Author: tirana

Dy vajza janë përfshirë në një sherr, mbrëmjen e kaluar në një club, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Motivi i konfliktit nuk dihet, mirëpo në vendin e ngjarjes janë parë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.Raportohet se përleshja ka vazhduar edhe jashtë lokalit, por është ndërprerë në momentin kur në vendngjarje ka arritur policia. Mediet kosovare kanë publikuar momentet e sherrit, ku shihet se vajzat qëllojnë njëra-tjetrën me shuplaka e shkelma.

Read More

Policia maqedonase ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar për 50 kg marijuanë të sekuestruara teksa zbulohet se destinacion kishte Greqinë. Për më tepër shoferi shqiptari tentoi të korruptonte policët para për të mos kryer kontroll, por më pas iu gjetën 2 qeset me sasinë e drogës. “Është ndaluar një makinë mallrash “MAN” me targa të Shqipërisë, e që drejtohej nga B.J. (40) nga Republika e Shqipërisë. Shtetasi shqiptar i ka ofruar para policëve për të mos kryer kontrolle. Policia ka kryer kontrolle, pas çka janë gjetur dy qese ku janë futur 50 pako me marijuhanë pe peshë të përgjithshme prej 50…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar në Gjykatë konfiskimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit. Kërkesa është bërë në bazë të operacionit “Forca e Ligjit” sipas aktit normativ, pasi në shkurt të vitit të kaluar ishte vendosur sekuestro nga OFL-ja. Mësohet se bëhet fjalë për 6 pasuri, për të cilat dje në orën 13:30, Gjykata e Posaçme ka vendosur shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut. Më 12 shkurt të vitit 2012, OFL-ja i dorëzoi Dritan Dajit formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Në kërkesën e konfiskimit që SPAK ka dorëzuar në Gjykatë, bëhet fjalë për 3…

Read More

Mjeku Arjan Mezini deklaroi në ABC se deri në fund të javës spitali i Sanatoriumit pritet të zbrazet tërësisht nga pacientët e prekur me COVID, për t’i lënë vendin atyre me sëmundje pulmonare dhe kronike si dhe pacientëve që e kanë kaluar sëmundjen e COVID dhe kanë mbetur me pasoja në shëndet. Mezini deklaroi se Shqipëria sot është në një situatë optimale sa i përket pandemisë kjo për shkak të uljes së shifrave, imunizimit, fushatës së vaksinimit dhe stinës ku ndodhemi. “Kanë ngelur dy tre pacientë që besoj që deri nga fundjava do të dalin dhe Sanatoriumi po bëhet gati…

Read More

Koha kur zgjoheni në mëngjes ose në mbrëmje ëshë e përcaktuar në bazë të ADN-së dhe kjo mund të ketë ndikim në gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj gjithashtu. Mirëpo pse personat të cilët zgjohen më herët, thuhet se janë më të lumtur se ata të cilët kalojnë orë të tera duke qëndruar në shtrat, shkruan TheGuardian. Jessica O’Loughlin, autorja kryesore e një studimi të botuar në revistën Molecular Psychiatry, pyeti më shumë se 450 mijë njerëz të moshës së mesme në lidhje me preferencat e tyre për t’u zgjuar nga gjumi. “Ata që u zgjuan më herët tregojnë se kanë…

Read More

Aktorja e njohur Marjana Kondi i ka shprehur dashurinë bashkëshortit, duke thënë se ai është njeriu më inteligjent që ka njohur. Kondi me plot humor tregoi edhe një ngjarje që i kishte ndodhur me policinë. “Të dua pafund! Ka atë inteligjencën e mirë që nuk e ka njëri, jo këtu në Shqipëri, po edhe në botë. Ai ka mbaruar studimet në Gjermani dhe ata gjermanët luteshin që të rrinte të punonte në bankat e Frankfurtit. Edhe ne ishim atje në 89 deri në ’92. Edhe është i mirë, është i qetë. Mua më stopon në gjërat, ama edhe pa mua…

