Një 42-vjeçar ka rënë në pranga të policisë për kultivim të lëndëve narkotike në Cakran. Në kuadër të operacionit ‘Vreshtas’ është arrestuar Muhamet Xhafaj, pasi gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri. Policia njofton se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video mëngjesin e sotëm me pamjet nga punimet që po zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kukësit. Kreu i qeverisë shkruan se projekte po vijon me ritme të shpejta dhe se në shtator stadium pritet që të jetë gati dhe me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit. “Mirë mëngjes dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.
Adrola Dushi ka bërë së fundmi një postim në rrjete sociale, që është keqkuptuar nga një pjesë e ndjekësve të saj. Modelja e njohur është shprehur e revoltuar për shqiptarët, që sipas saj nuk dinë ta përdorin në dobi të vetes demokracinë dhe lirinë. “Ne si Shqiptare nuk dijme ta menaxhojme lirine dhe demokracine. Cohu Enver na bej derman!”, shkruan Adrola në një postim. Fraza e fundit nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk e kanë kuptuar se çfarë ka dashur të thotë modelja përmes saj. Për këtë arsye ajo është detyruar të japë një shpjegim…
Një person ka humbur jetën nga të shtëna me armë. Policia njofton se rreth orës 00:50, tek Casa Italia, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Xh. B., 57 vjeç. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndyshme vaksinash COVID-19? Ka të ngjarë që një gjë e tillë të jetë e sigurt dhe efektive, por studiuesit ende po grumbullojnë të dhëna për të qenë të sigurtë. Vaksinat e autorizuara në të gjithë botën për COVID-19 janë krijuar për të stimuluar sistemin tonë imunitar dhe për të prodhuar antitrupa kundër virusit, megjithëse mënyra se si ato e realizojnë një gjë të tillë ndryshon, vë në dukje Dr. Kate O’Brien, drejtore e departamentit të vaksinave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. “Bazuar në parimet bazë sesi funksionojnë vaksinat, ne mendojmë…
Sipas MeteoAlb: Bregdeti dhe zona e ulët do të paraqiten me kthjellime, por vranësira të lehta do ketë zona malore deri pasdite, kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira afat shkurtër në gjysmën lindore ndërsa me kthjellime mbetet vetëm zona bregdetare. Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti kthjellohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale, por kostante mbeten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 31°C mesdita. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor ndërsa në det…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pak minuta para mesnate, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”, si pasojë e së cilës ka ngelur i lënduar drejtuesi i një motori. Burimet zyrtare kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:45, kur mjeti me drejtues personin Xh. H., përplasi motoristin me iniciale M. M., 23 vjeç, që u dërgua në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, hetuesit e Policisë së Shtetit kanë mbëritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisër: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:45,…
Ndarja e parakohshme nga jeta e një vajze adoleshente është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e kryeqytetit, ka njoftuar policia. Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, qytetarja me iniciale S. B., 18 vjeçe është transportuar në spital rreth orës 22:10, në Mullet, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi nuk ndihej mirë. Fatkeqësisht, e reja, e cila vuante nga semundja e epilepsisë, ka ndërruar jetë me të mbërritur në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të ofruar, sipas shërbimeve të policisë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:10, në Mullet, ambulanca ka transportuar në spital, për ndihmë…
Një incident ka ndodhur në hapje të spektaklit ‘Top Arena’, që transmetohet live çdo ditë në orën 22:00, në Top Channel. Moderatorja Alesia Bami, teksa zbret shkallët pengohet dhe për pak desh rrëzohet, por fatmirësisht nuk ndodhi kështu! “Syri i keq”, tha ajo, teksa qeshi pas këtij incidenti. Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:
Hollanda nuk e diskuton Austrinë dhe fiton ndeshjen e dytë në Grupin C. Në stadiumin ‘Johan Crujff Arena’ portokallinjtë bëjnë gjithçka mirë duke triumfuar me shifrat 2-0. Takimi nisi mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 11′. Dumfries ia doli të fitojë penallti pas kontaktit të Alaba-s me Depay që u tregua i saktë nga 11-metrat. Në pjesën e dytë, kur austriakët tentuan të shohin drejt barazimit, kundërsulmi i Oranje i ndëshkoi në minutën e 67. Malen u shkëput drejt portës e pastaj përballë portierit ka shërbyer për Dumfries që ka shënuar në portën e Bachmann…
Zv/Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerale Brigade Manushaqe Shehu është nderuar nga Presidenti Ilir Meta me gradën madhore “Gjeneral Major”. Ky është një vlerësim edhe për kontributin e gruas në Forcat e Armatosura Shqiptare. Në Forcat e Armatosura Shqiptare me këtë gradë deri më sot ishin dy Gjeneralë Majorë. “Dekretoj: Gjeneral Brigade Manushaqe Rakip Shehu, me detyrë “Zëvendës Shefe e Shtabit të Përgjithshëm të FA, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”,” lexohet ndër të tjera në dekretin e firmosur nga Meta. Me gradën e re madhore barazohet në gradë më Shefin e Shtabin të Përgjithshëm Gjeneral Begën dhe…
Vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në Gryka Nera të Greqisë është bashkëshorti i saj. Babis Anagnostopulos pranoi para hetuesve pas tetë orësh marrje në pyetje se krimin e kishte kryer ai dhe më pas sajoi grabitjen. Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer se e mbyti me duart e tij gruan pasi kjo e fundit i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia bashkë me vajzën dhe do të ndahej prej tij. Babis u mor me urgjencë me helikopter në Athinë, ndërsa policia e cila kishte siguruar të gjitha provat i tha se do të jepte disa detaje si dëshmitar okular, pasi…