Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, e cila prej dy muajsh u zhvillua në vendin tonë është përmbyllur këtë të shtunë. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, e cila, shpërndau njoftimin e zyrave qendrore të Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Azinë. Në njoftim, Ambasada Amerikane, kujton se stërvitja ushtarake e NATO-s, nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike, nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë këtij operacioni, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara, Bob Hope, e cila është dhe më e madhja strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije…
Author: tirana
Pas takimit të Armandit me Linditën, Stela e nxiti që të zbulojë prapaskenat me të teksa diskutohej për respektin ndaj njëri-tjetrit. Lindita tregoi një debat që kanë pasur për shkak të akuzave të Armandit se ajo ka shkëmbyer puthje me Çimin. Pas kësaj, Armandi i bëri të ditur se ka ardhur në program që të gjejë një vajzë të virgjër, ndërsa ajo i ka thënë se nuk është e tillë pasi vjen nga një divorc. Olti: Nuk je tek preferencat e Linditës. Armando: Mes tyre ka pasur diçka dhe kjo do shihet. Kjo vihet re dhe tek nervozizmi i Oltit.…
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka përplasur një të moshuar në aksin rrugor Kukës-Uzinë. Ai po drejtonte automjetin e tij tip “Benz” kur përplasi 67-vjeçarin. I dëmtuari, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Kukës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Uzinë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. P., 67 vjeç, banues…
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka folur mbi rolin e ONM, e cila, kujdeset për monitorimin e procesit të Vetingut në vend. Vasili shkruan në statusin e tij, se roli i ONM është zbehur, e për këtë, ai fajëson mazhorancën qeverisëse. Sipas numrit 2 të LSI, ONM është refuzuar sistematikisht për sugjerimet që ka bërë. Postimi i plotë i Petrit Vasilit: Zbehja dhe anashkalimi sot e ne vazhdimesi i rolit te ONM nga rilindja jane paralajmeruar shume qarte, fort dhe zyrtarisht nga Ministria e Drejtesise, qe ne muajt shkurt- mars te vitit 2017. ONM…
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, Ministri i Turizmit Blendi Klosi, tha se BE po mban një politikë frenuese me vendet e tjera jo anëtare, pikërisht për të mbajtur turizmin brenda kufijve të saj. Ndër të tjera Klosi komentoi edhe situatën me shtetin Greqinë, si edhe politikat e saj frenuese për hapjen e kufirit, ndryshe nga sa ka ndodhur me vendin tonë. “Ka një gjë që duhet ta them e nuk dua ta fus në këto historitë shekullore të konflikteve, raporteve në raport, në fakt jo, është thjesht biznes. Ne presim të marrim disa mld euro nga…
Ushtritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë bashkë ditën e sotme për të pastruar Fierzën, Vermicën dhe mjedisin në doganën e përbashkët. Të pranishëm në këtë aksion me moton “Lundro dhe Pastro” ishine dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe dy ministrat e Kosovës, të Mbrojtjes dhe Industrisë. Gjatë këtij aksioni u mblodhën tonelata mbeturinash që kishin mbuluar vijën liqenore që ndodhet nën hijen masive të Pashtrikut dhe Sharrit. Klosi tha se ambientin e përbashkët duhet ta ruajmë dhe ta trajtojmë si një destinacion turistik që afron gjithë shqiptarinë. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Muhaj, u…
Një tragjedi ka ndodhur në Sardenja të Italisë. Një baba 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj nga mbytja, por humbi jetën vetë. Fernando Porcu hyri mes dallgësh kur pa se vajza dhe shoqet e saj ishin në vështirësi. Ai i nxori vajzat shëndoshë e mirë në breg, por vetë humbi jetën tragjikisht, pasi zemra e tij pësoi infarkt.
Edhe pse ka disa javë që “Për’puthen” ka mbyllur sezonin e dytë të saj, konkurrentët pjesëmarrës vijojnë që të tërheqin vëmendjen e të gjithëve me postimet që bëjnë në rrjetet sociale. Së fundmi, Aristela, e cila zgjodhi të dilte nga programi i dashurisë vetëm, as me Princin, as me Blerimin ka publikuar një video në Instastory. Aristela ndodhet në një makinë dhe në video shkruan: “Se ç[më ka hip një nur, do martohem këtë verë më duket”, shoqëruar me emoji që qeshin. Ndër të tjera, vihet re se Aristela ka ndërruar ngjyrën e flokëve duke u kthyer në brune.
Për disa vjet rrethi i miqve të dy vëllezërve Princ William e Princ Harry kishin parë prishjen graduale të marrëdhënies me tyre por shpresonin se në prill lajmi i vdekjes së gjyshit Princ Philip do të ofronte një fije shprese. Kështu pa u vënë shumë në dukje, tema e riparimit të marrëdhënies u bë elementi kryesor i bisedave, shkruan DailyMail. Por shpresat duket se u shuan shpejt, menjëherë sapo ata hynë brenda kështjellës pas shikimi të kamerave. Një prej miqve të tyre të përbashkët tregon për të përditshmen DailyMail: “Ata ishin në çdo moment në fytin e njëri-tjetrit. Zemërimi është…
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar që dje në qytetin e Vlorës, ku edhe ka inspektuar vetë nga afër punimet që po zhvillohen në zona të ndryshme. Vetë Rama ka ndarë foto nga “udhëtimet” e tij nëpër qytet, ku nuk kanë munguar as pozat e kapura nga fotografi i tij. POSTIMI I RAMËS: View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal) Ajo që bie në sy janë çorapet ngjyrë të kuqe që ka veshur kryeministri, të cilat i ka kombinuar me atletet e tij të preferuara, Adidas. Gjithashtu, në të gjithë inspektimet e tij ka munguar kryetari…
Sot është shënuar vdekja e tretë nga pandemia e koronavirusit për këtë muaj. Një 73-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa nga 3853 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 3 persona. Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohet vetëm një pacient. NJOFTIMI I PLOTË: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e…
Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike shqiptare, që ka bërë për vete edhe teleshikuesit e huaj. Moderatorja sportive tashmë është bërë shumë e njohur edhe jashtë kufijve shqiptarë, si në Turqi, Itali apo Greqi. Mediat e huaja i kanë dedikuar shpesh artikuj të veçantë, duke e vlerësuar moderatoren jo vetëm për bukurinë, por edhe shkathtësinë dhe elokuencën e saj. Së fundmi, moderatorja simpatike na tregoi se është ‘single’ nëpërmjet publikimit të një historie rrjetesh sociale. “Kam një shoqe beqare shumë të këndshme, por pa fat në dashuri. Ju lutem kërkojmë ndihmën tuaj duke qenë se jeni faqe me…