DEMI Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të arsyetoni më mirë lidhur me disa strategji që keni ndjekur në të kaluarën dhe që tani duhet të modifikohen. Këshillohet që të mos tregoheni kokëfortë, por të jeni më shumë pjesëmarrës, pasi horoskopi i kësaj dite hap një periudhë të rëndësishme, sa i takon një projekti të ri. PESHORJA Kjo është një periudhë shumë e mirë për të zgjeruar rrjetin miqësor dhe për të bërë njohje të reja. Megjithatë nuk duhet të lini pas dore disa aspekte të jetës tuaj sentimentale, të cilat mund të minojnë stabilitetin e një…
Author: tirana
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili, një ditë më parë u takua me Presidentin e SHBA, Joe Biden është shprehur për BBC, se aleanca midis SHBA dhe Britanisë së Madhe njihet si marrëdhënie e pashkatërrueshme. Në prononcimin për median e njohur, Johnson ka thënë se biseda me Biden ka qenë e frytshme. Johsnon këmbëngul që marrëdhëniet SHBA-Britani nuk janë cënuar, edhe pas tensionet e Brexit në Irlandën e Veriut. Në takimin që zhvilloi me Biden, kryeministri Boris Jonhson, siguroi, se Britania e Madhe është e gatshme t’i dhurojë vendeve të varfra më shumë se 100 milionë vaksina, ndërsa Biden, premtoi…
Ushtrimet e rregullta dhe të mundimshme rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike te njerëzit që janë gjenetikisht të cenueshëm. Shkencëtarët në Universitetin Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar thonë se askush nuk duhet t’i ndalojë ushtrimet si rezultat i studimit të tyre, por shfaqin shpresën se këto gjetje mund të çojnë në mënyra të ekzaminimit të njerëzve, që mund të jenë në rrezik më të lartë. Sipas studimit, rreth një në 300 njerëz në përgjithësi zhvillon sëmundje të neuroneve motorike. Kjo sëmundje ndikon në aftësinë e njerëzve për të lëvizur, për të folur e madje edhe për të marrë frymë,…
Një burrë i cili u rrëmbye kur ishte foshnjë në një stacion hekurudhor, është takuar me babain e tij pas 58 vitesh. Fu, tani 60 vjeç, u ribashkua me babanë e tij 90-vjeçar, të quajtur Luo, në qytetin Zaozhuang në provincën lindore të Kinës Shandong këtë javë. Departamenti i sigurisë publike të qytetit ka postuar imazhet e ribashkimit babë e bir. Fu përqafoi të atin duke u ulur në gjunjë dhe duke shpërthyer në lot. Luo tha se ai e humbi djalin e tij dy vjeç në një stacion hekurudhor në rrethin e Xuecheng në 1963 kur po priste trenin.…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për shpalljen e tij “non-grata” nga DASH, duke thënë se ata nuk mund t’i gjejnë asgjë, si përsa i takon pasurisë, por edhe veprimeve të tij politike. I pyetur se pse nuk e dha dorëheqjen dhe të shkëputej nga PD, Berisha sqaroi se nuk mund të ulë kokën ndaj shpifjeve që i bëhen atij. Ish-kreu i PD tregoi në “Çim Peka Live” se ai do ta trefishojë betejën e tij, ndërsa përsa i përket pasurisë, tha se ka vetëm një apartament 124 metra katrorë dhe disa kursime deri në 100 mijë euro. Dudushi: Pse kur u…
Deputeti i Partisë Demokratike, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu ka bërë një denoncim të fortë lidhur me kultivimin e kanabisit në qarkun e Gjirokastrës. Shehu ka përmendur me emra fshatrat ku duhet që Policia të shkojë për kontrolle urgjente. Deputeti shkruan se në fshatrat: Borocke, Zavalan, Mican, Kreshove, Gostivisht, Ogren, ndërsa përmend edhe zonën e Përmet-Këlcyrës. “Vënia në jetë e premtimeve elektorale të Rilindjes i ka mbushur plot rrethinat e tyre. Grupet krimiale janë në aktivitet të plotë aty, ndërsa edhe fshtarëve që ju premtuan në shkëmbim të votës diku 20, diku 30 rrënjë kanabisi pa…
19-vjeçari Jehon Breçani është shoferi i mjetit që u përfshi në një aksident, pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë. 5 orë më parë, para goditjes fatale, ai kishte postuar në rrjetin e tij social në Instagram. Pikërisht një foto nga timoni i mjetit që drejtonte.
Në fjalën hapëse të emisionit, moderatori Blendi Fevziu bëri me dije se janë ftuar të jenë pjesë e panelit të katërt kandidatët për kryetar në Partinë Demokratike dhe i vetmi që ka refuzuar pjesëmarrjen është kreu aktual Lulzim Basha. Sipas Fevziut, Basha ka refuzuar përballjen me gazetarët për çështjen e zgjedhjeve të brendshme në PD. “Janë 4 kandidatë që konkurrojnë, ne i kemi ftuar të katërt që të jenë sot prezent, tre prej tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, i katërti nuk ka pranuar që të përballet me gazetarët për këtë çështje”, tha Fevziu.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij, Edi Rama se ka lobuar për shpalljen e tij “non grata” në SHBA. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, Berisha tha se Rama, bashkë me George Soros, kishin lobuar në DASH, ndërsa shtoi se sekretari Antony Blinken ishte keqinformuar. “Historiku im me SHBA buron në një besim timin të thellë se pavarësisht nga të gjitha dramat përsëri ky komb ka vokacion perëndimor. Në fjalën time më 22 dhjetor 1990, kryefjalimi i jetës time ka qenë se PD do jetë parti e vokacionit të shqiptarëve. Rilindasit e kanë meritën e jashtëzakonshme se…
19-vjeçari Jehon Breçani ka humbur dejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçare shtatzënë, e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio në Tiranë. 30-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i është këputur njëra këmbë gjatë aksidentit. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni. Shoferi i makinës tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. 19-vjeçari ka rezultuar me 0.00 në testin e alkoolit. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e…
Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi ka hedhur poshtë lajmet e mediave serbe rreth nënshkrimit të deklaratës së përbashkët. Sipas këtyre të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi që të nënshkruante deklaratën e përbashkët gjatë Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në takimin e mbajtur në Tiranë. Kelmendi është shprehur për mediat se deklarata u tërhoq nga vetë mikëpritësi i takimit. Ajo u shpreh se arsye e tërheqjes së deklaratës ishin dallimet e mëdha që janë vërejtur mes Kosovës e Serbisë. “Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së…
Ylli botëror Bebe Rexha i ka çuditur të gjithë me fotot nga kopshti i saj i shtëpisë, ku ishin mbjellë domate. Këngëtarja e famshme shqiptare nuk e ka aspak problem që të tregojë momente nga përditshmëria e saj, ku çdo gjë është shumë e thjeshtë. Në postimet në “Instastory”, ajo tregon se kujdeset vetë për to, pasi shfaqet duke u hedhur ujë. Kjo nuk është hera e parë që Rexha bën postime të tilla, pasi edhe më parë ka treguar kopshtin ku kishte mbjellë domate, kastravecë, speca e perime të tjera.