Read More

Një gjykatë gjermane ka dënuar me burg një 41 vjeçar nga Kosova i cili akuzohet për ndihmë emigrantëve të paligjshëm. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari nga Kosova, i cili kishte një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite më radhë keqpërdori dhe shfrytëzoi punëtorët duke i sjellë nga jashtë dhe paguar me një pagë mjaft të ulët. Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai, i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për…

Read More

28-vjeçari Damien Tarel, që goditi presidentin francez, Emmanuel Macron në fytyrë, është arrestuar dhe më pas i është bërë një kontroll shtëpisë ku ai jetonte bashkë me të ëmën. Sipas Daily Mail, në shtëpi grupi i hetuesve bën me dije se ka gjetur armë dhe një kopje të tekstit antisemit të Hitlerit, Mein Kampf dhe armë ku mdis tyre raportohet se janë gjetur në shtëpinë e tij janë; një shpatë, një kamë dhe një pushkë koleksionisti, për të cilat ai nuk kishte leje. Damien Tarel me flokë të gjatë dhe me syze u hodh në tokë nga truprojat pasi goditi…

Read More

Çfarë është Iluminati? Është një emër që i është dhënë një shoqërie sa reale aq edhe fiktive. Kjo organizatë ka nxitur prej dekadash shumë teori konspirative. Jo pak njerëz që pretendojnë se ajo është një organizatë sekrete dhe misterioze që synon dominimin e botës, dhe që qëndron pas disa prej revolucioneve dhe vrasjeve më me rëndësi në historinë e botës. Cili ishte Iluminati origjinal? Iluminati ishte në fillim një shoqëri sekrete e formuar në Bavari të Gjermanisë së sotme, dhe që ekzistoi në vitet 1776-1785. Grupi u frymëzua nga idealet e Iluminizmit, dhe u themelua nga profesori i jurisprudencës Adam…

Read More

Disa shtete, përgjatë Hemisferës Veriore do të përfshihen sot nga eklipsi diellor i quajtur ‘unaza e zjarrit’. Eklipsi ‘unazor’ përfshin kryqëzimin e hënës me diellin pa bllokuar plotësisht dritën e tij, duke dhënë pamjen e një unaze të ndritshme rreth hënës. Gjatë eklipsit, hëna duket më e vogël se dielli.Ky fenomen do të jetë i dukshëm pothuajse në të gjithë botën, por vetëm disa vende do të kenë një pamje të qartë. Nëse po planifikoni të shikoni eklipsin më 10 qershor, duhet të përdorni syze diellore ose një metodë indirekte shikimi në të gjitha pikat.

Read More

Marko Kepi, shqiptari që kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork të SHBA, ka arritur të neutralizojë një hajdut që sapo kishte vjedhur çantën e të fejuarës së tij. Hajduti, kishte hyrë në makinën e tyre, kishte marrë çantën që kishte gjetur brenda saj dhe ishte larguar me vrap, ndërsa Kepi dhe persona të tjerë iu vunë në ndjekje. “Ai u përpoq të ikte, por e kapa dhe ia mora çantën. I thashë: Nuk ke për të shkuar askund derisa të vij policia”, tha Kepi për mediat amerikane. Falë reagimit të shpejtë të Kepit, hajduti është arrestuar nga policia. Ai…

Read More

Tashmë njerëzit janë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e zakonshme të koronavirusit dhe efektet e tij shkatërruese në trupin e njeriut. Sidoqoftë, ka shumë gjëra që nuk dihen për Covid-19 përfshirë simptomat e pazakonta që ndodhin tek njerëzit që infektohen nga virusi. Disa nga këto shenja mund të shfaqen edhe pas shërimit që kalojnë pa u vënë re. A e dini se simptomat mund të shfaqen edhe në thonjtë pasi jeni rikuperuar nga Covid-19? Thonjtë COVID po hetohen si një efekt i mundshëm anësor i sëmundjes, me një tregues të qartë që është një ‘vijë e qartë’ në shtratin…

Read More