Ditën e sotme në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë është duke u mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste. Tashmë pritet edhe mbërritja e kryeministrit Edi Rama. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj mbledhjeje.
Author: tirana
Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë me katër të vdekur dhe dy të plagosur në Velipojë. Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të cilët dyshohen se ishin bashkë me vëllezërit Ferracaku. Ndërkohë janë rreth 20 persona të shoqëruar deri më tani si shtetas që mund të kenë dijeni të mëtejshme rreth konfliktit që çoi në përplasjen me armë mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj. Po ashtu mësohet se në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në 6 armë. Vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një…
Në momentin më të rëndësishëm në “Euro2020”, një ditë përpara sfidës kundër Spanjës, e vlefshme për fazën e 1/8, Kroacia humbet titullarin e padiskutueshëm, Ivan Perisic. Federata Kroate ka njoftuar se Perisic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të cilave iu nënshtrua i gjithë ekipi përfaqësues, sipas protokollit të UEFA-s. Perisic humbet në këtë mënyrë jo vetëm sfidën kundër Spanjës, edhe nëse arrin të kalojnë më tej, është e vështirë që lojtarin e Inter ta shohim sërish në fushë, pasi sipas protokollit sanitar është i detyruar të qëndrojë për 10 ditë në izolim. Të gjithë lojtarët e tjerë dhe…
Lihet në burg 22-vjeçari Igli Madani, drejtues i automjetit tip “Audi” që u përplas me automjetin “Toyota” në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën katër persona. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të riun, ndërkohë që në gjyq ai përfaqësohej nga avokati, pasi vijon të jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Aksidenti i rëndë ndodhi të premten në mëngjes, teksa humbën jetën prindërit dhe dy vajzat e mitura që ktheheshin në Shqipëri nga Greqia për pushime. Madani mësohet se ndodhe
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H. Po kështu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin J. P., 26 vjeç, menaxheri i një subjekti në Himarë, pasi nuk ka respektuar orarin e…
Teksa pritet shtatori për formacionin e ri qeveritar, socialistët nuk do të humbasin kohë as për të zëvendësuar Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit, i cili vetëm disa javë më parë i dha fund rrugëtimit në politikë. Numri 2 i Partisë Socialiste Taulant Balla tregon në Klan News se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare, aty ku pritet që kryeministri Rama të vendosë se kush do e drejtojë Kuvendin dhe për 4 vitet e ardhshme. “Këto janë vendimmarrje që do merren në kohën e duhur. Si praktikë, gjithmonë në Asamblenë Kombëtare të fund gushtit, kryetari i partisë i cili sipas…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Velipojë ku katër persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë zjarri për shezlongët. Postimi i Metës Përplasja me armë zjarri në Velipojë, me 4 viktima dhe 2 të plagosur, është një tjetër ngjarje tronditëse, që kërkon hetim të plotë të rrethanave dhe shkaqeve. Prej kohësh i kam bërë thirrje, në mënyrë të vazhduar, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit, që paraqet rrezik…
Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë pas mesnate në Velipojë, Xhovanit, 25 vjeç dhe Edmondit, 38 vjeç, ka folur për mediat pak orë pas ngjarjes së rëndë. Ai thotë se sherri ka ndodhur për shezlonët dhe se djali i madh me dokumente angleze kishte ardhur për të investuar në Velipojë. “Kjo qe ka ndodhur mos i ndodhtë me kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti por e di që për shezllone. Më kanë vrare tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë…
Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluar 27-vjeçaren nga Kosova A.B., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”. Në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari A.L., banues në Durrës pasi u kaap duke tentuar të grabisë një fugon i cili ishte parkuar në terminalin e Portit. Ndërsa nga hetimet paraprake rezultoi se më herët 23-vjeçari i ka grabitur K.Sh në lagjen nr.4 në Durrës një karrocë. Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë…
Myzerim Zeneli, 20-vjeçari që mbeti një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipoje, kishte dje ditën e parë të punës. Ai kishte nisur punë si kamarier në Hotel ‘Gocaj’ dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Zeneli ndodhej prezent kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ai vdiq, si pasojë e konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve. Ferracaku, pronari i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’.…
Përmes rrjetit të saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi bën të ditur se ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, ndërsa nënvizon edhe rëndësinë e vaksinimit për të fituar këtë betejë të vështirë. “Jam e kënaqur sot që mora dozën e dytë të vaksinës anti-COVID” shprehet Kushi dhe falënderon të gjithë personat e përfshirë në këtë fushatë vaksinimi masiv, veçanërisht mësuesit dhe pedagogët. Sipas saj, vaksinimi është mjeti më i mirë për ta fituar përfundimisht këtë betejë, për një verë plot diell dhe buzëqeshje, si dhe një vit të ri shkollor e akademik të…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas masakrës me 4 të vrarë në Velipojë. Basha shkruan në Tëitter, se Rama me postimin cinik pasa ngjarjes së rëndë, nuk e fsheh dot përgjegjësinë, por tregon se shteti ka rënë në gjunjë para krimit. Postimi i Lulzim Bashës: Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është ‘hëngshin kokat e tyre’, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e…