Author: tirana

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, dha sot mesazhe të forta, sa i takon zbatimit dhe çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi. Në një aktivitet për këtë reformë, ku të pranishëm ishin edhe krerët e KLGJ dhe KLP, kryediplomatja amerikane tha se ata kanë një rol thelbësor në çuarjen përpara të reformës, duke shtuar se nëse ata nuk guxojnë ta bëjnë këtë, kostot do t’i paguajnë brezat e ardhshëm. Mes të tjerash, ambasadorja Kim iu drejtua me një mesazh të prerë edhe politikanëve dhe gjithë sistemit gjyqësor, teksa u shpreh se “Le të ndalojmë së…

Read More

Më shumë se 150 punëtorë të një spitali në Houston dhanë dorëheqje ose u shkarkuan të martën, pasi refuzuan që ta zbatojnë kërkesën për vaksinim kundër Covid-19. Një zëdhënës i spitalit “Houston Methodist Baytown” tha se në mesin e 200 punëtorëve që iu kërkua marrja e vaksinës deri më 7 qershor ose përballen me pezullim dyjavor, 153 dhanë dorëheqje ose u shkarkuan. Largimi masiv i punëtorëve erdhi pasi një gjykatës e refuzoi padinë e paraqitur nga një punëtor rreth kërkesës për vaksinim, shkruan Daily Mail. Rasti për atë se sa larg mund të shkojnë institucionet e kujdesit shëndetësor për t’i…

Read More

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ rrëfeu detaje nga përvoja e tij si pjesë e politikës. I pyetur se me kë ka pasur një marrëdhënie më të mirë, me Elisa Spiropalin apo Olta Xhaçkan, Erioni mbajti qëndrim asnjëanës. “Të dyja i kam shumë shoqe, por dhe ato janë shoqe me njëra-tjetrën. Me Elisën jam njohur më gjatë.”, u shpreh ai. Gjithashtu, Erioni foli edhe mbi marrëdhënien e tij me Edi Ramën. Ai u shpreh se deri tani, nuk ka pasur përplasje, por nëse vjen rasti për kundërshti, sigurisht që do të ketë. “S’kemi patur përballje se…

Read More

Dy fëmijë shqiptarë kanë bërë një gjest shumë emocionues dhe madje mund të themi se është i rrallë në kohët në të cilat jetojmë. Ata kanë gjetur një portofol me 140 euro dhe kanë vendosur që ta dorëzojnë në polici. Sipas Ekspress ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ndërkohë që në një intervistë ata kanë thënë se po shkonin në pishinë në momentin që e gjetën portofolin.“Jena kanë tu shku ne pishinë edhe rastësisht e kena gjetë, tani vendosëm me qu në polici. Në kuletë kanë qenë diku rreth 140 euro” thanë ata. Pas ngjarjes së ditës së djeshme, dy të…

Read More

Nuk ka më si spiunët e dikurshëm. Dikur ishte Mata Hari, që në sallonet e sofistikuara të Bella Epoque vidhte sekretet e admiruesve të saj të fuqishëm. Ajo pati një jetë të mirë, por pësoi një fund të keq, e lidhur pas një druri në oborrin e kalasë së Vinsenës më 15 tetor 1917, përpara një toge të përbërë nga 12 pushkatarë francezë që hezitonin të qëllonin mbi të. Atmosferat koloniale të Perandorisë Britanike nuk kishin përfunduar ende, dhe agjentë të fshehtë si shkrimtari Rudjard Kipling, vëzhguan me vëmendje, me bashkëpunimin e dhjetëra Kim Filbëve të paharrueshëm, lëvizjet e rusëve…

