Author: tirana

Roberto Mancini këmbëngul se Italia e meritonte fitoren kundër Austrisë dhe duhej të kishte shënuar para se të shkonte në kohën shtesë, ndërsa këtë ndeshje e ka cilësuar si më të fortë sesa çerekfinalja. Azzurrëve i duhej koha shtesë për të arritur më të mirën ndaj Austrisë dhe humbën rekordin e tyre për portën e paprekur pas 11 ndeshjeve radhazi, por zëvendësuesit Federico Chiesa dhe Matteo Pessina bënë ndryshimin në një fitore 2-1. Italia gjithashtu vendosi një rekord të ri të të gjitha kohërave me 31 ndeshje pa humbje radhazi dhe do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes…

Read More

Dita e sotme do të jetë e përshtatshme për plazh. Edhe sot, temperaturat do të jenë të larta, deri në 36 gradë celsius. Sipas Meteoalb, këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Read More

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur pak pas mesnatës në Velipojë, ku 4 persona u vranë dhe u plagosën 2 të tjerë, një prej tyre minoren. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vend për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre. Në vend ka qenë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë të policisë, teksa specialistë të kriminalistikës kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Po kështu në vend ka qenë dhe një makinë e blinduar e policisë, ndërsa në ndihmë të Policisë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me pamje nga bregdeti i Velipojës, ku vetëm pak orë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të tërheqë vëmendjen për bregdetin e Velipojës pa përmendur aspak masakrën që ndodhi pas mesnate. “MIRËMËNGJES 😊 nga Velipoja e dashur😍”, shkruan Rama përbri fotos. Nuk kanë munguar dhjetëra komente që i kanë kujtuar kryeministrit se çfarë ka ndodhur duke e pyetur madje nëse e ka seriozisht me këtë postim. Pak minuta më pas kryeministri ka fshirë postimin për…

Read More

Biznesmeni Kujtim Ferracaku, 59 vjeç mbeti i vrarë gjatë konfliktit me armë pas mesnatës së kaluar në Velipojë. Ferracaku ishte pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë, teksa i plagosur ka mbetur dhe vëllai i tij Hasani. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçairt i cili u gjet i vrarë më 1 shtator 2018 në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës. Familja e tij kishte dhe biznese të tjera në Shkodër dhe Velipojë. Nga konflikti ka mbetur i plagosur dhe Hasan Ferracaku, vëllai i Kujtimit dhe xhaxhai i Arjanit, që sipas policisë së bashku me Elmilind Dylin, 17 vjeç,…

Read More

Një ngjarje e kobshme ka ndodhur sot pak pas mesnate në Pulaj, Plazh Velipojë, në Shkodër. Policia lokale njofton se si pasojë e një konflikti të çastit i cili ka degjeneruar në përdorimin e armëve, kanë mbetur të vrarë katër persona, mes tyre një 20 dhe një 25-vjeçar. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë, një 54 dhe një 17-vjeçar. Një tragjedi e madhe me katër viktima në një natë të diele. Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Velipojë/Shkodër Informacion paraprak Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në…

Read More

Në plazhin e Velipojës jane vrarë 4 persona dhe dhe 2 kanë  të plagosur pas një sherri të armatosur mes 2 familjeve pronarë te hoteleve pranë. Hotelet e tyre janë vetëm 50 metra nga njëri-tjetri.  Jane vrarë Kujtim Ferracaku, 2 anëtarë te familjes Gocaj dhe punonjësi i shezloneve. Palët dyshohet se u konfliktuan për shezlonetKujtim Ferracaku ështē babai i Arjan Ferracakut, vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018. I plagosur në ngjarjen e rëndë sonte ēshtë edhe i vëllai i Kujtim Ferracakut. Kujtim Ferracaku pronar i Hotel Fantazia, ngjarja 50 metra larg biznesit të tij.  Kujtim Ferracaku është pronar i Hotel Fantazia dhe ngjarja ka ndodhur…

Read More

Një ndeshje që i mbërtheu të gjithë mbas ekranit u luajt mbrëmjen e sotme midis Italisë dhe Austrisë, por asnjëri nga ekipet nuk mundën të shënojnë brenda kohës së rregullt. Për Italinë kjo është hera e tetë që ndodh diçka e tillë në një kampionat europian. Ky është edhe rekordi i ri, pasi diçka e tillë nuk i ka ndodhur asnjë kombëtareje tjetër. Italia e Mancinit ka 31 ndeshje radhazi pa u mposhtur edhe tashmë është në histori. Mançini renditet si trajneri më i mirë i historisë së Italisë me 74% të ndeshjeve të fituara, duke lënë pas emra si…

Read More

Dështimi për t’i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për negociatat nuk duhet të dekurajojë as Tiranën dhe as Brukselin. Këtë ka lënë të kuptohet në një intevistë për MCN zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero. Ajo thotë se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të çelin negociatat, por i shmanget pyetjes nëse ka ardhur koha që të dy vendet të ndahen në procesin e integrimit. E realizojmë këtë intervistë pasi Këshilli Europian nuk mori vendim për konferencën e parë për Tiranën dhe Shkupin. Si e cilësoni mungesën e një date për dy vendet? Këshilli nuk arriti një marrëveshje…

Read More