Author: tirana

GREQI-Ministria Greke e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit ka lajmëruar ditën e sotme se Shqipëria ka anuluar vendimin që kishte marrë me 4 qershor i cili ndalonte importin e pulave nga zona të caktuara të Greqisë Veriore. Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Fotini Arabatzi, në një letër drejtuar homologes së saj, Milva Ekonomi bëri thirrje që vendimi të revokohej menjëherë pasi nuk justifikohet nga situata aktuale epidemiologjike e sëmundjes në Greqi, sepse ka të bëjë me një rast të vetëm gripit të shpendëve dhe kjo gjë nuk mund të përcaktojë tregtinë. Njoftimi: Sipas Ministrisë Greke të Zhvillimit Rural dhe…

Read More

Drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë dhe shefat e komisariateve janë mbledhur para dy ditësh me urgjencë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, nga Ardi Veliu në lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë. Mësohet se gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, kryepolici Ardi Veliu u ka dhënë tre urdhra vartësve të tij. Euronews Albania ka mësuar ekskluzivisht përmbajtjen e kësaj qarkoreje të përbërë nga tre pika ku vihet re se kryepolici kërkon nga shefat e komisariateve por dhe drejtuesit e Policisë një angazhim të shtuar në territoret që mbulojnë me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale në…

Read More

Dashi Ju keni kaluar me sukses shumë sfida kohët e fundit, edhe pse mund të keni menduar se askush nuk e ka vënë re. Meritoni lavdërime për arritjet tuaja. Për të vlerësuar këto arritje dhurojini vetes një trajtim relaksues. Demi Argëtimi dhe romanca zakonisht shkojnë së bashku, por ka edhe raste që nuk ndodhin. Pra, nëse jeni vetëm, ndjehuni mirënjohës që nuk keni pse të shqetësoheni për dikë tjetër. Kjo është një kohë për të shijuar lirinë tuaj, duke bërë diçka impulsive. Binjakët Do të ketë disa keqkuptime që do të ndodhin mes jush anëtarëve të familjes suaj. Kjo mund…

Read More

Sot fillon Kampionati Evropian i futbollit “Euro 2020”, ku do të paraqiten nëntë futbollistë shqiptarë me disa kombëtare të ndryshme. Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian, por futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë në këtë kompeticion mjaft të rëndësishëm. Te Zvicra si zakonisht janë ftuar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Në listën e gjerë ishte edhe Andi Zeqiri, por që nuk u ftua në mesin e 26 lojtarëve. Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi kanë përvojë nga Kampionatet e kaluara. Xhaka do të jetë edhe kapiten i Helvetikëve. Zvicra ndodhet në grup me Uellsin, Italinë dhe…

Read More

Gazetari Arion Sulo dhe analisti Artur Zhjeji komentuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, deklaratën e Berishës se mund të rikthehet si kryetar i PD dhe mënyrën se si klasa politike shqiptare e priti urdhrin e ri të Biden. Gazetari Arion Sulo thotë se e diela nuk do të ketë lajm në PD teksa e sheh si të pamundur rikthimin e Sali Berishës në krye të selisë blu. Ai thekson se në PD nuk ka garë dhe Basha pa dhënë dorëheqjen nuk e mposhtin dot. Nga ana tjetër Zheji shpreson që deklarata e Berishës të jetë vetëm një shashkë politike…

Read More

Nga Pajtim Bello Dita ditës vërehen përpjekje të ethëshme për të mundësuar radikalizimin e sjelljes së opozitës pas 12 Qershorit. Disa analistë si mesazherë (nuk besoj të ufove!), të abonuar të përhershëm në media, heqin paralele me krizën e vitit 1997 dhe me pasion parajmërojnë revoltë popullore. Por a ngjan situata politike e sotme me atë të krizës 1997? Qysh prej vitit 1996 ishte krijuar një zemërim popullor, që në tre muajt e parë të vitit 1997 arriti në pikën e vlimit!.. Ky zemërim ishte mbrujtur nga fermentimi i faktorëve politikë e socialë që preknin shoqërinë shqiptare thellë e në…

