Në një kohë që Shqipëria po bëhet gati për të pritur turistët, disa nga qytetet bregdetare po përballen me krime të rënda. Në 8 ditët e para të këtij muaji kanë ndodhur gjithsej 7 vrasje. 3 prej tyre kanë qenë atentate të tipit mafioz e që ende nuk janë zbardhur nga policia. Drejtori i Përgjithshëm së Policisë ka thirrur në mbledhje urgjente, të gjithë drejtuesit e drejtorive Vendore të Policisë. Mësohet se në mbledhjen e cila do të zhvillohet në ambientet e përgjithshme të policisë, do të jetë të pranishëm por edhe shefat e Komisariatit të Tiranës. Bëhet e ditur…
Author: tirana
Fation Kuqari ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të “Për’puthen”. Madje dhe pas daljes nga emisioni ai ka qenë vazhdimisht pjesë e ekranit dhe është përfolur shpesh në lajmet rozë. Tashmë ai është një nga personazhet e preferuar të publikut shqiptar dhe për këtë arsye i është besuar një format në televizion. Shumë shpejt Fation Kuqari do të jetë pjesë aktive e ekranit. Moderatori i “Ora News”, Ronaldo Sharka, ka zbuluar se Fation Kuqari është bërë pjesë e ekranit të “RTV Ora”. Nga 11 qershori ai do të shfaqet në ekran, ku do të drejtojë një emision për…
Mediat greke kanë ngritur alarmin se Turqia po e rrethon Greqinë, duke përdorur Shqipërinë, ku do të sjellë një numër të madh dronësh luftarakë “Bayraktar TB2”. Kompania e prodhimit të këtyre dronëve ka publikuar foto gjatë vizitës atje të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Ardi Veliu, ndërsa pala shqiptare nuk e bërë të ditur këtë vizitë. Videoja e publikuar nga “haber7.com”, tregon se ata që po shohin në monitor se si funksionon droni luftarak turk Bayraktar TB2 janë ministri ynë i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Ardi Veliu. Ata vizituan kompaninë Baykar, që i prodhon këto mjete luftarake.…
Sipas raportit përfundimtar të komisionit të posaçëm hetimor, presidenti Ilir Meta me veprimet e tij ka shkelur 17 nene të Kushtetutës. Në raportin prej 96 faqesh, i cili pritet të lexohet në Parlament, Meta akuzohet edhe për përplasje dhe sulme ndaj diplomatëve, siç është rasti sulmeve me anë të deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim.Sipas Komisionit, në kundërshti me kushtetutën në këto zgjedhje “Presidenti i Republikës bëri fushatë kundër partisë në pushtet, në kapacitetin e tij zyrtar”. Socialistët kanë arritur në përfundimin se Meta ka bërë presion që prokuroria të japë konkluzionet e hetimit para datës së zgjedhjeve dhe është…
Më shumë se një milion persona kanë marrë certifikatën dixhitale europiane Covid, që duhet të lehtësojë udhëtimet këtë verë brenda BE-së, bëri të ditur eurokomisioneri Didier Reynders në Parlamentin Europian. “Më shumë se një milion qytetarë i kanë marrë tashmë këto çertifikata dhe shumë të tjerë do të pasojnë në javët dhe muajt në vijim”, tha Reynders. “Këto certifikata, që vërtetojnë se një person është vaksinuar kundër COVID-19, se ka një test negativ ose që është imun pas një infeksioni, kanë filluar të lëshohen në nëntë vende”, vlerësoi ekzekutivi. Këto vende janë Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Greqia, Polonia,…
Pak para nisjes së seancës së sotme plenare, gazetarët e që mbulojnë zhvillimet në Kuvend kanë protestuar në lidhje me një vendim për rregulloren e re të këtij institucioni. Katër ditë më parë Kuvendi publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Gazetarja Esiona Ikonomi i bëri thirrje Kuvendit, maxhoracës që të tërhiqet nga ky vendim, ndërsa theksoi se me këtë vendim cënohet puna e tyre. “Në mënyrë të vazhdueshme mbuloj prej vitesh kuvendin. Unë nuk nënkuptoj që ky akreditim që të izolohem në bodrum, në katin e parë. Iu jepet akses…
Shkencëtarët kanë zbuluar dy dëmet e rënda të variantit indian i Covid-19, i njohur si varianti “Delta”. Ai mund të lidhet me komplikime të tilla si dëmtim të aparatit të dëgjimit; mpiksjen e gjakut që çon deri në gangrenë; si dhe simptoma që nuk shihen zakonisht tek pacientët me Covid. Teksa pacientët Covid-19 kanë qenë të rrezikuar kryesisht prej komplikimeve në zemër, apo lodhja e tejzgjatur, e cila mund të vazhdojë për muaj pas diagnozës, simptomat e reja të raportuara nga varianti indian mesa duket do të sjellin një përqendrim të ri në kontrollimin e përhapjes së tij në popullatë.…
Kompania austriake që menaxhon Lotarinë Kombëtare pritet të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të vlefshmërisë së licencës së fituar në vitin 2012. Burime pranë kompanisë bëjnë të ditur se performanca e dobët e kompanisë që prej fillimit të aktivitetit ka bërë që aksionerët të orientohen drejt vendimit për të mos e rinovuar licencën 10-vjeçare. Albanisch Osterreichische Lotterien Holding e mori licencën për organizimin e Lotarisë Kombëtare në vjeshtën e vitit 2012, ndërsa ajo u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë në mars 2013 dhe kjo mund të konsiderohet si data efektive e hyrjes në fuqi të koncesionit. Pasqyrat financiare të kompanisë…
Një shpërthim ka tronditur mbrëmjen e sotme Durrësin. Bëhet fjalë për vendosjen e një sasie eksplozivi me dron kantinës së Pijeve “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në zonën e Sukthit.Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ka mundur të kapë personin me telekomandën e dronit.
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka firmosur një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në listën e vendeve përfshihet Shqipëria. Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim shkruan: Presidenti Joe Biden ka zgjeruar fushëveprimin e OE 13219 (Bllokimit të Pronave të Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Stabilizuese në Ballkanin Perëndimor) për të përfshirë Shqipërinë. Lufta ndaj korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.
Një atmosferë veçanërisht emocionuese mbretëronte në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, ku Nënat e Srebrenicës ndoqën dënimin e kriminelit të luftës Ratko Mladiç. Megjithëse ata morën vetëm një pjesë të vogël të kënaqësisë pas dënimit përfundimtar me burgimi të përjetshëm, pasi dhimbja e tyre për shkak të humbjes së të dashurve që nuk mund të kthehen është e pariparueshme. Prandaj nuk është për t’u habitur që dënimi kaloi me lot dhe me hidhërim në fyt dhe dhimbje gjoksi. Me gjithë zemër, Nënat e Srebrenicës shpresonin në burgim të përjetshëm për një kriminel lufte, por fatkeqësisht, shumë prej tyre nuk jetuan ta…
Gazetari shqiptar që jeton në Serbi, Idro Seferi, është revoltuar me mediat shqiptare, pasi sipas tij, ato nuk e paguajnë për raportimet e tij.