuar sa ai. Gjithashtu Ronaldo barazoi një rekord historik me 109 gola me kombëtaren, pa harruar se është golashënuesi më i mirë me 21 gola në Evropiane dhe Botërore. Portugalia është e varur ende nga Cristiano. Kur ai nuk shënon, ekipi vuan shumë. Statistikat janë të forta në këtë rast. Sa herë që Portugalia është eliminuar nga Evropiani apo Botërori, duke nisur nga viti 2004 ku Ronaldo ka qenë pjesëmarrës, sulmuesi nuk ka shënuar asnjëherë dhe çfarë është më keq, nuk…

Read More

Hudhra është një ushqim shumë i nevojshëm në kuzhinë, dhe sipas kuzhinierëve bën mrekulli. Po kështu thonë edhe ekspertët e bukurisë. Lufton puçrrat; A e dini se mund të kuroni puçrrat duke fërkuar gjysmën e një thelpi hudhër në zonën problematike të lëkurës tuaj? Hudhra ka veti anti-inflamatore për të zvogëluar acarimin, ndërsa alicina që përmban vret bakteret që bllokojnë poret dhe kështu shkaktojnë shpërthimin e puçrrave. Rikthen ngjyrën e thonjve tuaj; Nëse thonjtë tuaj pas shumë manikyrësh dhe pedikyrësh kanë fituar një nuancë të verdhë ose kafe, hudhra mund t’ju ??japë zgjidhjen. Zhytni një shtupë pambuku në pak vaj…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e bëri përgjegjëse sot prokurorët dhe gjyqtarët për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur ditët e fundit në vendin tonë. Por eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça thotë në një intervistë për Report TV, se përgjegjësia bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe se ministri Çuçi nuk ka pse të justifikojë policinë. Karamuça thotë se këto ngjarje nuk kanë lidhje me prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas tij këto kanë lidhje me një strategji jo të mirë menduar nga ana e Policisë së Shtetit, për mënyrën sesi duhet përballuar ky sezon veror i cili po vjen më shumë…

Read More

Vrasja e Myzerim Zeneliut në Velipojë i ka prekur të gjithë. Një djalë jetim që e kishte ditën e parë të punës, për t’i ardhur sadopak në ndihmë nënës së tij. Kushëriri i Myzerimit, Fejzi Zeneli rrëfeu për “Shqipëria live” se babai ka vdekur kur ai ishte i vogël, duke lënë dy djem jetim. “Kanë qenë të varfër. I ati e ka lënë shumë të vogël. Nëna e tij ka pasur vetëm rrogën, si rrobalarëse në spital, me të cilin mbante tre vetë. Ka pasur dhe një pension të vogël, 50 mijë lekë të vjetra”, tregoi kushëriri. Ndërsa tezja e…

Read More

Kryeministri Edi Rama njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se është hapur shërbimi i ri i laboratorit në maternitetin ‘Koço Glozheni’. Rama bën të ditur se është gati fillimi i super investimit për transformimin e urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit, me standardet më të mira për nënat dhe të porsalindurit. “Materniteti “Koço Gliozheni” – Hapet shërbimi i ri i laboratorit, pjesë e rrjetit ultramodern të laboratorëve të spitale publike, teksa është gati fillimi i super investimit për transformimin e urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit, me standardet më të mira për nënat dhe të…

Read More

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin tonë ditët e fundit. Postimi i plotë: Shteti tashme ka rene, Qeveria ka rene! Kryeministri duhet te dorehiqet! Krimet, vete gjyqesite, mos respektimi e zbatimi i rregullave me elementare ne mbrojtje te jeteve, me pasoja tragjike keto, etj, kane mare dimensione te pa imagjinueshme. Vdekje, plagosje, rrahje, demtime, djegje, tritol te prones personale, prerje duarsh etj per te zgjidhur konfliktet nga vete qytetaret. Pagesa nen dore, rryshfete kudo ne zyra e deri ne sistemin shendetesor…. Droge, kanabizim i Shqiperise,10-15 Euro per…

Read More

Shkodra i dha sot lamtumirën 20 vjeçarit, Musaen Zeneli, një prej katër personave qe humbi jetën gjatë konfliktit për plazhin mes dy bizneseve në Velipojë. Familjarët, nuk pranuan të komentojnë për ngjarjen dhe kërkuan privatësi në ceremonitë e fundit. Ndërkohë, historia e të riut që humbi jeten në ditën e tij të parë të punës ka ngjallur reagime të forta, ndikuar edhe nga vështirësitë ekonimike në të cilat ai ishte rritur dhe jetonte. Për tu ardhur në ndihmë, në Shkodër ka nisur një fushtatë që sot të gjitha fitimet e kamarierëve të shkojnë për familjen e 20 vjeçarit. Nismëtar është…

Read More

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Top Arena”. Gjatë intervistës me Antonelën, e cila tashmë është një ndër moderatoret e programit, ai zbuloi se e ka mashtruar Melisën në fillimet e lidhjes së tyre vetëm për ta bërë për vete. “Unë ça s’kam mashtruar. Një ndër mashtrimet e para që i kam thënë Melisës është që unë jam çun i mirë dhe nuk kam difekte. S’jam dhe aq, edhe unë kam difekte. Mashtrime të tjera i kam thënë që…nuk më vjen asgjë ndërmend tani me thënë të drejtën, siç duket e kemi kaluar atë fazën…

Read More

Zyra e Prokurorisë në Departamentin për të miturit i ka dhënë kujdestarinë e vajzës së mitur, nënës së 20-vjeçares Caroline, e cila u vra na bashkëshorti i saj. Departamenti duke pasur për qëllim mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijës ka vendosur të dërgojë dosjen në Prokurorinë e Volos, e cila do të monitorojë kujdesin ndaj saj. Në bazë të urdhrit, familja e pilotit do të mund të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, 10 herë në mëngjes me 2 në mesditë vetëm në Alonissos. Por të dyja palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit…

Read More

Historia më poshtë është ajo e një gruaje që e rrahu të dashurën e partnerit dhe më pas u largua tek e ëma. “Telefoni i partnerit ishte me kod. Por asnjëherë nuk kam menduar se përse i duhej kjo siguri, kur midis nesh nuk kishte sekrete. Ne të dy kemi dy vajza dhe vija duart në zjarr se burrat e të tjerave e tepronin, por jo i imi. Mund të them se ishte një aktor i mirë për disa vite derisa zbulova lidhjen jashtë martesore” Kështu e nis rrëfimin A. K, një 48 vjeçare që përfundoi në komisariatin numër tre…

Read More