Nga arratia, vend i cili nuk u zbulua asnjëherë për 23 vite me radhë, shtetasi Erjon Abazaj i kërkon gjykatës së Tiranës parashkrim të vendimit që e shpalli atë fajtor për akuzën e vrasjes me dashje, çka do të thotë rikthim i të jetuarit në normalitet dhe jo si një i shumë kërkuar. Policia kriminale dhe Interpoli i konfirmojnë gjykatës se për gati dy dekada me radhë ata nuk ishin në gjendje ta gjenin. Erjon Abazaj , aso kohe 18 vjeç u largua në drejtim të paditur mbasi vrau Fatjon Brinjën dhe për gati një çerek shekulli teksa policia ishte…
Author: tirana
Në Tiranë, ekspertët e legjislacionit shqiptar pohojnë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të përballet me disa sfida jo të lehta profesionale, pasi të marrë në dorëzim vendimin e sotëm të parlamentit për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkelje të rënda të Kushtetutës. Sipas tyre, sfidat kanë të bëjnë me gjykimin mbi procedurat e ndjekura deri sot nga Kuvendi, me përmbajtjen e vendimit të sotëm dhe me vlerësimin nëse shkeljet e presidentit janë apo jo të asaj shkalle sa të justifikojnë shkarkimin e tij. Studiuesja e çështjeve kushtetuese dhe profesorja e kësaj fushe në fakultetin…
Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka njoftuar se nuk mund t’iu kthejë përgjigje fansave të tij pasi Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane. Përmes një video-je në Instastory, Stresi tregon se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji. “Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që…
Ambasada e Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për “bunkerizimin” e Kuvendit duke mos i lejuar gazetarët që të jenë pjesë e zhvillimeve të Kuvendit. Me anë të një reagimi zyrtar, BE është shprehur se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë. Në fund theksojnë se këto vendime nuk kanë standarde europiane. “Dëgjimet publike dhe aksesi i mediave në Parlament për të mbuluar punimet plenare dhe komisionet janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të…
Adriatik Bocaj, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ngritur shqetësimin ndaj fenomenit të dhunës në familje. Ai shprehet se gjatë hetimeve në rastet e dhunës në familje, bëhet dhe kqyrja fizike e të dhunuarës/rit, të cilat shkruhen në vendimet e nxjerra. Por sipas tij ajo ç’ka është më tepër shqetësuese është fakti se policët janë në nivele të ulëta të përgatitjes së dokumentacionit në marrjen e provave të para në rastet e dhunës. Sipas tij, palëve ju shkon urdhri, por ato ankojen se nuk e kanë marrë, për shkak të adresave të gabuara apo mungesës së tyre. “Dua…
Duke nisur nga dita e sotme, 9 qershor shteti i Francës do të lejoje hyrjen e shqiptarëve me pasaportë biometrike dhe që kanë bërë një nga vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR. Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi. “Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët…
Shqipëria do të marrë 20 mijë vaksina ndaj COVID-19 si dhuratë nga Greqia. Lajmin e konfirmoi Ambasada shqiptare në Athinë. Në njoftim dhuhet se zëdhënësja e qeverisë greke, Aristotelia Peloni ka deklaruar se Greqia ia dhuron Shqipërisë 20 mijë doza të vaksinës siç po bëjnë vendet e BE me fqinjët e tyre. Po ashtu është njoftuar ditë më parë se Greqia gjithashtu do të ndihmojë me vaksina edhe me Maqedoninë e Veriut. NJOFTIMI NGA AMBASADA NË GREQI Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë…
Dejvi Bregu ishte futbollisti që ndryshojë balancat në këtë sezon të Superligës, i vetmi që bëri diferencën në sytë e trajnerit Brdaric dhe jo vetëm duke shtyre Teutën drejt titullit kampion. Me 16 gola, Bregu kaloi çdo pritshmëri duke rrëmbyer në fund edhe trofeun e “Kupës së Artë”. Ky ishte një vit perfekt për sulmuesin vlonjat por Bregu nuk dëshiron të ndalet këtu. Në një intervistë ekskluzive për “News24”, Bregu rrëfeu emocionet e titullit të parë në karrierë, mirëkupton kritikët por në fund është i bindur se askush më shumë se sa Teuta nuk e meritonte titullin. Bregu u ndal…
Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi i ka dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij, Selvija, janë martuar ditën e sotme në një ceremoni private. Çifti ka surprizuar fansat me disa foto mjaft tē ëmbla të publikuara në rrjetet sociale nga kjo ditë e rëndësishme. Në fotot e publikuara ata pozojnë të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa Selvija mban një buqetë me lule në duar. “Selvije Kasapi nga tani. 09.06.2021.”- ka shkruar artisti krah fotos.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një shkrim që tregon historinë e pilotes Valdeta Mehanja e cila për herë të parë vizitoi Shqipërinë me stërvitjen e përbashkët të Defender 21, nën uniformën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkrimi flet rreth historisë frymëzuese të saj e cila nga një refugjate lufte u shndërrua në një nga pilotet kryesore të aviacionit amerikan, ndërsa shprehet se nuk e kishte menduar kurrë se do të vizitonte Shqipërinë. “Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare…
Pas shumë kohësh pritje, më në fund Ledri Vula dhe Majk sollën bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Marr”. Kënga është shumë ritmike dhe padyshim që shumë shpejt do të kthehet në një hit veror. Kujtojmë se dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”. Para disa ditësh fansat e dyshes, që mezi po e presin publikimine plotë të këtij bashkëpunimi, publikuan para kohe një pjesë të shkurtër të tij. Në rrjete sociale qarkullon një video, e cila është bërë gjatë xhirimeve të klipit të këngës. Ledri dhe…
1.Dashi – Sypatrembur. Kur mendoni se cili është tipari juaj më tërheqës nuk duhet të kufizoheni vetëm në aspektin se ksu al. Personat që i përkasin shenjës së dashit dallojnë për një karakter të jashtëzakonshëm që nuk hezitojnë të sulmojnë këdo për të arritur atë që duan. Iniciues, i vetëdijshëm dhe i patrembur, janë karakteristikat që i përshtaten më së miri Dashit si një shenjë që merr përsipër rr ez iqe dhe bën lëvizje të guximshme. Nuk do të ndihesh asnjëherë i mërzitur me ta, por dhe mund të të pushtojnë. 2.Demi – Sensual.Demët njihen për natyrën e tyre materialiste,…