Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ja si ta dalloni nëse vezët që keni blerë janë të freskëta apo jo

12:34 / June 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60d59c8a678fc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përpjekja për kontrollin e cilësisë është një nga dukuritë më të përditshme me të cilën përballen konsumatorët.

Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për produktet e konsumit të përditshëm si veza.

Vezët kanë një lëvozhgë poroze dhe në bazën e secilës vezë, në pjesën fundore të saj ka një xhep ajri. Ky xhep ajri është një nga treguesit më të mirë për freskinë e vezëve.

Kur veza është e freskët, kjo hapësirë brenda vezës përmban shumë pak ajër, ndërsa kur veza është e ndenjur xhepi përmban shumë ajër.

Ka disa mënyra për të kuptuar freskinë e vezëve.

Një nga këto është testi i zhytjes së vezëve në një gotë të mbushur me ujë.

Nëse xhepi i vezës përmban pak ajër, atëherë veza do të zhytet plotësisht në fund të gotës dhe do të pozicionohet krejtësisht horizontalisht.

Nëse veza nuk është krejt e freskët, atëherë sasia e ajrit brenda xhepit do të bëjë që veza të zhytet dhe të fundoset në fund të gotës së ujit, por maja e saj do të jetë më e ngritur dhe jo plotësisht në pozicion horizontal.

Ky është tregues se veza nuk është shumë e freskët, por përsëri është e konsumueshme.

Nëse veza ngrihet mbi fundin e gotës dhe pluskon në gotën me ujë, kjo tregon së xhepi është plot me ajër.Në këtë rast kemi të bëjmë me një vezë krejt të ndenjur dhe bajate, e cila nuk këshillohet për t’u konsumuar.

Testi tjetër që mund të kryeni në kushtet e shtëpisë ka të bëjë me vezën e hapur në një pjatë.

Veza e freskët do të qëndrojë bukur në pjatë, e verdha e saj është e tonifikuar plotësisht dhe rri e ngritur lart, ndërsa rrethohet nga dy rrathë të bardhash.

Rrethi i parë është më xhelatinoz dhe mbulon të verdhën, ndërsa tjetri i mbivendoset të parit.Nëse veza nuk është e freskët, e verdha e saj do të jetë më e ulët dhe e shfryrë në pjatë, ndërsa e bardha do të jetë vetëm një rreth.

Kur veza është bajate dhe krejt e ndenjur, ateherë e verdha e saj do të jetë krejtësisht e shfryrë dhe e sheshtë, ndërsa e bardha që e rrethon do të duket krejt e ujshme../AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.