Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër që Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për 4 qarqe kryesore të vendit të ndërpresin kontratat me 1000 mjekë specializantë. Në shkresën, e cila mban datën e djeshme, ku kërkohet që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë. Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër. Në shkresën në fjalë thuhet se Drejtoritë Rajonale të OSHKSH-së duhet të marrin masa si më poshtë; -Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.

Read More

Loris Karius u detyrua sot të shkruante në rrjetet sociale për të kërkuar ndjesë që ishte fotografuar me një grua të panjohur por mjaft joshëse, duke thënë se marrëdhënia e tij me të dashurën Sophia Thomalla “është duke u shembur”. Portieri i Liverpool i dhënë në huazim në Turqi, u fotografua duke u puthur me pasion me një brune të mistershme në bordin e një jahti, gjatë pushimeve të tij verore ne Greqi. Lajmi shkaktoi sensacion pasi gjermani besohej se ishte në një lidhje të qëndrueshme me prezantuesen e modelen gjermane Sophia Thomalla, me të cilën ai tani pranon se…

Read More

Kongresmeni amerikan, Donald Payne, është vendosur në qendër të kritikave gjatë një sesioni online. Ai është shfaqur në këtë takim me pantallona të shkurtra, e kjo ka tronditur jo pak të pranishmit. Në videon e shfaqur, Payene, nuk ishte në dijeni që kamera ishte ndezur, e në një moment ngrihet nga karrigia ku ishte ulur. Por ky koment, është filmuar nga një tjetër kongresmen, i cili dhe e ka bërë virale në rrjet. Kongresmeni është vendosur në qendër të kritikave për këtë veprim, ndërsa deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga ana e tij. Për më shumë ju ftojmë…

Read More

Kryeministri Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Vjenë ka kërkuar që Kosova e Serbia të zotohen se nuk e sulmojnë njëra-tjetrën, kërkesë që ia ka bërë të martën presidentit Vuçiç në Bruksel. Kurti ka shkruar se këtë Samit ka kërkuar po ashtu që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave”, ka shkruar Kurti. Kryeministri Kurti…

Read More

Historikisht vajzat dhe gratë janë gjendur nën presion për të patur një trup perfekt, gjë që është thelluar akoma më shumë vitet e fundit prej mediave sociale. Sipas psikanalistes dhe autores së librave bestseller, Susie Orbach- e cila dikur ishte terapiste e Princeshë Dianas- gratë janë duke modifikuar trupin, siç edhe përpiqen që të paraqiten me imazhin e rremë që japin e marrin nga influencat online. Vajzat që në një moshë fare të vogël janë të kushtëzuara që të mendojnë mbi operacionet kozmetike në një industri që nxitet dhe përfiton nga trupi i tyre. Përballë këtij realiteti virtual, shumë gra…

Read More

Erinda Ballanca deklaron 2.4 milionë lekë pagë si Avokate e Popullit, 300 euro dieta, 8.7 mijë euro të ardhura nga qiraja e apartamentit dhe 15 mijë euro nga shitje kuotash të kompanisë E 4 Legal. Gjatë vitit 2020, Ballanca ka shlyer përfundimisht detyrimin për blerjen e një rezidence në fshatin e pasanikëve në Mullet me vlerë 451 mijë euro. Bëhet fjalë për një vilë 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, ku gjatë vitit 2020, ka shlyer këstin e fundit me vlerë 120 mijë euro. Gjithashtu, Ballanca, ka shlyer këstin e fundit prej 5 mijë eurosh për blerjen…

Read More

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme varrezat publike në Gjirokastër. Mësohet se shkak për rënien e zjarrit janë bërë temperatura e lartë dhe lënia ndezur e qirinjve nga familjarët, të cilët shkojnë për të vizituar vendin ku prehen të afërmit e tyre. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat u përhapën me shpejtësi, duke shmangur kështu dëmtimin e pllakave të varrezave.

Read More

Ndërkohë që Kanye West po shijon romancën me modelen ruse Irina Shayk, Kim Kardashian i është dashur të ndalet sërish te marrëdhënia e saj me reperin. Gjatë një interviste në ribashkimin e “Keeping Up With The Kardashian”, ylli i reality show ka treguar se nuk ka pasur vetëm një arsye specifike për ndarjen e tyre, por ishin disa, për të cilat nuk mund të fliste hapur në TV. “Nuk ishte diçka specifike që ndodhi vetëm nga njëra palë. Ishte një diference e përgjithshme mendimesh për disa gjëra që na çuan drejt një vendimi të tillë. S’dua që askush të mendojë…

Read More

Suedia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtejshëm në Euro 2020 pasi ka mundur sot Sllovakinë me rezultatin minimal 1-0 duke marrë përkohësisht kreun e Grupit E. Pasi barazuan pa gola me Spanjën në një ndeshje që e kaluan të gjithën në mbrojtje, suedezët treguan pak nga loja e tyre ofensive edhe në pjesën e parë të ndeshjes, ku edhe Sllovakia nuk po thumbonte shumë. Por në të dytën, ekipet nisën një lojë të hapur në kërkim të një goli që mund ta bënte kualifikimin më të sigurt për të dy palët. Fati në fund i buzëqeshi…

Read More

Emina Çunmulaj prej javësh ka nisur pushimet verore me të afërmit e saj dhe njerëz të njohur. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku ka vizituar me jaht vendet bregdetare. Ditën e sotme ajo ka mbërritur në Ulqin, por ka zbuluar se aty nuk ka mundur të ankorojë jahtin e madh me të cilin po udhëton në gjithë vijën bregdetare. E revoltuar, Emina ka zbuluar se në Ulqini, i cili është një vend me një numër të madh shqiptarësh nuk lejohet të ankorohen jahtet e mëdhenj. Ndërsa në vendet e tjera të Malit të Zi ky rregull…

Read More

Elvana Gjata publikoi para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat. “Loti” erdhi i veçantë për publikun shqiptar jo vetëm në veshje, por edhe në stilin e të kënduarit, ndaj u dashuruam me këtë projekt të ri të Elvanës. E në fakt, kush nuk e pëlqeu? Madje, edhe këngëtarja me famë botërore, Inna, ka ndarë në InstaStory…

Read More

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Piperi shprehet optimist në lidhje me situatën epidemiologjike në vend, teksa tha se kjo verë do të jetë shumë e qetë, por vera e ardhshme do të jetë pa pandemi. Pipero deklaroi se numri i thirrjeve nga pacientët ka rënë ndjeshëm, pasi një pjesë e mirë e ka kaluar Covid, ndërsa pjesa më e madhe janë vaksinuar. Megjithatë, mjeku Pipero tha se nuk duhet ulur vigjilenca pasi ka variante të reja të Covid-19, që po qarkullojnë.

Read More