Author: tirana

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe e zgjedhur në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka folur sot në News 24 lidhur me urdhrin ekzekutiv që lëshoi dje presidenti i SHBA-së, Joe Biden. E pyetur nëse preket Berisha nga ky vendim, Duma u përgjigj negativisht duke e vënë më shumë theksin te Kosova dhe ish-Jugosllavia. Ajo tha se SHBA nuk merret me të shkuarën, por me të tashmen, duke përmendur gjithashtu dhe faktin se Shqipëria ka përparuar në marrëdhëniet me Turqinë vitet e fundit, gjë që sipas Dumës, shihet me dyshime dhe shqetësime nga…

Read More

Në studion e lajmeve të Dritare TV ishte i ftuar analisti Dritan Hila, i cili foli rreth aktualitetit politik në vend, duke folur për seancën e shkarkimit të Presidentit, si edhe për vendimin e SHBA lidhur me ndalimin e personave që sjellin destabilizim në Ballkanin Perëndimor dhe rrezik për demokracinë. “Rama i kishte të gjitha votat e nevojshme për të shkarkuar Presidentin, aq më tepër që pjesa tjetër e votuesve brenda Kuvendit nuk ka ndikimin e partive politike, duke u cilësuar edhe si tradhtar, ndërsa zoti Rama ka një parti unike. Patjetër që do të ketë persona të tjerë që…

Read More

Ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze 32-vjecarja Olga Arkhangelskaya, e cilësuar si barbi e Ukrahinës. Prej kohësh ajo njihet për ëndrrën që ka për t’u dukur si një “kukull Barbie njerëzore”. Arkhangelskaya vdiq në shtëpinë e saj në Odesa, më 16 maj, ndërsa ishte vënë re se që prej kohësh ishte shkëputur nga rrjetet sociale. Për këtë ngjarje të rëndë ka folur shoqja e saj e ngushtë, e cila bashkë me viktimën kishin ëndërr që të dukeshin si kukulla barbi.  “Ajo ishte shumë e trishtuar, por në të njëjtën kohë zbavitëse, me një sens të shkëlqyer humori e sarkazme. Ishte…

Read More

Institute i Shëndetit Publik ka deklaruar se gripi i shpendëve ka risk të ulët për shëndetin e njerëzve. Instituti i shëndetit publik thotë se ky virus nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. “Në fakt ky lloj virusi H5N8 përben rrezik të ulet për njerëzit. Deri tani janë identifikuar vetëm tre persona në rusi që kane qenë me forma të lehta gripi. Shenjat kane qene fare të lehta me rrufe me temp me pak kolle por jo forma të rënda. Ky nuk transmetohet nga shpendët tek njeriu dhe nuk ka raste te transmetimit nga njeriu tek njeriu”. Shefja e sëmundjeve infektive…

Read More

Jemin Gjana, kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike ishte në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Gjatë konferencës Gjana foli në lidhje me ecurinë e procesit të zgjedhjeve për kryetar partie te PD-ja. Por gjatë fjalës së tij ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen e kamerave ishte një gjest i pazakontë i Jeminit. Kamerat kanë filmuar Jeminin në një moment që heq çamçakëzin nga goja dhe e ngjet poshtë tavolinës. Më pas ai pastron duart dhe nis e flet sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Me siguri Jemini e ka harruar që ishte para kamerave dhe sytë…

Read More

Mjeku u padit për lëndime nga pakujdesia dhe u pushua menjëherë nga puna. Ai i kërkoi falje babait Një mjek në Gjermani është pushuar nga puna, pasi gabimisht vaksinoi një vajzë 9-vjeçare kundër Covid në një qendër në Bobingen të Bavarisë. Kjo është një praktikë e paautorizuar në Gjermani, ku vaksina injektohet vetëm nga mosha 12 vjeç e sipër. Sipas mediave mjeku u padit për lëndime nga pakujdesia dhe u pushua menjëherë nga puna. Ai i kërkoi falje babait të fëmijës, i cili duhet të ishte marrësi i vërtetë i dozës së vaksinës, duke deklaruar se ai e kuptonte që…

Read More

Në bazë të Kodit Penal, cilido person që shkon për ta dorëzuar, arrestohet për armëmbajtje pa leje. Disa muaj më parë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, mazhoranca propozoi një amnistie për dorëzimin e armëve në mënyrë vullnetare. Por, duket se ky projektligj do të miratohet nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Nga ana e sa, Policia e Shtetit ka gati strategjinë për dorëzimin e armëve, që sipas saj, pritet të ulë ndjeshëm edhe situatën kriminale në vend. Mësohet se në 10 vrasje të ndodhura, 9 janë kryer me armët e vjedhura në vitin 1997. Për deputetin e…

Read More

Këngët e Dua Lipës kanë qenë më të dëgjuarat në 2020-n ë Britaninë e Madhe në radio dhe televizion. Ajo realizoi një super album të suksesshëm si “Future Nostalgia”, i cili i dhuroi gjithë suksesin vitin që lamë pas. Madje Dua Lipa ka arritur të rrëzojë nga froni edhe Ed Sheeran, që ka qenë artisti më i dëgjuar në Britaninë e Madhe që nga viti 2017. Dy këngët e Dua Lipës, Physical dhe Don’t Start Noë kanë qenë ndër 10 këngët më të famshme në Britaninë e Madhe. Ndërkohë që kënga më e dëgjuar nga të gjitha ka qenë Blinding…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me votimin në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Balla e ka cilësuar si një dhuratë të bukur për Shqipërinë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste. “Kuvendi shkarkoi presidentin Ilir Meta. Dhuratë e bukur Shqipërisë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste” shkruan Balla. Kujtojmë se me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë fati i presidentit Ilir Meta do të varet…

Read More

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Parlamentin bolivia, ku deputetët janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin pas akuzave nga foltorja e Kuvendit. E gjitha filloi pas debatit të ashpër për arrestimet e ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë Jeannine Anez. Disa nga deputetët, e cilësuan aktin e ish-zyrtarëve të arrestuar si puç shteti, për të rrëzuar ish-presidentin Evo Morales. Por dy politikanë të tjerë, teksa dëgjuan këto deklarata, e humbën durimin dhe nisën të përleshen me deputetët e tjerë. Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjete sociale, ndërsa shumica e qytetarëve e kanë dënuar aktin e demonstruar nga përfaqësuesit…

Read More

Kuvendi ka reaguar pas protestës së gazetarëve për vendimin e marrë nga Kryesia e Kuvendit për t’i lënë jashtë Komisioneve dhe seancës plenare. Në sqarim Kuvendi bën me dije se sistemi i ri audio-video është i rekomanduar dhe i ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri. Në reagim, Kuvendi thotë se nuk censuron dhe nuk përzgjedh asnjë pamje dhe asnjë plan, pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk po instalon asnjë regji qendror, por çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që ndjekin dhe përzgjedhin çdo pamje apo detaj që dëshirojnë të transmetojnë. “Teknikisht, gazetarët dhe publiku, me ndërmjetësinë ose…

Read More

Ditët e fundit ka nisur një diskutim i zjarrtë pasi komuniteti LGBTQI kërkon që termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi në dokumentet e vendit të punës dhe dokumente të tjera, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”. Komuniteti LGBTQI ka thënë se përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave. Nga ana tjetër në pasaporta kërkohet që fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Diçka e tillë ka nisur të diskutohet edhe në Shqipëri, por shumë personazhe nuk janë dakord që të…

Read More