Author: tirana

Pas përfundimit të formatit, ish-konkurentët e emisionit “Për’puthen” kanë nisur një tur në Shqipëri. Sot, ata kanë qenë në Durrës, teksa kanë nisur audicionet e reja, në praninë e personazheve të vjetër. Në takimin e sotëm në qytet, ata janë pritur nga të rinjtë shqiptarë me ovacione e duatrokitje të shumta, teksa prisnin në radhë për të shkrepur foto me ta. Madje ka pasur vajza që qajnë dhe ulërasin emrat e tyre, duke u kërkuar një foto. Mesa duket ulja e shifrave të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit, ka nxitur të gjithë që të dalin në shesh dhe duke…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të enjten shpalljen e katër ligjeve, që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë. Konkretisht, Presidenti i Republikës ka shpallur ligjin “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”; atë “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)””; “Për ratifikimin…

Read More

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtari i njohur Ardian Bujupi nuk kishte si të shpëtonte as nga pyetja nëse është në një lidhje dashurie. Ai është shprehur se është disi e ndërlikuar dhe deri tani nuk ka patur diçka serioze me asnjë vajzë. Nëse do lidhet seriozisht nuk e ka problem që të dalë para publikut dhe ta nxjerrë në media. Ai ka treguar edhe se si e do gruan e tij ideale. Rudina Magjistari: Si është zemra jote, është i dashuruar Ardian Bujupi apo jo? I ke kënduar dikujt një këngë? Ardian Bujupi: Është një temë…

Read More

Byroja Kombëtare e Hetimit ka publikuar emrat e 210 kandidatëve “hetues”, të cilët janë përzgjedhur si fitues nga testimi për aftësitë fizike. Në konkurs morën pjesë 325 kandidatë, nga të cilët 210 u kualifikuan, ndërsa 115 nuk kaluan dot në fazën tjetër. Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim. Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.…

Read More

26 vjeçarja braziliane Elisane Silva, nisi të vërente se ishte më e gjatë nga shoqet e saj të klasës që kur ishte 10 vjeçe, ndërsa tani ajo ka arritur gjatësinë 2.15 metra. Aspirantja për modele besohet se është “një nga femrat më të gjata në botë” dhe ka folur për gjendjen e saj, që përfshin çrregullime hormonale. Nëna e saj Ana Maria Ramos është vetëm 1.60 metra e gjatë ndërsa babai Luiz Jorge është 1.70, prandaj ata besojnë se nuk ka të bëjë me genet e tyre. Por për shkak të një tumori beninj (jo-agresiv) në gjendrat pitulare të trurit,…

Read More

Deri të hënën parlamenti duhet të dorëzojë në gjykatën kushtetuese vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit të republikës. Ky është rasti i parë në 3 dekada që gjyqtarët kushtetues do të vendosin për fatin e kryetarit të shtetit, pasi pavarësisht përplasjeve të çdo mazhorance me presidentët, asnjë shumicë nuk ka pasur 94 vota e ideja e shkarkimit nuk ka kaluar asnjëherë kufirin e deklaratave politike. Sipas ligjit të gjykatës Kushtetuese, ben te ditur Vizion Plus, anëtarët e saj kanë 3 muaj kohë për të vendosur nëse shkarkimi i Ilir Metës kalon apo jo për t’u shqyrtuar…

Read More

Ledri Vula dhe Majk publikuan dje videoklipin e “Marr”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe me siguri do të kthehet në hit veror. Mirëpo kënga e dy reperëve u publikua në kanalin e Majk në Youtube dhe jo të “Babastars” siç ndodh zakonisht me këngët e bashkëpunimet e tij me artistë të tjerë. Kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se ai mund të ishte larguar nga labeli i njohur. Por,themeluesi i “Babastars” Getoar Selimi ka reaguar për herë të parë duke shuar të gjitha dyshimet. Ai ka postuar në InstaStory një pjesë të klipit të “Marr” duke treguar…

Read More

Pas kërcenimeve më 25 prill, Xhelal Mziu i është rikthyer sulmit ndaj votuesve. Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës në një postim në Facebook i drejtohet shqiptarëve me mesazhin: “Veresie s’ka, sko tek ai që shite votën”. Ndërkohë, një komentues shkruan “Ishalla vdesin”. Pikërisht këtë koment, deputeti i zgjedhur i PD jo vetëm që nuk e ka fshirë por ka preferuar ta miratojë duke e pëlqyer.  

Read More

Antarët e kësaj familje janë prindërit, Kris dhe Caitlyn dhe fëmijët e tyre Kim, Khloé, Kourtney, Kylie, Kendall dhe Rob kanë një pasuri më të madhe se prodhimi kombëtar bruto i dhjetëra vendeve. Po ju sjellim rënditjen nga më i pasuri tek më i “varfëri” nga anëtarët e familjes. Kim Kardashian: 1 miliard dollarë Revista Forbes e vendosi atë në listën e miliarderëve. Pasuria e saj është për shkak të shfaqjes së famshme, por ky ishte vetëm fillimi. Kim Kardashian tani ka kompaninë e saj të kozmetikës dhe veshjeve. Kylie Jenner: 700 milion Pasuria e saj e ka burimin nga…

Read More

Anxhela Peristeri përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në me këngën “Karma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri. Ajo arriti që të kualifikojë Shqipërinë në finale, ndërsa mori vetëm 57 pikë të cilat e renditën atë në vendin e 21. Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me lookun që kishte zgjedhur. Ajo kishte veshur një “body” me gurë që i nxrrite në pah të gjitha format e saj trupore. Shumë e pëlqyen këtë veshje të Anxhelës, por kishte të tjerë që e kritikuan duke u shprehur se ky look nuk përshtatej…

Read More

Teksa rastet e para të gripit të shpendëve janë konfirmuar në vendin tonë, epidemiologu veterinar Kujtim Mersini, ka treguar kategoritë që janë më të rrezikuar. Mersini tha se grupi më i riskuar janë fermerët që mbarshtojnë shpendët në oborre, pasi kanë kontakte të drejtpërdejtë. Megjithatë, sipas tij, rreziku që ata mund të sëmurën është shumë i ulët, sepse nuk është i përshtatur për trupin e njeriut. Ndër të tjera, Mersini u shpreh se ky virus transmetohet përmes rrugëve ajrore, kontaktit me kafshët e ngordhura apo lëngjet trupore të shpendëve të ngordhura ”Grupi më i riskuar janë fermerët që mbarshtojnë shpendët…

Read More

Gaforrja cilësohet si shenja më e komplikuar e zodiakut, megjithatë nëse shoqërohen me njerëzit e duhur do të nxjerrin më të mirën e vetes. Më poshtë Living do të listojë 3 shenjat që përputhen më shumë me Gaforren. 1.Demi Demi dhe Gaforrja flasin të njëjtën gjuhë dashurie. Siguria emocionale dhe financiare shkojnë dorë për dore për të dyja shenjat. Por, që të mos mendoni se ky do të ishte një kombinim, pa dashuri, mbani mend se Demi, si Gaforrja , është një romantik i lindur që pëlqen gjërat tradicionale si zemrat klasike dhe buqetat e mëdha me lule. 2. Akrepi…

Read More