Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Publikohet studimi që tregon se si ushtrimet e tepërta rrisin rrezikun e kësaj sëmundje

10:05 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60c31cdde1687
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtrimet e rregullta dhe të mundimshme rrisin rrezikun e sëmundjes së neuroneve motorike te njerëzit që janë gjenetikisht të cenueshëm.

Shkencëtarët në Universitetin Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar thonë se askush nuk duhet t’i ndalojë ushtrimet si rezultat i studimit të tyre, por shfaqin shpresën se këto gjetje mund të çojnë në mënyra të ekzaminimit të njerëzve, që mund të jenë në rrezik më të lartë.

Sipas studimit, rreth një në 300 njerëz në përgjithësi zhvillon sëmundje të neuroneve motorike.

Kjo sëmundje ndikon në aftësinë e njerëzve për të lëvizur, për të folur e madje edhe për të marrë frymë, pasi neuronet motorike që sjellin mesazhe nga truri në muskuj, dështojnë.

Sëmundja mund të shkurtojë në mënyrë dramatike jetën e njerëzve.

“E kemi thënë me bindje se ushtrimet janë faktor rreziku për sëmundjen e neuroneve motorike”, tha dr Johnathan Cooper-Knock, njëri nga studiuesit.

“Numri i atletëve të profilit të lartë, të prekur me sëmundjen, nuk është rastësi”, tha ai.

Studimi u publikua në revistën mjekësore EBioMedicine.

Si ushtrime të rregullta dhe të mundimshme u definuan ushtrimet për më shumë se 15-30 minuta në më shumë se 2-3 ditë të javës.

Por, padyshim, shumica e njerëzve që ushtrojnë kaq, nuk zhvillojnë sëmundje të neuroneve motorike.

“Ne nuk e dimë se kush është në rrezik dhe nuk do të shkonim aq larg, sa të këshillonim se kush duhet dhe kush nuk duhet të ushtrojë. Nëse të gjithë pushojnë së ushtruari, kjo do të bënte më shumë dëm sesa dobi”, tha dr Cooper-Knock./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.