Read More

Gati 30,000 raste të reja me variantin indian të koronavirusit janë konfirmuar në Mbretëri të Bashkuar javën e kaluar. Agjencia për Shëndet Publik në Angli, ka thënë të premten se 42,323 raste me variantin Delta, që fillimisht është identifikuar në Mbretëri të Bashkuar, janë konfirmuar në këtë shtet, për dallim nga 29,982 sa kanë qenë javën e paraprake. Numri i rasteve të infektimit me këtë virus është raportuar të jetë i lartë në të gjitha rajonet e shtetit. Agjencia për Shëndet Publik ka thënë që më shumë se 90 për qind e rasteve të reja me koronavirus tani janë me…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha për vendimin e KLGJ në lidhje me shkarkimin nga detyra. Hoxha ndodhet pas hekurave pasi u arrestua nga SPAK për korrupsion ndërsa gjykata i ka refuzuar disa herë kërkesën për lehtësim të masës së sigurisë. Kjo e fundit u arrestua nën akuzën e korrupsionit, ku në këmbim të shumave të mëdha monetar ndërhynte për uljen e dënimit për të burgosurit në mënyrë që ata të liroheshin. Gjyqtarja ishte lakuar prej vitesh në media për lirimet e të dënuarve për jetë. Me urdhër të SPAK, Enkelejda Hoxha u arrestua bashkë…

Read More

Gjithçka gati për debutimin në “Euro2020”, Italia e Roberto Mancini zbret në fushë kundër Turqisë me ide të qarta dhe me dëshirën për të përjetuar finalen e madhe të Wembley, por më parë e pret një sfidë aspak komode, gjërat në premiere për Mancinin janë gjithnjë me më shumë presion, për më tepër kur luan në shtëpi: “Do të jetë një sfidë e vështirë, me më shumë presion pasi është ndeshja inauguruese e turneut. Kam besim, duhet të përpiqemi të argëtohemi por në të njëjtën kohë me shumë respekt për Turqinë. Dëshirojmë të shkojmë fillimisht në Wembley pastaj të shohim”,…

Read More

Ende nuk ka asnjë gjurmë të nënës së zhdukur Nasibe K. 34 vjeç dhe djalit të saj Benit të vogël 3 vjeçar në Gjermani dhe policia gjermane dyshon se ish-bashkëshorti ka si synim që pas rrëmbimit t’i kthejë ata në Shqipëri. Gruaja me origjinë nga Shqipëria dhe djali i saj u rrëmbyen në Meckenheim me urdhër të babait të të miturit Blerim K. (39) shkruajnë mediat gjermane. Ndërkohë që hetuesit theksojnë se kemi të bëjmë me një plan të sofistikuar rrëmbimi. “Meqenëse burri e dinte që hetuesit shpejt do të dyshonin tek ai dhe do ta identifikonin atë si organizatorin…

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi është kapur duke lëvizur me armë të ftohtë në makinën që e drejtonte pa leje drejtimi. Në pranga ka rënë i riu A. B., me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike). Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 6,…

Read More

Fillimi i fundjavës do jetë ditë me fat për Gaforren, e cila do arrijë të përballojë çdo problem me sukses. Hëna në shenjë e cila hyn që në orën 09:22 të mëngjesit, do sjellë mundësi të shkëlqyera. Në fushën e ndjenjave mund t’i besoni intuitës suaj për të zbuluar diçka intriguese mbi partnerin, kjo edhe falë Afërditës. Do krijohen situata moskokëçarëse dhe zbavitëse, sidomos në çift: mund të jetoni kështu jetën tuaj pa shumë pritshmëri për të ardhmen, thjesht duke kapur çastin. Për ju që jeni single, yjet thonë se keni dëshirë të madhe për të jetuar, tani më shumë…

Read More