Author: tirana

Ushqime të ndryshme, fruta apo perime kanë ndikime të ndryshme në organizmin e njeriut. Ato shpeshherë janë parandaluese të sëmundjeve të caktuara. Si dhe sa shpesh duhet t’i përdorim në mënyrë që të kenë sa më tepër rezultat në organizmin tonë… Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit Nga një studim i kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë…

Read More

Gjatë vizitës së tij në Hungari, kryeministri Rama ka bërë të ditur se busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të vendoset në parkun qendror të Budapestit pas pak javësh. “Budapest, aty ku pas pak javësh, do të vendoset më në fund mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Rama. Busti do të jetë dhuratë e Bashkisë së Tiranës.

Read More

Pesë ditë nga zgjedhjet brenda PD-së për kryetarin e ri, Edith Harxhi ishte sot në Peqin në një takim me strukturat e partisë për t’i bindur që ta votojnë në datë 13 Qershor. Harxhi vendosi disa piketa të strategjisë së saj nëse i besohet drejtimi i së djathtës shqiptare. “Sapo hyra këtu, zotëria më tha, çfarë të bëjmë ne, kemi 8 vite në opozitë? Anëtarësia është shumë e lodhur, prandaj kam kërkuar zgjatjen dhe jo afrimin e procesit të zgjedhjeve në parti. Partia duhet të bashkohet me vepra jo me fjalë, se kanë ikur shumë. Duhet ta bëjmë sikur bëri…

Read More

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas e thotë me bindje se bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të nisin brenda këtij viti. Në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Maas sqaroi se procesi është vonuar edhe për shkak të mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes. Sipas tij, Presidenca portugeze e unionit bëri përparime të mëdha në zgjidhjen e këtyre problemeve. Nëse bisedimet nuk hapen brenda pak javëve që kanë mbetur nga 6-mujori i Presidencës së Portugalisë, Maas garanton…

Read More

“Unë kam qenë një lojtar dhe një njeri i fortë, por edhe i brishtë dhe mendoj se dikush mund ta ketë njohur veten. Unë jam këtu me gabimet e mia, frikën dhe dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme”. Gianluca Vialli e zbuloi betejën e tij kundër kancerit në emisionin “Sogno Azzurro”. “Ky është një shoqërues i padëshiruar i udhëtimit, por unë duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur dhe të mos dorëzohem kurrë, duke shpresuar se ai do të lodhet dhe do të më lejojë të jetoj për shumë vite të tjera”,- vazhdoi ish-juventini i kombëtares “azurro”,…

Read More

Dita e sotme është shumë e veçantë në familjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Mësohet se ai ka martuar vajzën Dorotheas dhe ceremonia është zhvilluar në Kishën Katolike të Tiranës. Ka qenë ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi që ka publikuar disa pamje nga festa. Vihet re se nusja ka zgjedhur dy fustane të bardha, një për ceremoninë në kishë dhe një për festën e zhvilluar më pas. Sakaq, ato çfarë bien në sy janë detajet luksoze, për të cilat çifti i ri janë kujdesur në maksimum si për shembull zemra e vendosur në gjelbërim, ku çifti ka bërë foto…

Read More

Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin në BE. Kështu është shprehur kryeministri hungarez Viktor Orban pas takimit me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Gjatë konferencës për shtyp në Budapest, Orban bëri me dije disa nga çështjet që diskutoi me Ramën, ku në fokus ishte integrimi i Shqipërisë. ”Dua t’ju prezantoj kryeministrin e Shqipërisë, një mik të madh të Hungarisë. Ai ka fituar tre herë radhazi zgjedhjet, kjo është gjë e madhe, në një vend si ajo e Shqipërisë me demokraci të gjallë, që ka një luftë të madhe politike. Çështjet që kemi diskutuar sot…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka humbur rastin që të bëjë një batutë me homologun Viktor Orban në Hungari. Rama ka thënë se miqësia shqiptar-hungareze është shumë më e vjetër nga çfarë mendojnë njerëzit. Ai kujton se Hungaria i dha Shqipërisë Mbretëreshën Geraldinë shekulline kaluar, por Shqipëria i ka dhënë Hungarisë golashënuesin më të mirë të Ferencvarosit, Myrto Uzunin “Siç e tha dhe kryeministri miqësia jonë është e vjetër, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër. Na dhuruat një mbretëreshë, ne ju dhuruam golashënuesin më të mirë të Ferencvaros”,- tha Rama.

Read More

Spanja ka marrë vendimin për udhëtimet nga vendet që nuk ndodhen në Bashkimin Europian. Në kuadër të sezonit turistik, cilido udhëtar që vjen nga një vend jashtë BE mund të hyjë në Spanja nëse ka vërtetim se ka kryer dy dozat e një vaksine të paktën 14 ditë para hyrjes në vend. Vaksina duhet të jetë e miratuar nga EMA ose OBSH. Ky vendim vlen dhe për Shqipërinë. Sipas autoriteteve spanjolle rekomandohet që vaksina e bërë të jetë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm apo Sinovac-CoronaVac . Ndërkohë për udhëtarët që vijnë nga zona me risk të ulët infektimi nga COVID-19…

Read More

Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndësishme përpara dhe pas ekspozimit në diell. Më të dobishmet janë frutat ngjyrë portokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do të të lënë asnjëherë në baltë. Mos bëni dushe me ujë të nxehtë Së pari duhet të shmangni ‘zhytjet’ e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë. Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur…

Read More

Ambasadorja Yuri Kim ka ftuar të gjithë amerikanët të vizitojnë Shqipërinë:. Kim shkruan se vendi ynë tashmë klasifikohet vend me nivel të ulët Covid “Që nga 7 qershori, CDC ka klasifikuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i ulët i COVID-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan Yuri Kim.

Read More

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, po shijon pushimet në Maldive së bashku me të dashurën e tij kroate. Prej më shumë se një viti ai po shijon lidhjen e dashurisë me bukuroshen kroate, e cila në rrjete sociale është e njohur si Angie. Në një prej postimeve ai ka filmuar kroaten ndërsa po lahej në vaskën me lule. “Kjo është vajza ime”, ka shkruar ai. Ndërkohë, modelja nga Kroacia ka ndarë edhe disa imazhe të tjera provokuese në llogarinë e saj. Kujtojmë se futbollisti konfirmoi romancën e tij vitin e kaluar në Ditën e të Dashuruarve, 14 shkurt.

Read More