Author: tirana

Pas vizitës në Hungari ku takoi edhe kryeministrin Viktor Orban, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Sofje ku po zhvillon një vizitë. Kreu i qeverisë ka publikuar disa fotot në rrjetet sociale, ku zbulon se është takuar me homologun bullgar Stefan Yanev. Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Më herët, gjatë vizitës në Budapest, Rama mori mbështetje për integrimin në BE.

Read More

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një gërvishtje makine 5 vite më parë shkaktoi një seri debatesh e përplasjesh që sot përfunduan me vrasjen e 44-vjeçarit Ylber Xhahysa. Viktima ndodhej në këtë bar kafe në fshatin Gjocaj të Peqinit kur u qëllua për vdekje me katër plumba nga Leonard Bashliu 35 vjeç. Banorët e zonës janë të tronditur në lidhje me ngjarjen ndërsa i njohin shumë mirë të dy personat. Megjithatë burimet thonë se pas konfliktit 5 vite më parë mes autorit dhe viktimës ka pasur debate. 35 vjeçari që kreu vrasjen i tha policisë se viktima e kishte qëlluar me grushte dhe ai kishte ruajtur…

Read More

Shqipëria luan sot përballë Republikës Çeke, prej orës 20:15. Trajneri Reja ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime, veç modulit të zakonshëm 3-5-2. Krahët e mbrojtjes kanë ndryshuar, me Veselin dhe Trashin që luajnë në vend të Dokës dhe Lenjanit, që ishin në fushë nga fillimi kundër Uellsit. Në mesfushë risia është Sherif Kallaku, i cili vendoset krah kapitenit Abrashi dhe Keidi Bares. Reja ka rikthyer sulmin e zakonshëm, me Cikalleshin dhe Manajn titullarë. ÇEKIA (4-2-3-1): Vaclik, Coufal, Celutska, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick.SHQIPËRIA (3-5-2): Selmani; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla; Veseli, Abrashi, Bare, Kallaku, Trashi; Cikalleshi,…

Read More

OSHEE ka njoftuar qyterarët e Tiranës se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave. Zonat që do të mbeten pa energji elektrike janë: rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”. Njoftim i OSHEE për abonentët Tiranë: Stakim, 9 qershor Në vijim të punimeve për investimin që po kryhet për rikonstruksionin e kabinave, nesër, 9 qershor do të punohet në dy kabina të një nga fiderat e NST Traktora gjatë segmentit kohor 09:00-16:00. Pa energji do të mbeten…

Read More

Gati 1 në 5 njerëz vuajnë nga ankthi social ose i përgjithshëm. Terapia njohëse-sjellore (CBT), është aktualisht kura më e mirë për ankthin. Ajo është shumë më e mirë sesa konsumi i ilaçeve. Terapia konjitive sjell një përmirësim të dukshëm tek 85 për qind të pacientëve. Ja cilat janë 10 mënyrat më të rekomanduara nga shkenca për të trajtuar ankthin. Ndryshoni qasje mbi situatat Një nga mënyrat më të mira të zvogëlimit të ankthit, është të mendosh ndryshe për situatat. Shumica e situatave mund të rregullohen, dhe studimet tregojnë se njerëzit që e bëjnë këtë natyrshëm – në krahasim me…

Read More

Një turist humbi jetën tragjikisht pas hedhjes nga një shkëmb në det. Ngjarja ndodhi në Bejrut, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se turisti nuk kishte dijeni për varkën që ndodhej në ujë dhe për pasojë, u përplas për vdekje me të. Turistët që ndodheshin në varkë i bërtitën “Mos e bëj”, por Fahd Ibrahim Jamin Al-Lakma nuk i dëgjoi dhe u hodh nga shkëmbi. Qytetarët panë të tmerruar momentin kur ai “fluturoi” drejt vdekjes. Ai goditi kokën në anije dhe u plagos edhe drejtuesi i anijes.

Read More

Në Shqipëri, kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo parti bëri disa gabime në vitet e fundit por dhe gjatë fushatës, dhe se ajo duhet të fitojë besimin e shqiptarëve. Zoti Shehaj thotë se kryetari aktual po bën lojëra fjalësh me qëndrimet e tij ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Lidhur me komentet kritike që pasuan postimin e tij për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ai shprehet se ato janë bërë nga njerëz jashtë PD-së të kontraktuar nga kryetari Basha Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, po e…

Read More

Organizatat e komunitetit LGBT kërkojnë që fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Marsela Lekli, Blerta Tafani dhe Xheni Karaj debatuan sa i takon përdorimit të tërmave të sipërmendura, por dhe qasjes ligjore dhe në bisedatat e përditshme të tyre. Psikologia Marsela Lekli nënvizoi mundësinë e një rrisku social duke pasur familje me prindër dy nëna apo dy baballarë sepse janë modele me të cilat rriten. “Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë…

Read More

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e Miley Cyrus dhe grupit “Maneskin”. Këngëtarja amerikane dhe fituesit e “Eurovision 2021” po kurdisin diçka dhe dyshimet i ka shtuar vetë ylli i “Mother’s daughter”. Banda muzikore ka realizuar një cover në studio të këngës së Miley-t, “Midnight Sky”, dhe artistja ka reaguar menjëherë duke e ripostuar në InstaStory. Detaji që ka habitur të gjithë është deklarata e Cyrus bashkangjitur postimit. “Shokët e mi të ngushtë”, shkruan ajo. Si të mos mjaftonte kjo, grupi ka postuar në feed-in e rrjetit social foto nga i njëjti moment duke paralajmëruar projekte të…

Read More

Ish-deputetja e LSI Nora Malaj e cila nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 25 prillit në një intervistë për Report TV deklaroi se misionin e saj në politikë e ka mbyllur. Me këtë ka nënkuptuar se ajo do të jetë më e “tërhequr” nga politika, duke marrë një tjetër rol, atë analizues. Pavarësish kësaj Malaj tha se nuk mund ta quajë veten të anashkaluar nga LSI, duke thënë se ndihet e vlerësuar prej saj por nuk u votua. “Politika duhet të jetë e ftohtë e drunjtë për të bërë një analizë të plotë. Deri më tani jemi në momentin e…

Read More

Që Bora Zemani është një nga moderatoret më të bukura dhe të dashura të ekranit shqiptar ajo dihet botërisht (siç do thoshte edhe Fation Kuqari). Mirëpo, që do fitonte simpatinë dhe një koment shumë të bukur publik nga avokati i njohur Spartak Ngjela nuk na e kishte marrë mendja. Ngjela është një nga figurat më të njohura politike, i pranishëm gjithmonë në media me komentet e tij pikante. Kush e ka ndjekur sadopak atë, e njeh natyrën serioze dhe disi të vështirë, andaj komenti i tij është bërë viral sepse ishte shumë i ëmbël. Bora ka postuar një foto në…

Read More