Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ishte pjesë e “Takimit të Mësuesve në Diasporë”, ku morën pjesë gjithashtu Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës Znj. Arbërie Nagavci, mësues të shumtë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit dhe të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës. Kryefjalë e këtij takimi ishin ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar tek diaspora, si dhe sfidat e nevojat e ndryshme që paraqiten për arsimin në diasporë. Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi e konsideroi…
Author: tirana
Dashi Dashuria: Në dashuri ju nuk keni nevojë të fitoni betejat, por t’i sheshoni ato. Ju do të keni favorin e Venusit për disa çështje të zemrës. Beqarët mund të bëjnë miq të rinj që do të marrin drejtimin në dimensione të reja. Merrni shansin për të bërë për vete personin e dëshiruar. Puna: Momente me fat për të filluar projekte të reja ose për të arritur qëllime të rëndësishme të karrierës. Demi Dashuria: Ju do të ndjeni një nevojë të fortë për partnerin tuaj dhe nuk mund të prisni për të marrë strehim në krahët e tij! Ju keni…
Një ngjarje tronditëse është shënuar sot në njësinë Administrative Arras, ku një 12-vjeçare është mbytur në lumin Drin. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”.Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Gaforrja cilësohet si shenja më e komplikuar e zodiakut. Besnike, e dashur, e dhembshur, e orientuar drejt familjes, por si çdo medalje me dy anë dhe Gaforrja duket ka një fytyrë të dytë. Gaforret kur shoqërohen me njerëzit e duhur do të nxjerrin më të mirën e vetes. Demi dhe Gaforrja flasin të njëjtën gjuhë dashurie. Demi, si Gaforrja , është një romantik i lindur që pëlqen gjërat tradicionale si zemrat klasike dhe buqetat e mëdha me lule. Siguria emocionale dhe financiare shkojnë dorë për dore për të dyja shenjat. Një Gaforre tipike mendon se historia e Romeo dhe Zhulietës…
Gjatë 24-orëve të fundit kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 1 qytetar si dhe janë regjistruar 20 raste të reja pozitive nga 1891 testime të kryera. Njoftimi i plotë i IKSHPK: 23 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës. Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin…
Austria ka hequr të gjitha kufizimet anti-COVID për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike duke nisur prej ditës së nesërme. Lajmi është bërë me dije nga aeroporti i Rinasit në faqen e tij zyrtare. Në njoftim thuhet se pasagjerët nuk kanë nevojë për asnjë kriter testi apo vaksine, ndërsa vizat për rastet e aplikueshme do të vazhdojnë si më parë. Për pasagjerët që udhëtojnë drejt Austrisë nevojitet vetëm një maskë FFP 3, e ilustruar me foto në faqen e Aeroportit. ustria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.…
Mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim të Bashkimin Europian. Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik të mbajtur në Maqedoninë e Veriut Rama ka shkëmbyer batuta me përkthyesin e cili kishte probleme me përkthimin në gjuhën maqedonase ku i thotë se “as këtë nuk e kape”. “Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhej që të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik. Unë besoj që kjo është një mundësi për të thënë se çfarëdo…
Britania reagon pas sulmit me bomba e predha ndaj një anijeje britanike nga Rusia, në Detin e Zi. Britania e Madhe ka mohuar se Rusia ka kryer të shtëna paralajmëruese në drejtim të luftanijes së saj. Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se “nuk ka pasur të shtëna paralajmëruese ndaj HMS Defender”. Sipas kësaj ministrie, anija po lundronte në ujërat e Ukrainës, dhe se rusët po kryenin stërvitje të armatosura në Detin e Zi dhe se kanë bërë paralajmërim paraprak për aktivitetin e tyre. Rusia pretendon se, pas të shtënave, anija britanike e ka ndryshuar drejtimin. Sipas raporteve nga Rusia, anija…
Prej disa ditësh ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, ndodhet me pushime me të dashurën e tij, Serena Sulo. Që të dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku publikojnë foto e video mjaft provokuese. E kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë, teksa Arjoni ka ndarë me fansat një video ku tregon se kanë shkuar në një vend ku mund të bëjnë plazh nudo. Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë nuk ka ngurruar që të postojë një video ku Serena shfaqet e gjitha e zhveshur teksa qëndron pranë tij. Këtë video e ka ripostuar më pas vetë Serena, e cila…
Arrestohet një punonjës Policie në Laç nga strukturat e SHÇBA-së si i dyshuar për dhunë në familje. Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër-Lezhë arrestoi sot në flagrancë shtetasin N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin. Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij. Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për…
Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në detin e Zi, duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë. Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se si anija ashtu edhe avioni i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse. Incidenti ndodhi në jug të Krimesë ku sipas rusëve anija britanike ndryshoi papritur kursin duke u futur në ujërat e Rusisë. Pas kësaj, një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijet britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë…
Një i ri me probleme të shëndetit mendor ka dhunuar stafin mjekësor dhe personelin e Spitalit Psikiatrik të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme. Mësohet se pacienti ishte paraqitur për herë të parë në spital. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka folur edhe një mjeke e spitalit. “Pacienti është paraqitur për herë të parë në spitalin tonë, të paktën nuk është pacient i njohur i hospitalizuar. Nuk kemi njohuri nëse ai është ndjekur më parë me anë ambulatore, por në spitalin tonë ishte hera e parë që paraqitej. Reagimi i tij ka qenë tepër i dhunshëm, duke cënuar 2…