Author: tirana

Deputetja Blerina Gjylameti ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit Turk Mustafa Şentop në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në seancën plenare të tetë të SEECP u diskutua mbi sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit. Deputetja Gjylameti thekson se në punimet e Asamblesë Parlamentare të SEECP, si një forum konsultimi dhe dialogu politik ku të gjithë partnerët e Evropës Juglindore mund të adresojnë çështjet rajonale në nivelin më të lartë, u theksua nevoja për intensifikimin e përpjekjeve në adresimin e sfidave të përbashkëta të rajonit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fusha të ndryshme.…

Read More

Ish-ministri Besnik Mustafaj, ka komentuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit. Mustafaj tha se vlerësimi global ishte pozitiv për procesin e zgjedhjeve. “Ky raport konfirmon shumicën e kritikave që ka bërë Partia Demokratike. Pra konfirmon që nuk ka shpikur problematika, por përmasat ndryshojnë”, u shpreh Mustafaj. Biseda u fokusua gjithashtu tek zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike. Sipas analistit Basha duhet të rishpikë veten, sepse nëse do të vijë me të njëjtin ritëm atëherë nuk do të ketë asnjë ndryshim, duke shtuar se Partia Demokratike duhet të lërë gjurmë. “Nëse Basha gjatë fushatës…

Read More

Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Bradashesh të Elbasanit. Nuk dihet ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Magazina e cila shërben për të mbajtur mjetet bujqësore, ndodhet pranë një banese, por ende nuk dihet nëse flakët e kanë përfshirë edhe këtë të fundit.

Read More

Algjeriani Hamza Marina ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, por kësaj radhe pre e dhunës ka rënë vetë. I riu që ka terrorizuar Tiranën ditët e fundit shihet i gjakosur dhe me buzë të enjtura nga dhuna. Ai u dhunua nga disa të rinj, pasi ishte kthyer në një shqetësim për qytetarët e Tiranës. I riu i identifikuara si Hamza Marina konsumon lëndë narkotike dhe çdo ditë poston foto e video të personave që takon apo që grabit në kryeqytet. I riu algjerian vjedh në banesa të ndryshme në kryeqytet, madje dhe filmon grabitjet që kryen. Duke qenë…

Read More

Ditmir Bushati, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” është shprehur se fillimi i bisedimeve të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tashmë po bëhet një çështje morale për Bashkimin Europian. Bushati ka shpërndarë një status të ministrit gjerman për Europën, Michael Roth i cili deklaroi se BE duhet të përmbushë detyrimet se saj ndaj këtyre dy vendeve. Sipas ministrit gjerman, çështjet bilaterale duhet të zgjidhen pa bllokuar progresin e Bashkimit Europian.

Read More

Italia po kalon një moment shumë të mirë psiko-fizik. Ekipi po luan bukur dhe po fiton, teksa tifozët po i dhurojnë shumë dashuri dhe entuziazëm djemve të Roberto Mancinit. Njëri prej tyre, Federico Bernardeschi analizon situatën e kombëtares së kaltër, duke e nisur me punën fantastike të trajneri Mancini e duke përfunduar tek Austria, rivali në sfidën e raundit të 1/8-ve në Euro 2020. “Kur Mancini mori drejtimin e kombëtares nuk ishte e lehtë, futbolli italian ishte i mbushur plot kritika dhe ndodhej në gjendje të keqe. Roberto arriti me qetësi dhe thjeshtësi, u dha besim lojtarëve ndeshje pas ndeshje.…

Read More

Pronarja e hotelit, ku ndodhi incidenti me pushuesit në Himarë akuzon se çifti kishte dëmtuar sendet në dhomë dhe nuk pranonin të paguanin dhe sipas saj ata nxitonin të largoheshin pa ardhur policia. “Që në orën 9 pa ca të mëngjesit donin të iknin. I thotë vajza në recepsion për pagesën. Ne do ikim i thotë vajzës. Zotëria e shau vajzën time me fjalët më banale. Kamerat ka ardhur policia i ka marrë. Donin të kalonin me makinë mbi trupin tim. Zotëria që duket në video (që pengon makinën të lëvizë) i tha po pate bërë dëm, hajde ta paguash.…

Read More

Babis Anagostopoluos është dërguar në burgun e grave në Koridhalosë për arsye sigurie. Vendimi për 33-vjeçarin erdhi pas rënies dakord të hetuesit dhe prokurorit të çështjes, pas deponimit prej gati 5 orësh që ka dhënë autori i vrasjes së gruas së tij ,20-vjeçares Caroline. Përsëri me masa të rrepta sigurie, nën fokusin e kamerave të mediave vendase dhe të huaja ,ai është shoqëruar mëngjesin e së martës në zyrën e hetuesit, ndërkohë që të pranishëm para gjykatës thërrisnin “monster” dhe “të kalbesh në burg”. Edhe pse është përpjekur të provojë se çdo gjë ndodhi në një moment dobësie shpirtërore, se…

Read More

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame, ka bërë sot thirrje për drejtorë të rinj në zyrat e institucionit që ai drejton. Sipas Lames, do të largohen nga detyra të gjithë drejtorët e komanduar dhe atë që nuk kanë justifikuar punën. “Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të Republikës të cilat kanë ose drejtues të komanduar, ose drejtues që nuk e justifikuan veten. Do vijojë dhe një thirrje e dytë për specialistë të niveleve të tjera. Kadastra shqiptarë tashmë është ngarkuar me disa funksione që dikur i kanë pasur institucione të tjera,” u shpreh Artan Lame. Më tej, ai pranoi zvarritjet…

Read More

Dalin notat e provimit të Gjuhë Letërsisë të Maturës Shtetërore 2021. Lista me nota është nxjerrë nga Portali Studentor, dhe për të parë rezultatet mund të klikoni në link-un (KËTU). Sipas të dhënave, nota mesatare e të gjithë maturantëve në të gjithë vendin: 6.97, e cila rrumbullakoset si 7. Maturantët kanë përfunduar të gjitha provimet, ndërsa deri më tani kanë dalë vetëm notat e gjuhës angleze, ku ekselentë ishin vetëm 182 nxënës.

Read More

Pas ceremonisë në Presidencë ku dekoroi sot me titullin “Mjeshtër i Madh” tre ish-futbollistët e Tiranës, Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhale, Presidenti i Republikës Ilir Meta shfaqet në bregdetin e Adriatikut duke luajtur volejboll, duke i shmangur temperaturat e larta të Tiranës.

Read More

Këngëtari Flori Mumajesi dhe Bruno kanë risjellë “versionin” 3 të historisë më në zë të momentit të “Mihalit”. Mihal Kokëdhima u kthye në “trendin” e rrjeteve sociale, kur sulmoi turistët spanjollë, pasi nuk kishin paguar faturën. Ai i ndoqi turistët, madje dhe u hodh nga makina duke i sulmuar. Ndërsa ditën e sotme historia e “Mihalit” është përsëritur një incident i tillë në Jug të vendit  mes dy pronarëve të një hoteli dhe një familje që kishte shkuar për të pushuar. Pas kësaj, kanë qenë këngëtarët, ata që me plot humor kanë sjellë “versionin” e tretë përmes një video të…

Read More