Author: tirana

Indeksi i lartë i Masës Trupore (BMI) gjatë adoleshencës është një faktor i rëndësishëm rreziku për diabetin tip 2, sulmin e parakohshëm të zemrës dhe shëndetin përgjithësisht më të keq për të rriturit e rinj, pavarësisht BMI-së së tyre në moshë të rritur, sipas studimit të botuar në Journal of the American College of Cardiology . Indeksi i Masës Trupore llogaritet bazuar në peshën dhe lartësinë dhe sipas rezultatit të të dyve ndahet në kategoritë e mëposhtme: personat me më pak se 18.5 kg/m2 konsiderohen nënpeshë, ata me 18.5 deri 24.9 konsiderohen peshë normale, ata me 25 deri në 29.9…

Read More

Një dokument i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ( OBSH ) parashikon që vaksinat vjetore do të kërkohen në grupe risku për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Sipas Reuters, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike, të cilët i përkasin të ashtuquajturave grupe të cenueshme, mund të kenë nevojë të përsërisin dozën e vaksinës së koronavirusit një herë në vit. Në të njëjtën kohë, vihet re se bazuar në të dhënat e deritanishme, popullata e përgjithshme mund ta konsiderojë të nevojshme përsëritjen e vaksinës një herë në dy vjet. Raporti i OBSH-së për vaksinat Ky vlerësim përfshihet në një raport që…

Read More

Zv.kryeministri Erion Braçe ka treguar me krenari ecurinë e sezonit të shalqirit në vendin tonë, kryesisht në zonën e Lushnjës dhe gjithë Myzeqesë. Deputeti i qarkut të Fierit ka bërë me dije se janë eksportuar plot 11.000 kilogramë shalqi, me 20-22 lekë/kg. “Puna e bujqësisë nuk është vetëm punë krahu, por edhe punë agronomi”, shkruan Braçe në facebook. Ai sqaron dhe qytetarët dhe çështjen e çmimit, duke thënë se ka qenë në terren duke monitoruar çmimet në eksport të 50 eksportuesve më të mëdhenj, përmes faturave në dogana.

Read More

Një konflikt fizik me motive pronësie ka përfshirë këtë të enjte Seit Rondon, drejtorin e agjensisë së sherbimeve publike në Gjirokastër. Mësohet se Rondo është përplasur me shtetasin Kujtim Basha, me këtët të fundit që e ka goditur drejtorin me lopatë në kokë. Rondo ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Omer Nishani, ndërsa Basha është shoqeruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.

Read More

Edhe pse rrjetet sociale tashmë luajnë një rol kyç përsa i përket komunikimit mes njerëzve, telefonat celularë mbeten të pa zëvendësueshëm. Shpesh ose rrallë, secilit prej nesh i rastis të ketë një bisedë relativisht të gjatë në telefon. Nga sot duhet t’i vini një kufi kohës të cilën e shpenzoni për një bisedë telefonike, pasi kjo mund të ketë pasoja fatale për ju. Pas gjysmë ore bisedë në telefon, ka premisa t’ju fillojë dhimbja e kokës. Ky konkluzioni është arritur, pas një vendimi të fundit të dhënë nga Gjykata e Apelit në Brescia të Italisë, ku një kompani private u…

Read More

OKB-ja llogarit, që deri në 80 përqind e nigerianeve, që vijnë me anije refugjatësh në Europë detyrohen të prostituojnë. Bëhet fjalë për mijëra vajza të reja. Njëra prej tyre që foli për Deutsche Welle-n është Juliet. Meqënëse ajo nuk dëshironte të identifikohej, emri është ndryshuar për këtë artikull. Ajo tregon se ka ardhur në Itali katër vjet më parë me një varkë refugjatësh dhe ra në kthetrat e mafias nigeriane: „Ata i rrahin vajzat dhe i pyesin a je e gatshme të dalësh të mbledhësh para? Nëse një nga vajzat thotë “jo, nuk jam më në gjendje, nuk mundem më”,…

Read More

Euro 2020 nis këtë fundjavë fazën me eliminim direkt të turneut, me përcaktimin e 8 çifteve të kësaj faze dhe rrugëtimin drejt trofeut në finalen e Londrës. Për ekspertët e statistikave, mes 16 ekipeve në garë janë dy që kanë më shumë shanse për të fituar turneun. “TheAnalyst.com”, një faqe interneti e ekspertëve të statistikave të cilët bashkëpunojnë me të famshme OPTA për të dhënat e ndeshjeve të futbollit, kanë ndërtuar një tabelë që jep shanset e secilës prej 16 skuadrave për të fituar turneun. Aty merren për baze renditjet historike, rezultatet e fundit, paraqitjet individuale të lojtarëve si dhe…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri do të ruhet nga Garda e Republikës. Vendimi i qeverisë është botuar sot në Fletoren zyrtare, ndërsa është propozuar nga ministri i brendshëm. Tashmë në listën e pesonaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës te jetë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë. Sipas vendimit, edhe objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë ambasadori i BE, do të ruhen nga Garda e Republikës. ‘VENDIM/ Nr. 375, datë 23.6.2021 PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS Në mbështetje të nenit…

Read More

Ish-Emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Shqipëris., Edi Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

Read More

Ish- i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i shkëputi një intervistë kryeministri Edi Rama, ku mes të tjerash e pyeti atë edhe për vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj disa individëve në Shqipëri duke iu ndaluar atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Për kryeministrin Edi Rama ky është një tregues se qeveria amerikane do të vijojë të mbështesë implementimin e reformës në drejtësi, e cila sipas tij ka mbërritur në një pikë që nuk ka më kthim pas. “Dua të them që nga njëra…

Read More

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik 2021 për transaksionet biznes-biznes, por paqartësitë mbi procesin e kontestuar që në nisje janë ende shumë të mëdha. Së fundmi, qeveria ka propozuar një akt normativ për ngrirjen e gjobave për fiskalizimin deri më 31 dhjetor 2021, një kërkesë kjo e bërë nga shoqatat e biznesit. Për ekspertin Bujar Bendo heqja e penaliteteve tregon se nisma ka dështuar dhe do të rrisë më tej evazionin. Ai propozon shtyrje për zbatimin e fazës së dytë. “Janë kontradiktore dhe është një formë për të pranuar dështimin në heshtje. O do pezullohet vënia në funksion…

Read More

Njësia Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion e Kryeministrisë ka kryer një kontroll blic ditën e sotme në Kadastrën e Sarandës, duke kërkuar një sërë dosjesh pronësie. Burime bëjnë me dije se këto dosje dyshohet se janë korruptive, ndaj do të rishikohen për të evidentuar nëse ka shkelje ligjore. Koordinatorët e Njësisë Speciale kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime edhe në nivelet më të larta drejtuese nëse do të gjenden shkelje. Një ditë më parë NJSAAK ka qenë edhe në Kadastrën e Vlorës, ku edhe aty kanë administruar dosje të shumta.

Read More