Në orën 18:00 do të startojë sfida e parë miqësore e Kombëtares shqiptare, ku do të ketë përballë me Uellsin në stadiumin “Cardiff City”. Shqipëria e drejtuar nga Edy Reja do të zhvillojë testin e parë miqësor ku do të ketë skuadrën britanike e cila do të jetë pjesëmarrëse e kompeticionit EURO 2020. Ndëkohë është shpallur edhe formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen me Uellsin. Në portë debuton me ngjyrat kuqezi Gentian Selmani. Në mbrojtje: Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti. Në mesfushë: Doka, Bare, Çekiçi, Abrashi dhe Lenjani. Sulmi kuqezi do të përbëhet nga Balaj e Manaj.
Author: tirana
Greqia ka prekur sot shifrën prej 6 milion vaksinimesh nga fillimi i operacionit Liria. Sipas statistikave europiane deri tani 3.8 mln banorë kanë marrë dozën e parë, ndërsa 2.3 të tjerë janë vaksinuar krejtësisht, por përsëri Greqia renditet shumë poshtë në listën e vendeve të BE sidomos sa i përket marrjes së dozës së parë. Ndërsa në qytetet e mëdha vaksinimi shkon në nivele të kënaqshme dhe në gjithë vendi kryhen gati 100000 vaksinime në dite, zv.ministri i Mbrojtjes civile ka paralajmëruar mbrëmjen e së premtes së 19 zona të vendit shumica në Greqinë e Veriut , por edhe në…
Artisti i famshëm, Ed Sheeran ka dhënë një lajm mjaft të mirë për fansat e tij. Ai ka njoftuar se do të mbajë një koncert virtual nga Ipsëich Toën si pjesë e UEFA Euro 2020 Shoë. Nëpërmjet këtij koncerti do të prezantojë dhe këngën e re. Ky eveniment do të transmetohet live nga llogaria e artistit në TikTok dhe adhuruesit e muzikës së tij do të mund ta shohin falas. Koncerti do të zhvillohet më 25 Qershor, por për ata që nuk arrijnë ta shikojnë atëherë, transmetimi do të përsëritet më 26 Qershor dhe 9 Korrik. Kjo do të jetë…
OSHEE ka njoftuar ditën e sotme, se nesër nga ora 10:00 deri në orën 14:00 3 pallate afër me kryqëzimin e rrugës “Don Bosko” do të kenë stakim energjie. Kjo shkëputje energjie vjen për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Njoftimi i plotë: Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 6 qershor Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër datë 6 qershor, do të punohet në një nga kabinat e NST Rajonal. Për pasojë do të stakohet energjia në intervalin kohor 10:00-14:00 në këto zona në Tiranë: 3 pallate afër me kryqëzimin e rrugës…
COVID-19 dalëngadalë po zhduket dhe duket se na pret një verë pa “virus nëpër këmbë”. Sot janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 2 raste të reja dhe asnjë viktimë, shifra këto që në vendin tonë janë regjistruar në ditët e para të pandemisë. Lajmi i mirë është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Këto shifra kanë rezultuar pas 3593 testimeve të kryera, teksa rastet e reja u shënua në tiranë dhe në Lezhë. “Frymë” po marrin edhe mjekët te Infektivi, ku aktualisht janë të shtruar 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Conte gjithnjë e më larg, Tottenham nuk i plotëson kërkesat e italianit Skuadra londineze nuk mund të përmbushë kërkesat e teknikut italian, i cili kërkon buxhet të lartë Bisedimet mes agjentëve të Antonio Contes dhe krerëve të Tottenham Hotspur kanë përfunduar pa marrëveshje. Trajneri italian ka kërkuar një buxhet të lartë për merkaton e verës për të rindërtuar skuadrën e tij, raporton “The Guardian”. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, i cili i ka vënë kufinj financiarë vetes, në pamundësi për të plotësuar kërkesat e Contes, është shprehur i gatshëm edhe për shitjen e kapitenin Herry Kane, çka do ta dobësonte…
