Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë. Teksa niveli i tyre vijon të jetë tre herë më i lartë se sa vrasjet, ekspertët e fushës psikologjike bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm. Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë. Në Shqipëri vijojmë të flasim për shifra të larta. INSTAT raportoi se se numri i vetëvrasjeve, në vitin 2020, në total ka qenë 215, nga 216 një vit më parë. Shifrat flasin sërish për një numër të konsiderueshëm,…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, shprehet se me Bypass-in e Shkodrës këtë verë do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët shkodranë. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama thotë se ky Bypass do të jetë me të gjithë elementët urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim, dhe korsi për biçikleta. “Mirë mëngjes dhe me bajpasin e Shkodrës që këtë verë do të jetë një frymarrje më shumë për shkodranët, me të gjithë elementet urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.
Tashmë në një rubrikë komunikimi të përnatshme, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër shprehje për të dhënë një mesazh në rrjetet sociale. “Fjalët e mbrëmjes” sonte janë shkëputur nga filozofi gjerman Immanuel Kant. “Dy javë gjërat që mbushin mendjen me gjithnjë mrekullim e përulësi- qiejt me yje mbi mua dhe ligji moral brenda meje”, shkruan Rama.
Në Bullgari janë ngritur dyshime se spitalet shtetërore janë përdorur për transplante organesh të paligjshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se gjatë mandatit të kryeministrit Bojko Borisov, spitali shtetëror ka kryer transplantime organesh nga dhurues të varfër të gjallë te “xhaxhallarë” të pasur, këta të fundit të fshehur pas identiteteve të rreme. Mes përfituesve dyshohet se është edhe një zyrtar i lartë i qeverisë, i cili ka bërë transplant mëlçie, duke shmangur listën e pritjes. Në dy vitet e fundit, 14 transplante veshkash janë kryer në spitalin shtetëror nga donatorë të gjallë. Siç raporton Euroactive, dokumentet tregojnë se të…
Mbrëmjen e sotme, për të folur rreth sfidës së maturantëve dhe provimeve pas pandemisë, në studion e emisonit “Java në RTSH” ishte e ftuar drejtoresha e QSHA Rezana Vrapi. Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Vrapi tha se një nga sektorët më të prekur nga pandemia është arsimi. “Një nga sektorët më të prekur nga pandemia është arsimi, është një humbje shumë e madhe. Dje u bë provimi i pare i maturantëve, ai i gjuhës së huaj por nuk flasim dot pa dale rezultatet. Atëherë do të duket cilësia e tij. Në fund do të dalim në…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, mbrëmjen e sotme, në afërsi të Llixhave në Banjë, të Elbasanit. Mësohet se një grua është hedhur nga autobusi. Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, ku ndërroi jetë pas disa orësh. Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Raportohet se gruaja ka qenë duke u kthyer nga puna, pasi punonte në një hotel në Llixhë dhe është hedhur nga autobusi nga frika, pas një defekti që ai kishte pësuar. Mësohet se pasagjerët e tjerë që ndodheshin në mjet nuk kanë shfaqur asnjë problem shëndetësor.
Të hënën strukturat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Territorit do të nisin operacionin për pastrimin e vijës bregdetare të Shqipërisë. Ky operacion do të quhet “Bregdeti Ynë”. Kreu i qeverisë Edi Rama kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë pronarët e ndërtimeve pa leje që t’i prishin ato, ose më vonë do të vuajnë pasojat e ligjit. Mbrëmjen e sotme emisioni “Bardh a Zi” hodhi në “gjyq” ndërtimet pa leje. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i ftuar në studio u shpreh se nuk janë vetëm në bregdet godinat që u është vendosur syri për t’u shembur, por…
Autori i vrasjes së 64-vjeçares, mbrëmjen e djeshme, në Greqi është vetëdorëzuar. Ai është ish-bashkëshorti i saj, me të cilin prej vitesh ishte ndarë por kishte mosmarrëveshje për financat. 75-vjeçari, me të cilin viktima kishte edhe dy fëmijë, tha se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha financiare, shkruajnë mediet greke. “Unë e vrava atë. Ish-gruaja ime dhe unë kishim mosmarrëveshje të mëdha financiare”, ishin fjalët e tij të para në polici kur 22 orë pas vrasjes, ai u vetëdorëzua. Mëngjesin e ditës së nesërme, Dimitris K., do të paraqitet para prokurorit dhe pritet që të kërkojë falje…
Koordinatorja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu ka takuar ditën e sotme presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Lajmin e bën me dije organizata e krijuar në kuadër të Procesit të Berlinit, duke njoftuar se takimi mes Vuçiç dhe Bregut ishte mjaft produktiv. Në takim është diskutuar se vlerësimi i rolit të bashkëpunimit Rajonal dhe avanicmi i punës për rigjenerimin e bashkëpunimit pas pandemisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se nuk ka frikë se do të arrestohet. Arian Çani: Po nuk ke frikë, mund të arrestohesh Sali Berisha: Jo… Arian Çani: kur them frikë, nuk e them për ju, por për familjen….fëmijët mund t’i marrin të pandehur Sali Berisha: Le t’i marrin, që nesër le t’i marrin, dhe Shkëlzenin dhe Argitën… Arian Çani: Po Liria? Liria zonjë grua… Sali Berisha: Zonjë grua, po le ta marrin dhe Lirien, po patën prova
Nga Mero Baze Më 28 prill të muajit shkuar, tre ditë pas zgjedhjeve, në mbasdite, ndodhi diçka e pazakontë. Pak çaste pasi në mesditë Ilir Meta u shfaq në ekrane, me atë gjendjen e tij të rënduar psiqike, duke paralajmëruar dekrete presidenciale që do përmbysnin zgjedhjet dhe pas tij Sali Berisha, që kishte kuptuar humbjen dhe betohej për përmbysje, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, postoi një tëiter kur përshëndeste Edi Ramën për fitore dhe Lulzim Bashën për fushatën. Postimin e saj, e pasoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, e më pas OSBE , qeveria italiane, gjermane, franceze…
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër-arrestin e dhënë nga Prokuroria, për arrestimin e Dhurata Saliajt, vajzën e Mexhit Picarit. Ky i fundit vrau sot në një lokal te Gjykata e Tiranës ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj. Ndaj saj ishte vendosur masa “arrest shtëpie” për dhunë në familje, por ajo e kishte thyer këtë masë, ndaj sot në mbrëmje është arrestuar. Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama. Autori Mexhit Picari ka qenë…