Read More

Anglia, Kroacia dhe Çekia (si vend i tretë) janë tre skuadrat që janë kualifikuar ngë grupi D. “Tre Luanët” e Gareth Southgate mposhtën 1-0 Çekinë në “Wembley”, sfidë e vlefshme për vendin e parë në grup. Golin e fitores e realizoi Raheem Sterling në minutën e 12-të. Ylli i Manchester City përfitoi nga një kros i Jack Grealish dhe shënoi me kokë. Vendi i parë me 7 pikë për Anglinë, që realizon objektivin minimal të Euro 2020. Ndeshja plot emocione u zhvillua në “Hampden Park” të Glasgow. Fitorja ishte alternativa e vetme për Kroacinë dhe Skocinë. Në fund festuan nënkampionët…

Read More

Komisioneri i Jashtërm për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi ministrat e Jashtëm të BE nuk ranë dakord për një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai shprehet se do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë…

Read More

Sekreti kryesor për mbajtjen e trupit në formë është qëllimi dhe jo mjeti me të cilin e arrijmë. Atletja e njohur shqiptare, Klodiana Shala ka nënvizuar se edhe 7 minuta në ditë do të ishin të mjaftueshme për ta bërë këtë. “Sekreti është mbajta në formë, se si e mbajmë ne në formë a me not me kuzhinë e ma hypje shkalle, kjo është kryesorja në trurin tonë”, tha ajo duke folur në emisionin Opinion. “Kryesorja është të merremi me aktivitet fizik, se si, a dua të bëjmë 80 minuta, a më pak”, tha ajo, teksa e pyetur nga Blendi Fevziu…

Read More

Policia greke ka arrestuar para pak minutash autorin e dyshuar të përdhunimit të një shqiptares dy ditë më parë në lagjen Petralona në Athinë. Ai është një shtetas bullgar 35 vjeç. Arrestimi i tij u krye nga Forcat Speciale të Policisë, të cilat po e kërkonin në disa zona në të cilat besohet se fshihej.

Read More

Kostas Bakoyannis, i cili prej vitit 2019 drejton Bashkinë e Athinës, thotë se shqiptarët në Greqi janë tashmë një komunitet plotësisht i integruar dhe i quan “athinas”. Këtë deklaratë, Bakoyannis e bëri gjatë një interviste për Euroneës Albania. “E keni fjalën për athinasit. Athinas të vërtetë. Aq sa jam unë athinas janë dhe ata. Fëmijët e tyre janë rritur me fëmijët tanë, ata shkojnë në shkollë me fëmijët tanë, kanë hyrë në ushtrinë me fëmijët tanë dhe punojnë së bashku. Nuk ka më dallime”, deklaroi politikani 43-vjeçar. Ai konsiderohet si një prej politikanëve të rinj, prej së cilëve Greqia mund…

Read More

Publicisti Kim Mehmeti thotë se policia maqedonase ka hequr mbishkrimet “E duam Çamërinë” në Shkup, pa asnjë sqarim. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Mehmeti shprehet se shqiptarët e Maqedonisë duhet ta kuptojnë se nuk kanë problem me anti-shqiptarinë institucionale por me ata që i quan “shkije” sepse duan të ndërrojnë ngjyrën nga e kuqja në të gjelbër si të ishin kameleonë. “Jo vetëm sheshet, por çdo shtëpi shqiptare në Shkup, duhet stolisur me mbishkrimin ‘E dua Çamërinë!’ Policia maqedonase, pa asnjë sqarim, sot i paska hequr mbishkrimet ‘E duam Çamërinë”. E mediat maqedonase qenkan alarmuar nga ‘irredentizmi’…

Read More

Një mësuese në Rusi vrau me thikë një kolegen e saj në një kamp veror, pas një sherri që nisi se kush prej tyre ishte më e mirë në profesion. 20-vjeçarja Alla Filatova ndërroi jetë si pasojë e një plage të marrë në gjoks pas një sherri me 22-vjeçaren Alexandra Osipova në kampin veror të Dobroye. Sipas mediave ruse, nga hetimet paraprake është zbuluar se dy mësueset kishin konsumuar alkool dhe se sherri kishte nisur se kush prej tyre është mësuese më e mirë.

Read More