Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Euro2020/ Belgjika dhe Portugalia premtojnë spektakël

14:54 / June 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GmBF9dHey5oJPwzzttAqa6 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Belgjikë-Portugali është një përballje që tifozët e presin me pa durim, një sfidë që premton shumë në letër, premton spektakël ofensiv për sa kohë në fushë zbresin sulmuesit më të mirë në qarkullim, lojtarë si Lukaku dhe C.Ronaldo, por dhe shumë fantazi pas krahëve të tyre, lojtarë si Kevin De Bryne, Bruno Fernadesh etj.

Jo vetëm tifozët por dhe Roberto Mancini me stafin e tij do të jenë të përqendruar totalisht për të parë në aksion një nga rivalët e tyre të ardhshëm në fazën çerekfinale.

Ashtu siç pritej, në konferencë për shtyp, trajneri Roberto Martinez ishte i detyruar ti përgjigjej shumë pyetjeve ngacmuese, diferenca ndërmjet Lukakut dhe Ronaldos etj, por për një gjë Martinez është i bindur plotësisht: “Për mua De Bruyne është playmaker më i mirë në botë, është një lojtarë special që luan me tru. Kur ai është në fushë, shokët e tij luajnë më mirë, nuk kam parë kurrë në jetën time një lojtari si ai”, theksoi Martinez.

Belgjika në sytë e të gjithëve shihet si favorit në këtë përballje, edhe nga kompanitë e baste, por trajneri Fernado Santos është i bindur se Belgjika ka pika të dobëta, i njeh mirë dhe do të përpiqen ti shfrytëzojnë:

“E vërteta është që kanë disa pika të dobëta dhe ne kemi mundësi për të shprehur veten. Ndeshja kundër Danimarkës e tregoi diçka të tillë. Ne e dimë që tani nuk ka më ndeshje të lehta, por çdo kundërshtar është i vështirë. Jemi duke folur për Belgjikën, të cilët konsiderohen si favoritë në këtë Europian. Por ne kemi besim dhe jam i bindur që mund t’i eliminojmë. Do të futemi në fushë me besim dhe me grintë për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion të rëndësishëm”, u shpreh Santos.

Belgjika dhe Portugalia janë përballur 11 herë ndërmjet tyre me një barazi totale, 3 fitore Belgjika, 3 Portugalia dhe 5 barazime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026

Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’!

22:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.