Ambasada e Shqipërisë në Holandë ka bërë me dije se duke nisur nga dita e nesërme, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm drejt vendit të tyre. Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës po ashtu, nuk kanë detyrimin të paraqesin testin PCR apo antigjen në destinacion. “Gjithashtu nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh. Udhëzojmë në ҁdo rast udhëtarët që të kontaktojnë gjithnjë me kompanitë ajrorë që operojnë fluturimet e tyre, pasi këto kompani, në cilësinë e subjekteve private, mund të kërkojnë plotësimin e…
Author: tirana
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi përjashton çdo mundësi për përfshirje të politikës në SPAK. Sipas Ibrahimit, para se të votohen nga deputetët, kandidatët për të qenë anëtarë të SPAK kanë kaluar më parë në shumë filtra. “Ata kandidatë që vijnë deri në atë moment, kur politikanët mund t’i vënë gishtin kanë kaluar nëpër disa faza përzgjedhjeje, kështu që ata janë të gjithë, njëlloj të vlefshëm. Është thjesht një nuancë, unë preferoj filanin për hir të qëndrimit që ka mbajtur në të kaluarën për x çështje, por vetëm kaq. SPAK ka punë vetëm me Këshillin e Lartë…
Temperaturat e larta që kanë pushtuar territorin e vendit, janë bërë shkak për vatrat e zjarreve. Ditën e sotme, flakët kanë mbuluar shkurret në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, duke përfshirë disa bimësi. Zjarri u favorizua nga era, duke u përhapur me shpejtësi e duke e bërë më të vështirë punën për zjarrëfikësit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy zjarrfikëse, mirëpo e kanë pasur të vështirë të veprojnë për shkak të terrenit. Pranë zonës e cila tashmë është përfshirë nga flakët ndodhen dhe disa banesa, të cilat rrezikojnë të përfshihen nga zjarri
Ka dy lloje njerëzish: ata që pëlqejnë shumë të dalin në foto dhe nuk lënë vend pa shkrepur selfie dhe ata që i urrejnë foto. Po nëse dy njerëz nga këto kategori të ndryshme bëhen bashkë? I tillë është rasti i moderatores Fjoralba Ponari dhe partnerit të saj, Françesko, i cili i urren fotot. Moderatorja ka treguar edhe më herët se atij nuk i pëlqen aspak të ekspozohet në rrjetet sociale. Ditën e sotme ajo ka postuar një selfie, ku shihen të dy krah njëri-tjetrit, duke shkruar: “Kjo foto u parapri dhe pasua me debate! Ai i urren fotot!” Për…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar sërish në lidhje me Reformën në Drejtësi, ku thekson se KLGJ dhe KLP kanë kapërcyer shumë pengesa deri tani. Kim nënvizon se SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar përmirësimet në mënyrë që Reforma në Drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për shqiptarët. ‘Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të…
Ky grup prej 17 të rinjsh refugjatë nga Bangladeshi ka udhëtuar për 14 ditë përmes shumë shteteve. Ata thonë se kanë udhëtuar kryesisht në këmbë, ndërsa duken të lodhur dhe të uritur. Synimi kryesor i tyre duket se është Tirana, për më tej Bosnja e më tej nuk e rrëfejnë destinacionin final. “Jemi të gjithë nga Bangladeshi. Jemi shokë.”Ishim në Greqi por ishte problem. Nuk na dha njeri punë, nuk kishim ku të qëndronim ishte problem. Kemi 14 ditë që udhëtojmë me këmbë. Një vit më parë u nisëm nga Bangladeshi. Duam të shkojmë në Tiranë, nuk kemi para dhe…
Chris Brown dyshohet se ka goditur një grua gjatë një konflikti javën e kaluar. Një zëdhënës për departamentin e policisë së Los Angeles ka treguar se policia është njoftuar në orën 7:30 të mëngjesit në lidhje me këtë çështje. Autoritetet thanë se personi që telefonoi dhe i dyshuari kishin debatuar dhe personi i dyshuar, në këtë rast Chris Brown, e ka goditur. Burimet e policisë nuk e kanë zbuluar emrin e personit të dyshuar, por më pas TMZ zbuloi se bëhej fjalë për këngëtarin e famshëm. Megjithatë thuhet se Chris nuk ishte i pranishëm në momentin që policia mbërriti në…
Moment gazmor gjatë stërvitjes së djeshme të Portugalisë. Udhëheqësi dhe ylli i Juventusit por edhe ekipit kombëtar lusitan, Cristiano Ronaldo, shkeli me vështirësi topin gjatë rrethit klasik të nxehjes. CR7 nuk e mori topin shumë mirë dhe rrëshqiti duke rënë. Kaq mjaftoi që shokët e ekipit të nisnin të qeshurat… Ndryshe ishte fytyra e Ronaldos, që u ngrit nga toka me fytyrën e zymtë për këtë që i kishte ndodhur.
Zgjohuni herët. A flenë njerëzit e suksesshëm deri në kohën e drekës? Absolutisht jo. Ato zgjohen mjaft herët (jo më vonë se 06:00 në mëngjes) dhe e duan atë. Ka diçka magjike në një kohë të ditës kur gjithçka është e qetë, kur ka ende një ditë të tërë përpara dhe gjithçka mund të ndodhë. Shumë mundësi. Pini ujë me limon Çfarë bëjnë blogerët e ushqimit, të famshëm dhe trajnerë të shëndetshëm të jetesës? Ata i nxisin të gjithë të pinë një gotë ujë të ngrohtë me limon menjëherë pasi të jenë ngritur. Kjo është vërtet e dobishme. Meditoni Po,…
Çifti i njohur për publikun shqiptar, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh bashkë. Këtë lajm e bëri të ditur vetë Semi më herët në “Kënga Magjike”, ku mori pjesë me këngën “Jetike”. Në intervistë, ajo u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë. “Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!” Mirëpo, duket se ndarja mes tyre ka qenë shumë miqësore, aq…
Gjashtë tifozë francezë edhe pse bënë më shumë se 1 mijë kilometra për të ndjekur përfaqësuesen e tyre në sfidën me Hungarinë nuk arritën ta shikonin në stadium. Ata kishin biletën, por kishin gabuar qytetin, pasi në vend që të udhëtonin drejt Budapestit kishin shkuar në Bukuresht. Një histori që u zbulua nga mediat rumune ku tifozët treguan se kuptuan pas 2 orësh që ndodheshin në vendin e gabuar.
Ori Nebijaj është përfolur ditët e fundit në mediat rozë për një shtatzëni. Dyshimet nisën për shkak se moderatorja dukej me bark më të fryrë se zakonisht në disa foto dhe kaq u desh që të gjithë të mendonin se ajo ishte në pritje të ëmbël. Mirëpo sot në emisionin “Wake Up”, Ori ju është përgjigjur këtyre aludimeve dhe ka treguar se si është e vërteta. Moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë dhe ka reaguar në një mënyrë shumë gazmore bashkë me kolegun e saj Isli Islami. “Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej…