Author: tirana

Listës së vendeve që ka hequr kufizimet për udhëtarët shqiptarë i është bashkuar edhe Belgjika. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska për të kaluar drejt Belgjikës. Tirana International Airport, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, njofton se tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtij shteti pas test dhe pa vaksinë për Covid-19. Njoftimi i plotë: Belgjika Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen. Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport.

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike të vendit duke filluar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 2019. Ngjela u pyet nëse kishte mundësi që Komisioni i Venecias të merrte vendim për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 2019. Në përgjigjen e tij, ai tha se diçka e tillë nuk ishte e mundur pasi sipas tij, Venecia nuk e ka një tagër të tillë dhe për më tepër nuk ekziston fakti i mbështetur në një ligj ku të tregohet se zgjedhjet kanë qenë të paligjshme apo antikushtetuese. “Nëse Komisioni i Venecias drejtohet nga katundarë shqiptarë nuk e…

Read More

Dhjetëra qytetarë kanë bllokuar për disa minuta rrugën para godinës së Ministrisë së Brendshme në shenjë proteste pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, ku u shua një familje me 4 anëtarë. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një çift bashkë me dy fëmijët e tyre në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit ndezën qirinj para ministrisë së Brendshme. Sipas tyre kjo pasi është ky institucion që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve. “Një njeri që udhëton me 150-200 km/h në orë në një rrugë, sado që të jetë limiti i saj, mendoj se është vrasës potencial.…

Read More

Mjekët dhe punonjësit shëndetësorë, të cilët nuk janë vaksinuar do të pezullohen me ligj. Vendimi drastik vjen nga Italia. “Ne kemi dhënë indikacione për të gjitha urdhrat territoriale që, në prani të një vlerësimi nga ASL të punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar dhe mjekëve, të lënë profesionin e mjekut dhe veprimtarinë e tyre derisa të kenë kryer vaksinimin anti-Covid”, u shpreh presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë, Filippo Anelli. Të dhënat nga Instituti i Lartë i Shëndetit, deri në 9 qershor, janë siguruar nga Shoqata Italiane e Pediatrisë, sipas së cilës “është e nevojshme një ndërhyrje globale e vaksinimit, në…

Read More

Stela dhe Çimi janë deklaruar tashmë për njëri-tjetrin në “Për’puthen +40”. Sot u transmetua takimi i tyre në portin e Durrësit. Çimi kishte rezervuar një varkë në port, bashkë me darkën dhe buqetën me lule për Stelën, e cila u surprrizua. Stela: Zemra ime është për ty. Po ti?Çimi: Zemra ime ka vite që rri vetëm, është për tyÇimi:Si ka mundësi që koha është e vranëtStela: Ndoshta jam unë dielli Stela: Si të erdhi që u deklarova unë e para?Çimi:Dhe unë isha deklaruar me kohë. Ti e kishe të vështirë ta pranojeStela: Pse të duket sikur e kisha unë, ti…

Read More

Fundjavat zakonisht i kushtohen vetes, njerëzve tanë, argëtimit dhe shëtitjeve. Nëse nuk punojmë, mund të organizojmë një shëtitje, një ekskursion ose një aktivitet që na pëlqen dhe nuk arrijmë ta shijojmë gjatë javës. Përsëri, ne mund të preferojmë relaksimin në shtëpi dhe introspektivën. A e dini se ajo që ju pëlqen të bëni gjatë fundjavës mund të përcaktohet nga shenja juaj e Horoskopit? Lexoni më poshtë se cilat shenja të Horoskopit preferojnë gjithmonë të jenë të mbyllura në lëvozhgën e tyre dy ditët e fundit të javës. Gaforrja Gaforret dihet që e duan familjen dhe shfrytëzojnë në maksimum çdo minutë…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi pas aksidentit të rëndë të shënuar në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje. Për Spiropalin, kjo është vrasje dhe për autorët, kërkon ndëshkim maksimal. “Ngjarja e rëndë në aksin Fier-Vlorë është VRASJE, dhe meriton ndëshkim maksimal. Hetim dhe drejtësi deri në fund, për të gjitha rastet. Asnjë tolerim për çdo shkelje rrugore, sidomos për çdo tejkalim shpejtësie. Mbi gjithçka, ndërgjegjësim, në familje, në shkollë, kudo. Jeta s’ka çmim! Jeta është e shenjtë! Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe”, shkruan Spiropali.

Read More

Gjatë vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të parave ka konstatuar rreth 400 raste të pastrimit të parave në Shqipëri. 41 praktika të konstatuara të pastrimit të parave janë referuar në prokurori, përfshirë edhe SPAK-ut, 227 raste janë referuar për ndjekje të mëtejshme në polici, 83 informacione për pastrim parash i janë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror dhe 43 raste janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Të dhënat reflektohen në raportin për veprimtarinë vjetore të institucionit për parandalimin e pastrimit të parave, në varësi të Ministrisë së Financave. Në zbatim të ligjit, DPPP, gjatë vitit 2020,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Vlorë, ndërsa sot ka zhvilluar disa takime. Rama u takua  me rektorët në Universitetin “Ismail Qemali”, që u zhvillua me dyer të mbyllura. Pasdite, kryeministri bëri një vëzhgim të punimeve në zonën e Skelës e ajo ç’ka bie në sy është sërish mungesa e kryetarit të bashkisë Dritan Leli. Kryeministri u pa i shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri. “Krisjet” në marrëdhënien e Ramës dhe Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për të kandiduar si…

Read More

“Matjanët janë njohur për trimëri, guxim dhe besnikëri,” – thoshte rilindasi Sami Frashëri për një nga zonat që ka nxjerrë personalitete të mëdha të historisë së Shqipërisë. Pikërisht kjo zonë është vizituar në serinë e radhës nga “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji. Mati është njohur për historitë e lavdishme të luftërave të Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe faktit se atje pati lindur gjithashtu i ati, Gjon Kastrioti, i cili në fund-vitet 1300 e kishte kthyer këtë krahinë në një zonë tejet të zhvilluar kryesisht për tregtinë. Përveç kësaj, disa shekuj më vonë në Mat lindi Ahmet Zogu, i cili në…

Read More

Mbështetja që Serbia i bëri kandidaturës së Shqipërisë për në Këshillin e Sigurimit në OKB është bërë shkas që në Beograd të ketë jo vetëm përplasje politike por edhe fizike në mes të Presidencës. Të paktën kështu raportojnë mediat serbe të cilat shkruajnë se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është përplasur fizikisht me liderin e opozitës Vuk Jeremiç. Mediat kanë publikuar një foto nga konflikti, ku shihet se presidenti ka përveshur mëngët dhe është gati të sulmojë liderin e opozitës, konflikt që ka ndodhur në presidencë. Jeremiç pati deklaruar më parë se Tirana zyrtare do e përdorte votën e saj në…

Read More

Një tjetër aksident tragjik është shënuar pak më parë në Tiranë. Një automjet ka përplasur një burrë, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Qytetari, shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa makina ka përfunduar anës Lanës. Ndërkohë ambulanca ka mbërritur në vendngjarje. Qytetari i plagosur është transportuar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Read More