Author: tirana

Iva Aliko, e cila sëfundmi është shpallur kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ ku foli për pasionin e saj të fitnesit. Iva tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin sensual që kishte veshur, i cili i tregonte edhe format e saja të tonifikuara. E pyetur nga Arian Çani se si është tashmë jeta e saj seksuale, pas këtij ndryshimi në fizik, Iva u shpreh se ajo tani i është përkushtuar plotësisht pasionit të saj dhe nuk është marrë me asnjë gjë tjetër, por sipas…

Read More

Të sëmurët me kancer çdo vit janë në rritje. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë një vitit identifikohen rreth 7 mijë persona me sëmundje tumorale, ndërsa 3 589 persona gjatë 2020 kanë vdekur. Mjekja onkologe Alketa Pere tregon se një pjesë e rasteve janë kapur në stad më të avancuara për shkak të pandemisë. “Sëmundja onkologjike zë vendin e dytë pas sëmundjes kardiake. Vetëm nga observimet që shikojmë ne gjatë viteve gjithmonë kemi një rritje të numrit të rasteve, pra nuk ulen”, është shprehur mjekja onkologe Alketa Pere. Sëmundjet tumorale më të përhapura janë ato të aparatit…

Read More

Ndryshimi i klimës po reflekton qartë në këtë pjesë të Tokës, e cila është jashtëzakonisht e ftohtë dhe gjatë vitit është e mbuluar me borë. Ne të gjithë e dimë se Rusia, veçanërisht pjesa veriore nga Shën Petersburg në Moskë dhe në Siberi është një nga rajonet më të ftohta në Tokë. Por prisni, mund të mos jetë kështu tani. Megjithatë, këtë vit dy satelitë të Bashkimit Europian regjistruan një temperaturë përvëluese 48 gradë Celsius në tokë në Arktik Siberi në mes të një vale të nxehtësisë në pjesën më të madhe të Siberisë. Regjistrimi nga sateliti Copernicus Sentinal-3A dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama publikon pamjet e punimeve në nga Bypassi i Vlorës, dhe thotë se në mesin e muajit korrik ai do të hapet. “Mirëmengjes, dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme. Ky segment rrugor është cilësuar si jetik dhe i domosdoshëm për jugun e vendit, për të shmangur radhët e gjata të trafikut që bëhen kryesisht gjatë sezonin të verës.

Read More

Historiania Elena Kocaqi u shpreh se pellazgët quheshin popull hyjnor sipas konceptit epik. Ekzistenca e fiseve pellazge është përmendur që në kohën e Homerit, tha Kocaqi. Gjatë fjalës së saj ajo deklaroi se pellazgët quheshin Toskë dhe shtriheshin në Epir që sot përkon me Shqipërinë e Jugut dhe sipas saj kjo është shumë e rëndësishme dhe me të mund të tallen vetëm ata që nuk kanë informacion. “Pellazgët quheshin Toskë, shtriheshin në Epir, Shqipëria jugut sot, ata mbajnë ende emrin Toskë, populli i Zotit dhe ne ruajmë ende atë emërtim. Nëse kjo nuk do ishte e vërtetë si mund ta ruash ende dhe sot pas…

Read More

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Maja e cila ka kënduar në studio këngët e saj që janë kthyer hite dhe ka treguar historitë që fshihen pas tyre. Në studio është përmendur dhe humbja e vëllait të saj, ku për të cilin ka bërë dhe një këngë. Ajo shprehet se e ka bërë atë këngë vetëm 6 muaj pas vdekjes së tij, por tani ajo nuk e shikon dhe nuk e dëgjon më kurrë këtë këngë. Gjatë rrëfimit Maja përlotet dhe shprehet mjaft e prekur për humbjen e tij. Rudina Magjistari: Ti…

Read More

Ish-oficeri i policisë Derek Chauvin që i mori jetën afro-amerikanit George Floyd ndërsa përpiqej ta neutralizonte është dënuar sot me 22 vite e gjysmë burg. Gjykatësi Peter Cahill u shpreh në sallën e gjyqit që gjykimi u bazua në ligj dhe jo në “emocione apo simpati”, por shtoi se ndjen dhimbje të madhe për familjet e përfshira, sidomos atë të Floyd-it. “Kjo ka qenë një ngjarje e dhimbshme në të gjithë qarkun Hennepin, në të gjithë shtetin e Minesotës dhe në të gjithë vendin. Por më e rëndësishmja duhet të njohim dhimbjen e familjes Floyd.” Kujtojmë se George Perry Floyd…

Read More

Një zonjë nga Fieri është mashtruar nga një person i huaj në Facebook. Një mesazh, e bënte atë fituese të plot 100 mijë Eurove. “Na dhanë një numër kontakti në WhatsApp. Unë kam komunikuar me zonjën. Kemi shkëmbyer mesazhe ku më ka thënë që duhet të paguaj një shumë prej 2 mijë Eurosh ku unë duhet të bëja dokumentet përkatëse që të fitoja këtë shumë”, tha zonja. Por, që të merrte certifikatën e çmimit, duhej të dërgonte para herë pas here me anë të transfertave. Personi, që sipas prefiksit dhe adresës së transfertave është një shtetas nigerian, i dërgonte disa emra…

Read More

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, u shpreh se Bashkimi Evropian (BE) mbase nuk do ta miratojë kurrë përdorimin e vaksinës së Rusisë, Sputnik-V, kundër koronavirusit. “Sputnik, ende nuk ka arritur të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe mbase nuk do të ndodhë kurrë”, tha Draghi. Kryeministri Italian hodhi dyshime edhe për vaksinën e Kinës, Sinovac, kundër koronavirusit. “Vaksina kineze ka treguar se është e pamjaftueshme, shikoni përvojën në Kili”, shtoi udhëheqësi Italian, transmeton AFP. Kili e ka mbështetur shumë procesin e imunizimit te vaksina kineze, mirëpo autoritetet atje kanë thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që të shtojnë…

Read More

Dy shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur me 500 mijë paund rrënjë kanabis. Ervis Roci dhe Edi Kotorri u kapën nga policia, ndërsa po kryenin operacion në tarracën e një shtëpie në Bradford muajin e kaluar. Roçi u gjet në dhomën e ndenjës, ndërsa Kotorri ishte fshehur në oxhakun e ndërtesës. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 350 bimë kanabisi vlera e së cilës nëse do të shitej në treg, kapte vlerën e 500 mijë paund. Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe u dënuan me 20 muaj burg secili.

Read More