Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një studio televizive pak javë pas u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pranishëm në “Zonë e Lirë”, Berisha është shfaqur në një humor të mirë, dhe madje është futur duke qeshur gjithë kohës. Por, sapo u ul në poltron, ish-kryeministri lëshoi një kritikë. Ai kërkoi që dritat me njgyrë ‘mavi’, simbol i Partisë Socialiste të mos ekzistonin në studio, por të ishin ngjyrë blu. Madje edhe ujin e kërkoi me njgyrë blu. Sigurisht që të dyja dëshirat, iu realizuan. Pjesë nga biseda: Sali Berisha: Mi zhduk pak këto dritat maviPër…
Author: tirana
UNUM Festival ka mbledhur të rinjtë në bregdetin e Shëngjinit për të shijuar ritmet e muzikës pranë freskisë së detit. Në pamjet duket se si janë kujdesur në detaj për paraqitjen e tyre me veshje dhe piktura në fytyrë. Por ka edhe të tjerë që vazhdojnë të shijojnë rrezet e diellit pa u shqetësuar për muzikën apo për festivalin. Sa u përket masave anti-COVID, të rinjtë duket se e kanë të vështirë që t’i zbatojnë. Festivali ka nisur ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Një televizioni ukrainas u detyrua të ndalonte transmetimin e intervistës me një analisti rus, i cili po rrëfente detaje rreth takimit të dy liderve, Vladimir Putin dhe Alexadnër Lukashenko-s. Arsyeja e ndërprerjes ishte paraqitja e një vajze të zhveshur në ekran, shkruajnë mediat e huaja. Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për analistin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarit, por pati një pauzë të zgjatur sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen. “A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti analisti personin prapa ekranit të kompjuterit. Vajza më pas e ktheu…
Më shumë se 30 shkencëtarë nga vende të ndryshme të Europës dhe Shqipëria janë vendosur përgjatë lumit të Vjosës, duke vlerësuar dy degët kryesore të saj, siç janë Shushica dhe Bënça. Ekspertët janë mbledhur individualisht në mënyrë që të ofrojnë më shumë informacione mbi këtë zonë.Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se është tepër e rëndësishme që edhe degët si Shushica dhe Bënça, apo edhe degët e tjera të rrjedhës së lirë duhet të bëhen pjesë e një Parku Kombëtar Vjosa, në mënyrë që të mbeten të padëmtuar, ndërkaq ata shpjegojnë se ajo zonë i plotëson të gjitha kushtet për t’u…
Holanda renditet ndër vendet që i japin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Qeveria holandeze është e kënaqur që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe disa fusha të tjera. Të dhënat e deritanishme tregojnë progres, megjithëse numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet shqetësues. Po ashtu kërkohet forcimi i institucioneve, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa thuhet se duhet të përfundojë vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën…
Një aksident me makinë ka ndodhur sot pasdite tek “rruga e Kavajës”, përballë Policisë Bashkiake” në Tiranë. 40-vjeçarja ishte duke kaluar te vizat e bardha kur është goditur nga makina në ecje. Pas përplasjes shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gruaja është dërguar në spital ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm, ndërsa nuk dihen ende gjendja e saj. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me çështjen.
Janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja, që tronditi ditën e sotme Tiranën, ku shtetasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. “Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli ne shtepi pa e lejuar te shohe femijet ai ka vijuar te na kercenoje dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa here. Per shkak te kercenimeve une mbaja armen me vete. Sot kam shkuar te shoqeroja vajzen per ne gjykate sepse kishte seancen. Aty u perballa me Kudretin.…
Në një kohë që jeta është bërë gjithnjë e më e vrullshme, pyetja që po shtrohet më shpesh është nëse po dështojnë prindërit e rinj në mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Të mos flasim për ata prindër që i shohin fëmijët vetëm kur shkojnë për të fjetur apo kur zgjohen në mëngjes sepse gjithë ditën, përveç punës së domosdoshme, gjejnë kohë për gjithçka, për shëtitje, kafe e dreka me miq e kolegë, për lloj-lloj aktiviteti e aventure, por nuk gjejnë kohë gjatë ditës apo mbrëmjes që të merren me fëmijët e tyre. Sikurse mund të shihni edhe nga…
Avokati Ylli Manjani ka komentuar vrasjen e Klodjan Rashës dhe dhunimin e djalit të ri tek diga e liqenit. “Të dyja janë akte dhune barbare të shtetit ndaj dy të rinjve”, shprehet Manjani. Postimi i Manjanit Vrasja e Klodjan Rashës dhe rrahja kafshërire e djalit të ri tek diga e liqenit janë dy ngjarje të trishta, në tipologjinë e tyre. Të dyja janë akte dhune barbare të shtetit ndaj dy të rinjve. Klodjani, e pagoi më shtrenjtë.. Në të dy rastet prindërit bënë paqe me shefat politikë të shtetit dhunues. Nuk dua të komentoj për këtë gjë sepse pezmi mund…
Gjuha e huaj ishte provimi i parë që u testuan maturantët me një strukturë pyetjesh të ndërthurur edhe me alternativa edhe me zhvillim. Por profesori Artan Fuga në një status në facebook propozon se testet e gjuhëve të huaja të mos bëhen vetëm me shkrim por edhe me gojë. “Ndryshe nuk ka pikë kuptimi, sepse gjuha nuk është thjeshtë e shkruar, por edhe e folur”, shkruan ai. Në të njëjtin mendim janë edhe mësuesit dhe pedagogët e gjuhëve të huaja, të cilët shprehen se me këtë metodë testi vlerësimi i nxënësve nuk është i plotë. Në Fakultetin e Gjuhëve të…
Leonidha Rapushi, 74-vjeç, është dënuar me 16 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Fierit pasi akuzohet se ka abuzuar me një të mitur. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Fierit. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Rapushi përfitoi uljen e dënimit në 16 vite. Ishte nëna e vajzës së abuzuar ajo që bëri kallëzimin në polici për ngjarjen e rëndë. Pas hetimeve, Leonidha Rrapushi u arrestua nga Policia e Fierit. Ai shkonte shumë shpesh pranë shkollës së të miturës dhe e joshte atë me çokollata.
Nga Ylli Pata Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë të ditur nismën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për një aksion pro-aktiv për të luftuar korrupsionin global. “Memorandumi i sigurisë kombëtare” që urdhëron Departamentin Amerikan të Shtetit dhe një sërë agjencish të tjera t’i dorëzojnë presidentit brenda 200 ditëve një raport dhe rekomandime se si Shtetet e Bashkuara mund të përdorin më mirë burimet e tyre dhe partneritetin me vendet e tjera për të luftuar korrupsionin në rang global, duket qartë si një paralajmërim për një nismë më të avancuar dhe mekanizma më të rinj nga ato që…