Author: tirana

Kristiani u njoh me Anisën disa kohë më parë dhe krijuan një marrëdhënie intime. Ai punonte në Mal të Zi dhe cdo qindarkë që kursente ja çonte asaj. Po mendonte të blinin një shtëpi në Shkodër dhe të jetonin sëbashku. Por, nuk do të zgjaste shumë lumturia mes tyre, ndërsa ëndërra për të krijuar familje me vajzën që dashuronte u shua shpejt. Mesnatën e 8 qershorit 2021, Kristiani përfundoi në pranga, pas denoncimit të bërë nga ish-e dashura, e cila pretendonte se ai e kishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Ajo pretendonte se ishte takuar në kafe me ish-të fashuren e…

Read More

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen aksidentale nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi. Ai e cilëson një lajm tronditës, teksa iu bën thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit. “Një lajm tronditës, për një tragjedi familjare që mbylli dyert e një shtëpie. U ndërpre aksidentalisht jeta e dy vajzave të mitura dhe e prindërve të tyre. Lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, qytetarët e Parosit…

Read More

Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock, refuzoi që të japë dorëheqjen sot, pasi mediat publikuan foto teksa puthet në ambientet e punës me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo. Ai tha se ka zhgënjyer njerëzit, ndërsa kërkoi falje se kishte thyer rregullat e distancimit social. Hancock nuk e përmendi as të shoqen e tij, Martha, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh. Ndërkohë politikanët kundërshtarë po bëjnë thirrje për shkarkimin e tij. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur Hancock shkëmben puthje të nxehta në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo. 42-vjeçari njihet prej kohësh…

Read More

Jack Grealish mund të përfundojë në Manchester City. Guardiola e do patjetër dhe klubi i ka bërë gati paratë, 100 milionë funte, apo 116 milionë euro. Manchester City e ka ndarë mendjen dhe kërkon të transferojë në merkaton e verës një nga mesfushorët më të mirë në Premierligë, yllin e Aston Villa, Jack Grealish. Sipas Daily Mail, kampionët në fuqi të Anglisë kanë gati 100 milionë funte, apo në euro që i bie rreth 116 milionë euro. Grealish momentalisht është me Anglinë i fokusuar në Euro 2020 dhe pasi të përfundojë gjithçka, ai mund të përfundojë kalimin te City. 25-vjeçari…

Read More

Në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ekziston një hapësirë në ​​oqeanin Atlantik që ka prej kohësh një reputacion të frikshëm. Anijet që kalojnë aty zhduken pa lënë gjurmë. Fluturimet mbi atë zonë zhduken nga ekranet e radarëve, për të mos u parë më kurrë. Ngjarjet misterioze kanë shkaktuar teori nga më të ndryshme nga ndërhyrjet e mbinatyrshme, tek rrëmbimet aliene, apo që flasin për një zonë që është disi jashtë kufijve normalë të realitetit fizik. Thuhet se Trekëndëshi i Bermudës është një vend paranormal. Sigurisht që ky është vetëm një version i historisë. Trekëndëshi i Bermudës ka qenë vendi…

Read More

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në autostradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje. Postimi i Aurela Gaçes Shpejtesia e pilotëve-adoleshentë-të rinj -koka erë ,eshtë vrasje me dashje . E dhimbshme ,e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrij jetën “qejflinjtë” e shpejtesise, eshte krim . Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet. Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh. U prehshin në paqe 4 engjejt ,ngushellimet…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njofton se Eltar Deda është emëruar drejtor i Agjencisë së Efiçencës. Balluku ka prezantuar drejtuesin e ri duke thënë se është besimplotë se do të arrijë objektivat e vendosura nga qeveria. Eltar Deda më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit. “Agjencia e Efiçencës së Energjisë përbëhet nga një grup profesionistësh, për të cilët realisht ndihem krenare. Inxhinierë mjedisi, elektrike e mekanike, arkitektë e të tjerë profesionistë të dedikuar, të cilët i janë bashkuar kësaj nukle të re, por kaq të rëndësishme, përmes proceseve…

Read More

Një gazetare australiane, e cila e la punën e saj si prezantuese në radio për të dhënë vlerësime mbi makinat luksoze në Instagram, fiton më shumë se 4 milionë dollarë në vit nga postimet në këtë rrjet social. Alex Hirschi u largua nga Kuinslendi për në Dubai, në vitin 2008, ku prezantoi një emision radiofonik mbi makinat për 5 vite, përpara se të niste karrierën në rrjetet sociale si “Bjondja e supermakinave”. 34-vjeçarja sot është “makinfluencerja” më e suksesshme e botës, me 14,3 milionë ndjekës, dhe faqja Leasing Options llogarit se ajo fiton rreth 4 milionë dollarë çdo vit falë…

Read More

Dy të rinj në Berat, të cilët po qarkullonin me armë zjarri me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë. Pas disa minutave policia arrestoi njërin prej tyre. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. T.,…

Read More

Përpjekja për kontrollin e cilësisë është një nga dukuritë më të përditshme me të cilën përballen konsumatorët. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për produktet e konsumit të përditshëm si veza. Vezët kanë një lëvozhgë poroze dhe në bazën e secilës vezë, në pjesën fundore të saj ka një xhep ajri. Ky xhep ajri është një nga treguesit më të mirë për freskinë e vezëve. Kur veza është e freskët, kjo hapësirë brenda vezës përmban shumë pak ajër, ndërsa kur veza është e ndenjur xhepi përmban shumë ajër. Ka disa mënyra për të kuptuar freskinë e vezëve. Një nga këto…

Read More