Valon Berisha, futbollisti i njohur i përfaqësueses së Kosovës, i cili momentalisht po vazhdon karrierën në Francë te “Reims”, para disa javësh bëri një deklaratë që u bë virale menjëherë. Ai shprehu publikisht pëlqimin për Kidën. I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Valoni u pyet se cilën nga këngëtaret shqiptare pëlqen dhe do ta “çonte” edhe në shtëpi dhe ai përmendi emrin e Kidës, duke u lakuar goxha në rrjet.
Dyshja së fundmi u vendos sërish në qendër të vëmendjes pas disa komenteve të shkëmbyera në rrjetet sociale. Sakaq, futbollisti publikoi në Instastory një video me këngën e fundit të Kidës, duke shkruar “Çfarë zëri”. Videoja e tij u rishpërnda nga këngëtarja që e shoqëroi me një emoji falenderimi dhe zemre. Kaq mjaftoi që shumë media të shkruanin se ata mund të jenë në lidhje. Por, e vërteta duket ndryshe. “Prive” raportoi mbrëmjen e djeshme se mes tyre nuk ka asnjë romancë. Ata janë thjesht shokë prej kohësh dhe mbështetja në rrjetet sociale rrjedh prej kësaj dhe jo prej ndonjë lidhjeje.

