Author: tirana

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga i nxehti afrikan. Meterologia Adiola Bani nga Meteoalb bën me dije se kulmi u arrit dje në Kuçovë, ku termometri shënoi 41.6 gradë Celsius, ndërsa situata ishte e ngjashme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Gjatë ditës së sotme pritet që të ketë një luhatje të lehtë të temperaturave, të cilat do të vijojnë mbi 41 gradë Celsius, ndërsa ndryshimi pritet të fillojë nesër dhe sidomos të dielën ku pritet një rënie me të paktën 3-4 gradë Celsius. Ndryshimi kryesor do të ndodhë për shkak të…

Read More

Bota po pushtohet nga varianti Indian i Covid-19, i quajtur “Delta”. Ky varian po përhapet me shpejtësi dhe mendohet se është dyfish më i rrezikshëm se ai origjinali. Viruset vazhdimisht pësojnë mutacione dhe shumica e ndryshimeve nuk janë shqetësuese. Por ekziston një shqetësim që disa variante mund të zhvillohen mjaftueshëm për të qenë më ngjitës, të shkaktojnë sëmundje më të rëndë, ose të shmangin mbrojtjen që sigurojnë vaksinat. Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot sesionin e shtatë me aplikantët për nismën ‘’Gati për Shqipërinë’’. Rama thotë se interesimi për këtë nismë është më i lartë nga ccfarë pritej dhe e vlerëson si shprehje besimi ndaj tij. Ai thotë se nuk ka për të zhgënjyer asnjë prej aplikantëve sa i përket respektit dhe kujdesit. ‘’Padiskutim që nuk mbaron takimi pa i dëgjuar të gjithë. Jam këtu abshkë me të tjerët në shenjë respekti me ju që duke shprehur këtë interesim më shprehni dhe mua një besim. Siç ju thashë ky ishte prezantim, do bëni pak durim, numri i të…

Read More

Së paku tre njerëz humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën si pasojë e tornados që goditi të enjten pjesën juglindore të Republikës Çeke. Lajmin e konfirmoi për televizionin publik çek zëdhënësja e shërbimeve të shpëtimit në rajonin e Moravisë Jugore, Micahela Botova. Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi makina. “Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën. Ekipet vendase të shpëtimit, bashkë me përforcime nga Austria dhe Sllovakia, janë duke ndihmuar të prekurit. Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të…

Read More

Policia e Vlorës konfirmon zyrtarisht se 4 anëtarët e familjes Gushi nga Patosi kanë ndërruar jetë në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Të plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën janë 3 të rinjtë që udhëtonin me Audi A6. Kryefamiljari që ka ndërruar jetë është 44-vjeçari Eduart Gushi. Po ashtu, viktimë është dhe gruaja e tij Silvana Gushi. Dy vajzat e mitura të çiftit që kanë ndërruar jetë janë: A. Gushi dhe E.Gushi. Grupi hetimor po vijon punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, Policia bën me…

Read More

Videoja e një vogëlusheje italiane që ka fituar betejën me kancerin po bën xhiron e botës. Ndërsa po dilte nga spitali, vogëlushja Raffaella shfaqet duke kërcyer. Dalja nga spitali u filmua nga disa të afërm të vogëlushes, të cilët e mirëpritën atë në hyrje të Nosocomio Nosocomio, së bashku me stafin mjekësor që u kujdes për të. “Një moment historik shumë i rëndësishëm, i cili, simbolikisht, përfaqëson momentin e përfundimit të terapive onkologjike. Dhe çfarë mënyre më të mirë për të festuar këtë moment të rëndësishëm sesa të vallëzosh në ritmin e muzikës, siç mundet vetëm ajo? Në këtë rrugë…

Read More

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë me Rusinë të propozuar nga Berlini dhe Parisi, tha Kancelarja gjermane, Angela Merkel në orët e para të së premtes. “Ishte një diskutim gjithëpërfshirës dhe nuk ishte i lehtë,” tha ajo në komentet për gazetarët. “Ne parashtruam përsëri kushtet në bazë të të cilave jemi të gatshëm të punojmë dhe komunikojmë më ngusht me Rusinë. Sot nuk arritëm një marrëveshje për një takim së shpejti mes udhëheqësve,” tha ajo.

Read More

Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të premten e 8 majit 1992, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kthimin asokohe të shkrimtarit Ismail Kadare në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : — Në ekzil për dy vjet në Francë, shkrimtari pesëdhjetë e gjashtë vjeçar Ismail Kadare u kthye në Shqipëri të mërkurën e 6 majit. « Unë mbështes demokracinë dhe qeverinë demokratike dhe do të qëndroj këtu, » tha ai kur zbriti nga avioni (Le Monde, 7 maj). — (Reuter)./darsiani.com

Read More

Sonte Hëna e plotë në qiellin e Tiranës ka ofruar një spektakël. Në një distancë më të afërt  me Tokën, Hëna e plotë ishte më e shndritshme dhe më e madhe, teksa duket sikur ‘mbretëron’ në errësirën e natës. Sikurse mund të shihni edhe në disa foto të shkrepura nga LSA dhe Florion Goga, pamjet janë thjeshtë të mrekullueshme.

Read More

Duke filluar nga 26.06.2021 shtetasit e Shqipërisë do të lejohen të udhëtojnë për në Zvicër. Qeveria e Zvicrës ka lehtësuar kufizimet për shtetasit shqiptarë. Duke filluar nga 26.06. hyrja për në Zvicër për mbajtësit e pasaportave shqiptare do të lejohet, megjithatë një nga dokumentet e mëposhtme përsëri do të kërkohet: Provë që keni kryer vaksinimin e plotë,Provë të shërimit nga Covid-19,Testi PCR ose antigen të Covid-19.

Read More

Shkencëtarët kanë zbuluar një formulë të rëndësishme shëndeti që lidh avokadon me zorrët. Ata matën efektin që ka të ngrënit avokado çdo ditë dhe rezultatet mund të ndikojnë në ndryshimin e dietës suaj. Zorrët kanë numrin më të lartë të baktereve në organizmin tonë, rreth 1000 lloje. Por, mos u trembni, pjesa më e madhe janë baktere të mira. Në fakt, trupi i njeriut ka 4 herë më shumë baktere të dobishme sesa të dëmshme që parandalojnë zhvillimin e mikrobeve dhe infeksioneve. Por, shkencëtarët kanë zbuluar si të rrisin numrin e tyre. Përdorimi i përditshëm i avokados rrit larmishmërinë e…

Read More

Përfshihet nga flakët një automjet mbrëmjen e sotme në daljen e tunelit Elbasan-Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të shkaktuar që ka përfshirë automjetin, ndërkohë burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se automjeti është përfshirë nga flakët në ecje.

Read More