Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me demokratët e qarkut të Durrësit, ku deklaroi se “pavarësisht masakrës zgjedhore, jemi shpresa e vetme për ndryshim dhe për demokraci”. Basha tha se “ne do luftojmë me forcë dhe vendosmëri për të rrëzuar këtë regjim të korruptuar”. “25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, njësoj si në 31 marsin e largët të vitit 1991, këto ishin zgjedhje pa zgjidhje. Dhe kjo për shkak të shtetit të bërë njësh me partinë dhe të partisë të bërë njësh me shtetin”, tha ai. Sipas Bashës, “më 25 prill është asgjësuar…
Author: tirana
Temperaturat e nxehta të verës janë dërrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre. Vala e të nxehtit ka tendencën të mundë oreksin dhe të shkaktojë një parehati të vazhdueshme. Ekspertët kanë përgatitur një listë me ushqime që ju ndihmojnë ta përballoni këtë situatë përvëluese dhe ushqimet që duhet të shmangni. Pikë së pari, kur temperaturat nuk dinë të ulen, duhet të pini shumë ujë që të rimëkëmbni nivelin e lëngjeve të humbura nëpërmjet djersës. USHQIMET QË DUHEN KONSUMUAR Shalqini Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqini përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet…
Një shtetas serb ka habitur policinë franceze pasi në apartamentin e tij u gjet kufoma e mumifikuar e nënës së tij. Një serb që jeton në Paris, Francë, mbajti kufomën e nënës së tij në një apartament për shtatë vjet në mënyrë që të merrte pensionin e saj, njoftoi një gazetë franceze. Sipas mediave të huaja, burri 47-vjeçar, i identifikuar vetëm si Sasa, u dorëzua në polici të martën në mëngjes. Ai iu tha autoriteteve se nëna e tij, Zlaka, kishte vdekur nga kanceri në vitin 2014 kur ajo ishte 75-vjeçe. Ajo vdiq e vetme në apartament pa marrë ndonjë…
Policia e Lezhës ka arrestuar një 30 vjeçar në Kurbin pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në vende të ndryshme të BE-së. Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me mbeshtetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi disamujor. Sekuestrohen 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i policisë Kurbin Finalizohet operacioni policor “Aksesorët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së…
Humbja e peshës mund të jetë një betejë për të gjithë, pavarësisht nga gjinia. Studimet kanë treguar se burrat humbin peshë më lehtë sesa gratë. Por pse ndodh kjo? Ekspertët dhanë shpjegimet e tyre për këtë “fenomen”. Burrat kanë më shumë muskuj dhe një normë metabolike më të lartë se gratë. Ata gjithashtu mbajnë më shumë peshë, veçanërisht dhjamin visceral, rreth zorrëve të tyre. Gjithashtu burrat kanë tendencë të kenë më shumë dhjam të brendshëm, i cili rrethon organet e brendshme. Ndërsa gratë kanë më shumë yndyrë nënlëkurore, e cila është e rëndësishme për shtatzëninë. Gratë kanë nivele më të…
Zbulohet dëshmia e 33-vjeçares Dhurata Saliaj, e cila u arrestua mbrëmjen e kaluar si bashkëpunëtore e babait të saj, në vrasjen e të shoqit me të cilin ishte në prag divorci, Kudret Saliajt. Zonja Saliaj ka deklaruar në polici se ish-burri e kërcënonte atë vazhdimisht se do ta vriste. Sipas saj vetëm 3-4 ditë para ngjarjes i kishte shkuar tek shtëpia e prindërve duke i kërcënuar si familje. “Marrëdhëniet me Kudretin i kishim shumë të acaruara. Sa herë unë tentoja të kontaktoja me fëmijët, ai vinte te puna e babit ose në shtëpi dhe na kërcënonte dhe thoshte se do…
Nga Mustafa Nano Edi Rama është kthyer nga një vizitë në Turqi, dhe është kthyer me “duart plotë”. Thonjëzat, në fakt, edhe mund të hiqen, sepse është kthyer me një numër projektesh e marrëveshjesh që janë nënshkruar. Dhe duhet thënë se këto nuk janë as ta parat e as të fundit. Marrëdhëniet me Turqinë, në epokën e Ramës, janë intensifikuar. Nuk kanë qenë kurrë të tilla. Java shtatë e Rama tetë që shkon e takohet me Erdoganin. Dhe është ky fakt që tek-tuk ka ngjallur, ka mbjellë ndonjë shqetësim apo ndonjë diskutim. Unë jam pjesë e këtij shqetësimi. Unë mendoj…
Zbardhen pasuritë e ministreve në kabinetin “Rama”. Gazeta ka marrë nga ILDKP të dhënat për vitin 2020, ku jepen detaje për anëtarë e ekzekutivit. Në këtë artikull po japim detaje vetëm mbi deklarimet e ministreve femra. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstilriu ka deklaruar: Shtuar llogaria e pagës, 538.637 lekë; Pakësim llogarie, 1.800 lekë; Shtesë depozite, 1.779 lekë; Pakësuar llogaria rrjedhëse, 42 dollarë; Paga si ministre, 1.570.352 lekë; Të ardhura nga qeraja, 3.600 euro; Kredi me vlerë 5 mln lekë marrë në 2011 për blerje apartamenti, pa shlyer 4.041.019 lekë. Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar: Pakësim nga llogaria e pagës,…
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ceremonia hapëse e Kampionatit Europian, 24 kombëtaret pjesëmarrëse kanë nisur të vendosin pikat mbi “I”. Trajnerët kanë publikuar listën e futbollistëve që do kenë në dispozicion, ndërsa favoritët mbeten të njëjtë. Përveç triumfit, Europiani vlen edhe në aspektin ekonomik. Secila prej kombëtareve të kualifikuara ka arkëtuar 9.25 milionë Euro, premio e rritur ndjeshëm nga edicioni i shkuar në Francë 2016. Në total, UEFA ka vendosur që të rrisë me 25% shpërblimet për kompeticionin. Gjithsesi, për fazën e grupeve këto nuk do të jenë përfitimet e vetme, duke qenë se UEFA ka vendosur që…
Shqipëria heq kufizimet për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që duan ta vizitojnë. “Nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë” njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore :Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumenta specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar; Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, informohuni mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi…
Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka deklaruar dje se gjatë vitit 2020 janë kryer mbi 1 mijë subjekte të përgjuara, ku pjesa me e madhe e tyre për korrupsion. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, në lidhje me punën e institucionit që drejton, për vitin 2020, Kraja tha se puna e këtij institucioni ka qenë me shumë ngarkesë. Kreu i SPAK theksoi se gjatë vitit që lamë pas, u rrit bashkëpunimi i SPAK me institucionet ndërkombëtare, duke shtuar se u goditën edhe pasuritë kriminale. “Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën arrest me…
Ministria e Arsimit ka vendosur t’ua shtrëngojë pak “lakun” universiteteve me pranimet e reja. Përshtatja e kuotave ose më saktë shpërndarja e atyre që nuk përmbushen dot brenda të njëjtit fakultet, nuk mund të bëhet më në fund të raundit të tretë, por fill pas regjistrimeve në dy raundet e para. Kështu, dekanati i çdo fakulteti duhet të marrë miratimin në MAS që në fillim, kur të ketë parë trendin e regjistrimeve. Për shembull, nëse në degën Ekonomiks, departamenti përgjegjës gjykon që ka pak kërkesa, ose tërheq shumë pak maturantë në raport me numrin e kuotave që ofron, dekani mund…