Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se situata është nën kontroll dhe janë marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit, lidhur me konstatimin e tre rasteve të gripit të shpendëve një ditë më parë në vendin tonë. Zv.ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçit, tha se, “gripi i shpendëve nuk rrezikon jetën e njerëzve”. “Grupet e kontrollit me ekspertët përkatës po monitorojnë sistematikisht situatën dhe janë marrë masa përkatëse duke ndaluar importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit, nga Kosova, disa rajone të Greqisë Veriore, Polonia, Sllokvakia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Izraei,…
Author: tirana
Ministria e Bujqësisë ka marrë një vendim drastik. Në doganën e Morinës nuk do të lejohet importi i shpendëve, produkteve e nënprodukteve të tyre. Ky vendim vjen pas shfaqjes së rasteve të para të gripit të shpendëve në vendin tonë prej të cilëve një rast edhe në Bujan të Tropojës. Inspektorët e AKU në Morinë ndjekin zbatimin e këtij vendimi duke kontrolluar të gjitha mallrat që hyjnë në Morinë
Bëhet me dije se Kreshnik Ajazi ka marrë zyrtarisht sot detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit. Në mbledhjen e sotme, prezent kanë qenë drejtori i policisë së qarkut si dhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi. Ajazi u emërua në krye të kësaj prokurorie më 26 mars, ndërsa do të qëndrojë në këtë detyrë për një mandat 3-vjeçar.
Deputeti i opozitës së re, Selami Jenishehri, ditën e sotme ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend. Gjatë fjalës së tij ai ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe për emigratët që iu mohua e drejta për të votuar. Mirëpo gjatë fjalës së tij, ai ka bërë një “gafë” teksa thotë “do u dalim për zot nipërve dhe mbesave tonë pensionistë”. “Ne do ta cojmë në Gjyaktën Kushtetuse koalicioni ABOK me drejtuesin tonë Kujtim Gjuzin, do ta cojmë në Gjykatën Kushtetuse do t’i dalim zot nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta me votuar.…
Gjetan Gjetani i cili iu largua Partisë Socialiste për t’iu bashkuar LSI-së, ka shprehur votën e tij kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Ai ka publikuar në rrjetet sociale fletën e cila është shpërndarë në Kuvend, për të hedhur votën e tyre deputetët. Gjetani shkruan se raporti përfundimtar nuk shprehet asgjë tjetër veçse dëshira e Ramës për të uzuptuar institucionin e fundit të pauzuptuar. Postimi: Shpreh voten time kundra raportit përfundimtare për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë! Në raportin përfundimtare, nuk shprehet gjë tjeter, veçse deshira e Edi Ramës, për të uzurpuar edhe Institutocionin e fundit të pauzurpuar.…
Deputeti Kujtim Gjuzi, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se presidenti Meta, ndër të tjera, ka futur hundët në zgjedhje. Gjuzi i bëri thirrje Metës që të japë dorëheqjen, sepse kështu do të nderonte veten. “Më mirë vonë se kurrë, thonë shkodranët. Meta u bë deputet, kryeministër dhe president, ka marrë postet më të larta të shtetit shqiptar. Disa herë i është kërkuar Metës që të tërhiqet. Pse fut hundët në zgjedhje, pse bën ndasi, pse mbështetet vetëm bashkëshorten tuaj dhe partinë që ajo drejton. E ke bërë borxh shkarkimin. Dorëheqja të rikthen në qytetërim. Mirëpo, ke bërë nder…
Jemi në periudhë merkato dhe gjithçka ndryshon nga momenti në moment. Sergio Ramos është një nga çështjet që duhet të zgjidhë Real Madrid. Kapiteni del lojtari i lirë më 30 qershor dhe shumë është përfolur për një largim të tij. Klube si Manchester City, Manchester United, PSG dhe Sevilla janë gati t’i plotësojnë dëshirat qendërmbrojtësit andaluzian. Ndërkohë, “Los Blancos” kanë politika të qarta dhe nuk ofrojnë rinovime më të gjatë se një vit për “veteranët”.Florentino Perez i ka ofruar zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit të ardhshëm. Rroga? 10% më e ulët se aktualja, kjo për shkak të…
Anëtarja e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e presidentit, Vasilika Hysi renditi disa prej shkeljeve që ka bërë sipas maxhorancës Ilir Meta. Gjatë fjalës së saj teksa renditi disa nga këto shkelje, Hysi iu bëri thirrje kolegëve që të votojnë pro shkarkimit të Metës. “Në ditën e heshtjes zgjedhore, presidenti i Republikës kreu një sërë sjellësh që u hetuan nga komisioni parlamentar. Kushtetua e Shqipërisë e përcakton presidentin si kyetar të shtetit. Ai nuk mund të ushtrojë funksionin publik nëse ka ushtruar detyrën. Komisioni i Venecias në një nga raportet ka saktësuar se presidenti nuk duhet të mbajë pozicion politik, por…
Futbollisti i njohur ka treguar betejën e fortë me sëmundjen e rëndë që po kalon në jetën e tij. “Unë kam qenë një futbollist dhe njeri i fortë, por edhe i brishtë. Jam këtu me gabimet e mia, frikën dhe dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme”, u shpreh Gianluca Vialli. Kuvendi pret ta shkarkojë/ Meta nxjerr valixhet nga Presidenca, zbardhet qëllimi për çfarë do përdoren ‘arkat e kuqe’ që u ngarkuan në kamion, ja ç’pritet të ndodhë në institucion “Ky është një shoqërues i padëshiruar i jetës, por duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur dhe të…
Deputeti Halit Valteri në seancë ka thënë se sot duhet t’i jepet fund karrierës së Metës. “Ilir Meta është personazhi politik i ka marrë gjithçka vendit tonë. Gjithçka i ka dhënë Shqipëria Ilir Metës. Dhe shqiptarët presin sot që rrugëtimit të Ilir Metës t’i jepet fund. Unë e imagjinoj të nesërmen pa një President që na turpëron. Ky na shndërron në një ‘imbesil’ në sytë e botë. Shqiptarët presin sot që t’i shërbejmë atyre”, tha Valteri.
Franca e ka mundur 3-0 në miqësoren e fundit Bullgarinë, dhe është gati për Kampionatin Evropian. Gjelat triumfuan 3-0 me një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në atë të dytë. Golin e epërsisë, për ‘Gjelat’ ka arritur të shënojë sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann. Ai shënoi një gol të bukur në minutën e 29-të. Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Që të dy i shënoi sulmuesi, Oliver Giroud. Ai hyri në lojë në minutën e 41’, duke zëvendësuar të dëmtuarin, Karim Benzema, që ende s’dihet shkalla e lëndimit. Giroud shënoi për 2-0 dhe 3-0…
Sot mund të jetë një ditë e rëndësishme për historinë politike të Shqipërisë. Ilir Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Pasi në Kuvend po zhvillohet seanca, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e LSI-së. Petrit Vasili me ironi shkruan se e do shkarkimin me unanimitet. “Pupace aman mos na zhgenjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet. Pupace jeni qe jeni futini nje votim dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet. Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve…