Sot mund të jetë një ditë e rëndësishme për historinë politike të Shqipërisë. Ilir Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.
Pasi në Kuvend po zhvillohet seanca, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e LSI-së. Petrit Vasili me ironi shkruan se e do shkarkimin me unanimitet.
“Pupace aman mos na zhgenjeni sot.
E duam shkarkimin me unanimitet.
Pupace jeni qe jeni futini nje votim dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet.
Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat.
Perpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka sytë”, shkruan Petrit Vasili.
