Shqipëria ka arritur në nivele rekord të importit të pijeve alkoolike. Këtë e konfirmon INSTAT që shprehet se ka një rritje me 12,5% nga viti normal i 2019, ndërsa gjatë pandemisë tregtia e tyre në vend ishte shumë më e ulët. Ndërkohë, shqiptarët duket se kanë ulur konsumin e duhanit në krahasim me 2020-ën dhe kanë rritur atë të kafesë. Edhe doktoresha toksikologe, Irena Ceko e konfirmon këtë trend duke thënë se rastet në urgjencë me intoksikacion alkooli janë shtuar. Rritja e tregtisë së alkoolit vjen si shkak i lirimit të masave kufizuese, por edhe aktiviteteve të ndryshme sportive apo…
Author: tirana
Pas aksidentit tragjik, që u regjistrua mëngjesin e të premtes në aksin rrugor Vlorë-Fier, Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në akset problematike të vendit. Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 66 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2.668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor. Policia lajmëron më tej, se gjatë ditës së sotme, në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, makina të pauniformuara, kamera e aparate fotografike. Gjithashtu, uniformat blu apelojnë shoferët që të udhëtojnë me kujdes dhe në…
Manushaqe Shehu, është gruaja e parë që bëhet Gjeneral Majore në historinë 109 vjeçare të Forcave të Armatosura, thotë se ia dedikon suksesin, mbështetjes së familjes por edhe vartësve dhe eprorëve të saj. Karriera e saj në Forcat e Armatosura ka nisur para tre dekadash. Sot ka hapur një epokë ka shkrirë kufijtë dhe ka bërë çdo vajzë dhe grua me uniformë të ëndërrojë majën e karrierës, thotë se gjithçka mund të arrihet me pune dhe pasion. Dëshira e saj është që katër gra me gradën kolonele të ndjekin rrugën e saj të mbushur me pasion dhe përkushtim. Nënë e…
Prej ditësh vendi ynë ndodhet nën “pushtetit” e të nxehtit afrikan. Më në fund pritet që ditën në vijim temperaturat të ulen, teksa një rënie është vënë re që sot. Sinoptikania Lajda Porja tha për “Neës24” se kjo ulje do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme, duke shtuar se për shkak të lagështisë në ajër ndihet edhe i nxehti. Porja tha se deri më 6-7 korrik do të kemi një mot të qëndrueshëm, ndërsa nuk përjashtoi shifrat lokal në zonat veriore dhe verilindore apo dhe breshëri. Sinoptikania nënvizoi faktin se me forcimin e erës rritet edhe rreziku për favorizimin…
Valon Berisha, futbollisti i njohur i përfaqësueses së Kosovës, i cili momentalisht po vazhdon karrierën në Francë te “Reims”, para disa javësh bëri një deklaratë që u bë virale menjëherë. Ai shprehu publikisht pëlqimin për Kidën. I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Valoni u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe do ta “çonte” edhe në shtëpi dhe ai përmendi emrin e Kidës, duke u lakuar goxha në rrjet. Dyshja së fundmi u vendos sërish në qendër të vëmendjes pas disa komenteve të shkëmbyera në rrjetet sociale. Sakaq, futbollisti publikoi në Instastory një video me këngën…
Duke nisur nga dita e sotme, datë (26.06.2021) Zvicra ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë për atje. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Aeroporti i Rinasit, e cila thekson, se qytetarëve për të udhëtuar në Zvicër, i nevojitet vetëm bileta pasaporta dhe maska. Gjithashtu theksohet, se vendet që deri më tani nuk kërkojnë vërtetim testi dhe vaksine për qytetarët shqiptarë, janë Austria, Holanda, Belgjika dhe Zvicra. Njoftimi: Zvicra Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Vendet që nuk kërkojnë…
Ndonjëherë planetët mund të jenë përsëritës, të kalkuluar, të parashikueshëm, saktësisht si Neptuni, i cili, prej disa vitesh tashmë, çdo qershor fillon udhëtimin e tij retrogradë dhe kalon pastaj gjithë gjashtëmujorin e dytë të vitit duke ecur indietro. Dhe ndërkohë çfarë do të ndodhë? Kur Neptuni nuk funksionon, gjithçka bëhet më kaotike, më pak e qartë. Gjithçka duhet parë nga një këndvështrim tjetër dhe fantazia (edhe ajo me synime krijuese) rrezikon të shndërrohet në kaos. Gjithashtu sepse në qiell tashmë janë Saturni, Jupiteri dhe Plutoni (Mërkuri tashmë ka rinisur nga e para) që janë retrogradë, për këtë arsye, yjet paraqesin…
Në datat 29 dhe 30 qershor qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për vaksinimin e grupmoshës mbi 18 vjeç, ndërsa aplikimi do të bëhet përmes sistemit E-albania. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi se pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk jemi imunë ndaj COVID! “Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që datat 29 dhe 30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç”, tha Manastirliu. Më herët, Drejtuesi i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të…
Dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 Korrik. Lajmi është konfirmuar nga pika doganore, ndërsa bëjnë me dije se shkak është bërë situata jo e mirë e pandemisë së koronavirusit në shtetin fqinjë. “Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Sipas autoriteteve greke, lejohet kalimi për 400 persona në ditë, bëhet fjalë vetëm për punëtorët sezonale me leje pune nga autoritetet greke, dhe për asnjë shtetas si europian ashtu edhe shqipetar. Mjetet…
Ata bëjnë pjesë në rrethin e besimit. Madje janë aq afër, sa mund ta quani vëlla, mik, mikeshë, siç i ndodhi një çifti në Tiranë që bënin be për një 51-vjeçar derisa zbuluan se në të vërtetë ishin të mashtruar. Forma më klasike e mashtrimit sipas dosjeve që Gazeta “Si” po zbardh është ajo e marrjes së një borxhi, për shkaqe urgjence, problemi, zgjidhjeje të atypëratyshme të hallit. Më tej një mashtrues, që e sigurt është se ka fituar besimin, ka forma nga më të ndërlikuarat për të përvetësuar të ardhura, pasuri dhe një marrëdhënie. “Më jep borxh, e kam…
Ledjana dhe Mevlani kanë javë që nuk flasin e s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin dhe pse shumë mendonin se ata do të dilnin çift nga “Për’puthen”. Një pjesë e mirë e publikut donte t’i besonte “dashurisë” së tyre, që madje momentin kulminant e kishte kur Mevlani i dedikoi Ledjanës një këngë. Mirëpo, pas ndarjes konkurrentja hodhi një hije dyshimi se Mevlani mund ta kishte vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Në InstaStory, ajo publikoi një pjesë nga kënga “Ledjana” ku në fakt vihej re se nuk e këndonte Mevlani. “Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos…
Duke nisur nga 9 korriku, Aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet e para. Kjo gjë është konfirmuar nga kompania e fluturimeve zvicerane “Helvetic Airëays”, e cila ka nxjerrë në shitje biletat, nga Aeroporti i Zyrihut, për në atë të Kukësit, e njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”. Nga krahu tjetër, flurimet e para nga Aeroporti i Kukësit në drejtim të atij të Zyrhiut, do të bëhet për herë të parë më datë 14 korrik. Sakaq, vlen të përmendet se Aeroporti “Zayed” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit. Kryeministri Edi Rama u bashkua në…