Author: tirana

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Basha shkruan në “Twitter” se e keqja ka plasur kudo dhe se është pasojë e modelit që sundon vendin. “Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan kreu i PD.

Read More

Belgjikë-Portugali është një përballje që tifozët e presin me pa durim, një sfidë që premton shumë në letër, premton spektakël ofensiv për sa kohë në fushë zbresin sulmuesit më të mirë në qarkullim, lojtarë si Lukaku dhe C.Ronaldo, por dhe shumë fantazi pas krahëve të tyre, lojtarë si Kevin De Bryne, Bruno Fernadesh etj. Jo vetëm tifozët por dhe Roberto Mancini me stafin e tij do të jenë të përqendruar totalisht për të parë në aksion një nga rivalët e tyre të ardhshëm në fazën çerekfinale. Ashtu siç pritej, në konferencë për shtyp, trajneri Roberto Martinez ishte i detyruar ti…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur katër persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat nga përplasje mes tyre “kokë më kokë” janë shkatërruar pjesërisht. Si pasojë e përplasjes së automjeteve bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në repartin e kirurgjikut të spitalit rajonal të Elbasanit.

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thirrur në Vlorë në një mbledhje urgjente ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi dhe drejtues të Policisë së Shtetit për të përshpejtuar ndryshimet në Polici të cilat priteshin në fund të verës. Ky vendim vjen një ditë pas krimit të rëndë që trondit Velipojën me 4 të vrarë dhe dy të plagosur. Në një deklaratë për gazetarët kreu i qeverisë tha se tani është momenti. “Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtues të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur, por…

Read More

Rritja e sigurisë rrugore ishin në qendër të diskutimeve në aktivitetin e organizuar nga Projekti i binjakëzimit i BE-së “Forcimi i kapacitetit të Autoritetit Rrugor Shqiptar në aplikimin e praktikave të qeverisjes së mirë për planifikimin, menaxhimin, prokurimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e investimeve rrugore”. Ky event mblodhi bashkë aktorë të ndryshëm nga niveli politikbërës a deri tek ai akademik, shoqatat e ndërtuesve, si dhe ekspertë të të dy institucioneve shqiptare dhe polake në sektorin e menaxhimit rrugor për të ndarë njohuritë e tyre mbi zgjidhjet organizative, teknike dhe edukuese për Shqipërinë, si dhe për të shkëmbyer ide mi drejtimet e…

Read More

Alban Zeneli, drejtori i ‘Spitalit të Traumës’ ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e dy të plagosurve së ditës së sotme nga masakra e Velipojës. Ai ka thënë se dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli janë jashtë rrezikut për jetën por që kanë dëmtime. Ferracaku ka dëmtime në krah dhe është në gjendje më të lehtë. Ndërsa 17 vjeçari Elmilind Dyli ka dëmtime serioze në këmbë.

Read More

Një konflikt mes dy taksistëve në Sarandë ka degjeneuarr në përdorimin e mjeteve të mprehta. Mësohet se përplasja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari I. Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive. Hoxhës iu janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin 32-vjeçarin B.Lamçe. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori, Bilal Lamçe, i…

Read More

Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të diele Asamblenë e degës së Partisë Socialiste të Vlorës. Mbledhja që u zhvillua në teatrin “Petro Marko”, mësohet se ka pasur si temë përplasjet e fundit mes kryetarit të Bashkisë Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak. Ndërkohë mësohet se Rama ka deklaruar se ishte një takim i detyruar dhe se ka zgjedhur të jetë deputet i Durrësit, por se do të vazhdojë të jetë në Vlorë për të bërë dhe më shumë. “Ishte një takim i detyruar si rezultat i mbarimit të një beteje të rëndësishme që ne e fituam…

Read More

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në 19 maj e shpalli të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Blinken me anë të një postimi në Twitter u shpreh se, aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Pas shpalljes ‘non grata’, Berisha lajmëroi para mediave një betejë ligjore me Blinken dhe për këtë  ka zgjedhur avokatin e famshmëm francez,  Jean-yves le Borgne. Por ish-kryeministri duket se po tregohet tejet i kujdesshëm me lëvizjet dhe komunikimet e tij pas shpalljes “non-grata”. Si i apasionuar pas teknologjisë, fakt që nuk e ka mohuar…

Read More

Holanda vjen në fazën 1/8 në kushte perfekte, me një rrugëtim po të tillë në grupe, me 3 fitore në tre. “Tulipanët” zbresin në fushë me stofin e një ekipi favorit përballë Republikës Çeke, por e kaluara e afërt nuk i del në krahë kur bëhet fjalë për shifra dhe përballje direkte. Në 11 ndeshje ndërmjet tyre, Republika Çeke ka fituar 5, ka humbur tre dhe tre ndeshje kanë përfunduar në barazim ndërmjet tyre. Këto janë detaje që kanë pak rëndësi për Frank De Boer, fakt është që rivali i tij të imponon respekt për atë që kanë dhënë në…

Read More

Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka reaguar lidhur me “masakrën” e ndodhur në Velipojë, mbrëmjen e së shtunës ku mbetën të vdekur katër persona dhe dy të tjerë u plagosën, pas një sherri për shezlonget. “Asnjë motiv nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së tjetrit”, është shprehur Spahiu, duke shtuar se sot duhet më shumë se kurrë duhet maturi dhe dashur për njeriun. “Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit. Profeti (a.s.) ka thënë: “Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi…

Read More

Vijojnë kontrollet e shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kurbin janë evidentuar dhe goditur dhe 2 raste të tjera të tentativës për kultivim të kanabisit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në Milot, Kurbin. Në përfundim të veprimeve,…

Read More