Author: tirana

Deputetja e ardhshme Grida Duma pati një përplasje me gazetarin Arian Çani lidhur me pjesëmarrjen e ulët të anëtarësisë në zgjedhjet për kryetar PD-je. Çani tha se Basha u rizgjodh me më pak se gjysmën e votave dhe kjo është tregues i një mungese të madhe organizative në parti. Duma e argumentoi pjesëmarrjen e ulët me atë që e quajti lëvizje e anëtarësisë. Pjesë nga debati në MCN TV: Çani: Basha do të ishte më faqebardhë sot nëse do të kishte më shumë anëtarë. Njerëzit nuk mund t’i zgjedhësh nga një palë zgjedhje të humbura dhe t’u thuash hajde voto…

Read More

Ish-mesfushori i Milanit, Juventusit dhe Interit Patrick Vieira ishte i ftuar në TV britanik i cili komentoi rrugën europiane të Italisë së Roberto Mancinit, sipas tij, skuadra e kaltër nuk është ndër favoritët e këtij turneu, duke zhvlerësuar në një farë mënyre forcën e italianëve. “Unë mendoj se dy ndeshjet e para që ata kanë luajtur kanë qenë dy takime të lehta. Sigurisht, gjithmonë duhet të mundësh këdo ke përpara, por unë ende kam dyshime se ata mund ta arrijnë deri në fund. Unë mendoj se u mungon intensiteti, fuqia, ritmi, për të qenë të barabartë, kështu që unë do…

Read More

Nga Oerd Bylykbashi 15 qershor 1215 është një ditë që nuk do të shlyhet nga historia. 806 vite më parë baronët detyruan mbretin e Anglisë të nënshkruante Magna Carta. Është dokumenti që qëndron si monumenti i kufizimit të pushtetit të njëshit, qoftë mbret, president apo kryeminstër. Baronët, kolegjialisht, imponuan një kartë lirish dhe të drejtash. Aty janë themelet e monarkisë kushtetuese. Mbreti nuk vendoste dot taksa pa miratimin e një këshillit të baronëve dhe peshkopëve. Madje nuk ua vendoste dot përpara si fakt i kryer, por duhej ta njoftonte Këshillin 40 ditë përpara. Pra një organi kolegjial i vërtetë, jo…

Read More

Një shqiptar mbeti i plagosur me thikë pas një sherri me një italian në qytetin Rivoltella di Desenzano në Itali. Shtypi italian raporton se autori është një 50-vjeçar, person me precedent penal. Sherri ndodhi jashtë një lokali për motive banale. Pas konfliktit verbal, autori nxorri thikë dhe goditi 47-vjeçarin shqiptar. Thika kishte prekur arterien në krahun e majtë. Për fat të mirë, në vendngjarje ishte i pranishëm edhe një mjek, i cili ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur bllokimin e gjakderdhjes së shqiptarit, deri sa aty mbërriti helikopteri i urgjencës dhe e transportoi 47-vjeçarin në spitalin e Breshias. Ndërsa autori…

Read More

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline. Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale. Ai rrëfeu pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan, shkruan Protothema. Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte. Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte. Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza…

Read More

Analisti Mustafa Nano e ka cilësuar të çuditshme idenë e kryeministrit Edi Rama për të përfshirë në kabinetin e ri qeveritarë teknicienë nga Diaspora që mund të punojnë dhe online. Nano tha se këta ekspertë që mund të marrin vendime pa e parë nga afër situatën, nuk është serioze. “Edi Rama shquhet për qasjen e tij eksperimentale. Është ide e çuditshme, por ndoshta është inspiruar nga situata e Covid, por nuk e di çfarë ka pasur në mendje dhe nuk e di se çfarë postesh do të mbulojnë. Nëse do mbulojnë poste të rëndësishme mua nuk më duket serioze. Këto…

Read More

Belgjika ka mundur Danimarkën me rezultatin e ngushtë 1-2 edhe pse këta të fundit kaluan në avantazh që në të 2’ dhe u duk se do ta kishin të lehtë ndaj belgëve, por që në të vërtetë nuk ndodhi kështu. Barazuan belgët me Hazard, një nga më të spikaturit në fushë dhe më pas, Kevin de Bryn mendoi që të shënonte golin e dytë, duke i dhënë fitoren Belgjikës. Me një Lukaku në superformë, pjesa e dytë nuk pati më ndryshim rezultati, ndërsa Belgjika me këtë fitore është në krye të grupit, teksa Danimarka e sheh veten në fund dhe…

Read More

Gentian Diva, vëllai i Enver Divës, i cili u vu sot në pranga për vrasjen e vëllezërve Haxhia ka mohuar që të kenë lidhje me krimin e dyfishtë. Në një intervistë për FaxNews, Gentian Diva tha se ata janë fukarenjtë më të mëdhenj të Fushë Mamurrasit dhe se nuk njohin asnjë person me precedent penalë. Sipas Gentian Divës, Enveri, në momentin që ka ndodhur krimi, ka qenë në shtëpi. Ai mohoi që të kishte njohje me Talo Çelën e Nuredim Dumanin, dy të shumëkërkuarit që kanë kthyer duarbosh edhe forcat RENEA pas disa operacioneve. Ndërsa Klevis Allës, të penduarit që…

Read More

Një baba në Ivybridge, Angli, humbi jetën, teksa përpiqej të shpëtonte vajzën e partneres së tij 9-vjeçare, e cila kishte hyrë për t’u larë në lumin Erme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se burri nuk dinte not, të paktën kështu u shprehën miqtë e viktimës. Sa i përket shëndetit të vajzës, ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar. Miqtë po mbledhin fonde përmes platformës “GoFundMe” në mënyrë që trupi i burrit të transportohet në Iran, vendi i tij i lindjes.

Read More

Fatbardh Kadilli, i cili garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ka komentuar deklaratat e ish-kryeministri Sali Berisha i cili la të kuptohej se do të rikthehet në PD. Kadilli tha se nuk i beson. Sipas tij as Basha as Berisha nuk kanë çfarë ti ofrojnë më PD. “Nuk besoj se Berisha do kthehet, Berisha e di vetë që sdo kthehet po të donte kishte qëndruar por dhe ishte kthyer. Berisha është natyre sfidonte dhe sa të jetë do jetë në luftë nuk është njeri që kalon në qetësi dhe në paqe. Kam bindje…

Read More

Granit Deromema, efektivi i Antidrogës që ishte në një makinë me biznesmenin Bledar Birçaj në momentin që ky i fundit u ekzekutua, është përjashtuar nga radhët e policisë. Mësohet se Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për përjashtimin e Deromemës nga radhët e bluve. Në shkresën e firmosur nga Veliu argumentohet se një nga arsyet që është bërë përjashtimi i efektivit ka qenë mungesa e reagimit nga ana e tij në momentin që ndodhi vrasja, edhe pse ka pasur armën e shërbimit me vete.  Nga ana tjetër, Deromemaj kishte dijeni që biznesmeni që u vra me…

Read More