Të gjithë personat mbi 18-vjeç që kanë dëshirë të marrin vaksinën kundër koronavirusit, do të kenë mundësi të bëjnë këtë në datat 29 dhe 30 qershor. Lajmi u bë i ditur sot nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Vlen që në grup-moshat e ndryshme të popullatës, të kemi një mbulim të mirë të vaksinimit për të shmangur shpërthimet pandemike. Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që datat 29 dh e30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç”, tha Ministrja.
Author: tirana
Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi të premten pamje të avionëve me kapacitete bërthamore “Tu-22M3” teksa fluturonin mbi detin Mesdhe në kuadër të një stërvitjeje. Avionët bombardues shoqëroheshin nga avionë të tjerë luftarakë, bëri të ditur ministria në një deklaratë. Sipas njoftimit, fluturimi ishte pjesë e një stërvitjeje të përbashkët detare dhe ajrore në lindje të Mesdheut, ku Moska vepron në një bazë ajrore në bregun sirian. Baza Hmeymin u ndërtua në vitin 2015, kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në konfliktin sirian. Po të premten, Moska zyrtare paralajmëroi Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që të mos luajnë me zjarrin duke dërguar anije…
Dy të rinj të moshave 29-vjeç kanë dhunuar babain dhe hallën. Denoncimi për rastet që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën është bërë një në Komisariatin nr.1 dhe atë nr.2. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. G., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L.R., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij”, njofton policia. Po ashtu një 44-vjeçar është arrestuar se ka dhunuar vajzën…
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka vjedhur një motor në rrugën “Nikoll Kaçorri”. Policia njofton se autori për të arritur qëllimin që ishte vjedhja e motorit ka përdorur një fëmijë të mitur, 13-vjeç. Pasi e ka vjedhur mjetin ai e ka fshehur atë përkohësisht në banesën e një 30-vjeçari, i fundit ky që është proceduar penalisht. “B. H., 35 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Nikoll Kaçorri”, duke përdorur shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit P. Ll dhe më pas e ka fshehur përkohësisht në banesën…
Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme ecurinë e punimeve në sheshin e Flamurit që po ndryshon pamjen e derisotme të qendrës dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë. Projekti që ka nisur dhe po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli. Projekti i sheshit dhe parkut, shpjeguan zbatuesit e punimeve, është konceptuar me të paktën 16 lloje të ndryshme palmash, ku mbi 80% shtohen të reja. “Do të punohet me nivele të ndryshme, për të krijuar një…
Ambasada e SHBA në Shqipëri përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetje për KLP-në, në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët. Postimi i Ambasadës: Ambasada Amerikane mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standarteve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021. Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standartet etike ndërkombëtare për prokurorët. Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë…
Ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede së fundmi thekson se dy njerëzit kryesorë për kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e vitit 2016, janë trajneri De Biazi dhe presidenti i Federatës, Armand Duka. Në emisionin Arnautistan, Dede shprehet se tekniku italian bashkoi grupin e lojtarëve, ndërsa Duka fitoi gjyqin ndaj Serbisë që ishte vendimtar. “Dy njerëzit kryesorë që Shqipëria shkoi në Europian, ishin trajneri Gianni De Biasi dhe presidenti i FSHF Armand Duka. De Biasi bashkoi grupin, ndërsa Duka fitoi gjyqin, atë ndaj Serbisë. Bëmë mirë në Europian, ndonëse unë mendoj se mund të bënim më mirë. Futbolli ndonjëherë do edhe fat.…
Pamje që prekin zemrat! Ka nisur ceremonia mortore për 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident në autostradën Levan-Vlorë. Mes dhimbjes e lotësh, e ëma e Silvana Gushit ka përcjellë sot për në banesën e fundit të bijën dhe dy mbesat, Evën dhe Anastasian. Pamjet trishtuese tregojnë të ëmën e SIlnvanës të veshur me të zeza, e cila duket se nuk mund të qëndrojë dot në këmbë nga dhimbja, ndërsa thërret me të madhe ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’! Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy…
Kina është e gatshme që të forcojë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me Serbinë në të gjitha fushat. Gatishmëria është shprehur gjatë një bisede telefonike, që presidenti kinez, Xi Jinping ka zhvilluar me atë serb, Aleksandër Vuçiç. Presidenti thotë se të dyja vendet po përballen me sfida, por edhe me mundësi të shumta thellimi bashkëpunimi dhe duhet të shohin nga e ardhmja që t’i ndërtojnë këto marrëdhënie në një perspektivë strategjike dhe afatgjatë. Duke vënë në dukje se populli serb i kushton një rëndësi të madhe miqësisë me Kinën, Xi tha se miqësia e forcuar “me hekur” Kinë-Serbi është më e vlefshmja…
Pfizer/BioNTech dhe Moderna, sipas rregullatorit amerikan për ilaçe shkaktojnë inflamacion të lehtë në zemër. Rregullatori i ilaçe ka paralajëmruar mjekët, duke i vënë në dijeni se ka pasur raportime për reaksione, të cilat sugjerojnë për rritje të rrezikut për inflamacion të muskulit apo qeskës së zemrës, dhe se këto simptoma janë vërejtur më shumë te burrat e rinj. Deri më 11 qershor, më shumë se 1,200 raste janë raportuar me reaksione të tilla në Shtetet e Bashkuara, nga mbi 300 milionë doza të vaksinave që janë dhënë ka thënë Administrata për Ushqim dhe Ilaçe. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e…
Shtatë zyrtarë të Partisë Demokratike në Librazhd dhe Prrenjas janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Elbasanit, për incidentin e ndodhur dy vite më parë në këtë qark. Drejtuesit lokalë të PD organizuan një protestë dhe i bllokuan rrugën eskortës së Ramës. Partia Demokratike nuk i njohu dhe as nuk mori pjesë në zgjedhjet e viti 2019, duke mos drejtuar asnjë bashki të vendit. Në disa qytete të vendit u regjistruan dhe incidente, si ai në Librazhd. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje dhe ka marrë të pandehur 7 persona: 1- Bujar Vreto, kryetar i PD Librazhd;…
Nga Lutfi Dervishi Cila është koha që fiton nga Tirana në Durrës nëse nuk e nget makinën me 90 km/orë, por me 150 km/orë? Jo më shumë se 10 minuta. Në kërkim të kësaj kohe që nuk i duhet kërkujt me përjashtim të dreqit, rrezikon jetën tënde dhe të tjerëve. Sa herë ju ka ndodhur që duke ecur me 90km/orë në këtë segment ndjeni nga pas drita që lëshohen si rrufe nga gangot që nxitojnë sepse 1 apo 2 km më tej duhet të dalin nga rruga dhe të pijnë një kafe?! Ka policia ndonjë listë të këtyre gangove?Kur ndodhin…