Të dashur Binjakë, kurrë mos thoni kurrë, kurrë mos besoni se nuk keni të drejtë pa e vërtetuar. Dikush ndoshta ju ka kritikuar duke ju thënë se nuk jeni shumë të qartë, duke dashur të kundërshtojë shkallën tuaj të nënëkuptuar të trasnparencës dhe tani është koha të bëni llogaritë. Po, sepse nëse Hëna e Re (tek Binjakët) dhe rifillimi i Mërkurit ju shohin përsëri në ‘pole position’, dhe Jupiteri retrogradë nga data 22 duket se i hedh mendimet dhe veprimet e atyre që ju kundërshtuan dhe akuzuan për mungesë qartësie. Partitë përmbysen dhe ju jeni fituesi. Dashuria: Mirëkuptimi reciprok është…
Policia ka arrestuar 5 persona në Tiranë pasi janë kapur me drogë e armë. 22-vjeçari F.M, u kap në banesë me sasi kanabisi kurse tre të rinj së bashku me një 58-vjeçar në një ambient u gjetën me kanabis, kokainë, pistoletë manovër e thikë metalike. Po ashtu 3 shoferë kanë rënë në pranga, kurse një 29-vjeçar u arrestua gjithashtu pasi në firmën që administron i është dëmtuar një punëtor. Më 4 qershor njofton Policia, ka ndodhur një vetërasje në rrugën ‘’Mustafa Lleshi’’ ku një 80-vjeçar në kushte depresioni i dha fund jetës. Po ashtu 3 ditë më parë një 57-vjeçar…
Një sasi e madhe drogë është sekuestruar ditën e sotme në një jaht luksoz nga policia spanjolle në Alicante. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë tre persona, që akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në jaht u gjetën 2.400 kg hashash. Kanabisi ishte i fsheur në fuçi plastike me naftë, ndërsa një pjesë ishte e paketuar në disa thasë. Gjithsej u sekuestrua 2.5 tonë drogë. Sipas Guarda Civili, ekziston një rrjet i madh që trafikon lëndë narkotike në Alicante dhe Murcia. Më herët policia ka arrestuar gjashtë anëtarë të kësaj bande nga mosha 25 deri në…
Kina ka aprovuar për përdorimin emergjent të vaksinës të Sinovac Biotech (SVA.O) për fëmijët dhe adoleshentët e moshës nga 3 deri në 17 vjeç, duke u bërë kështu i pari vend në botë që lejon përdorimin e vaksinës për fëmijët nën moshën 12 vjeçare. Megjithatë Vaksina e Sinovac do t’u ofrohet grupeve më të reja në varësi të rekomandimeve të autoriteteve shtetërore. Të miturit kanë përparësi më të ulët për vaksinimin kundër koronavirusit krahasuar me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë të simptomave të rënda pas infektimit. Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe…
Pas përjetimit të Covid-it, janë të shumtë qytetarët që ankohen se nuk ju është rikthyer ende nuhatja, ose edhe më keq se nuk nuhasin dot asnjë aromë, e të tjerë që ju ka ikur shija. Klodiana Zaharia, mjeke ORL në poliklinikën qendrore në Tiranë, thotë se më të shumtat raste të humbjes së nuhatjes janë evidentuar te moshat e reja dhe ato të mesme. Vetë mjekja pohon se nuk i është rikthyer plotësisht nuhatja, edhe pse ka eksperimentuar jo pak te vetja me kura medikamentoze për rikuperimin e nuhatjes. Mjekja thotë se në mesin e rasteve të shumta që paraqiten…
Dy ditë më parë u nda nga jeta artisti i popullit Piro Mani, i cili njihet si ‘babai’ i teatrit shqiptar. Komuniteti artistik është bashkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit Pirro Mani. Me qirinj në duar në formë simbolike, artistët e kishin të vështirë të mbanin lotët a emocionet për humbjen e atij që ata e quajnë babai i artit shqiptar. Aktori Mirush Kabashi zbuloi dhe një amanet që Pirro Mani kishte pasur muajt e fundit, i cili lidhej me Teatrin Kombëtar që u shemb gati një vit më parë. ‘Pirro kishte lënë porosi të vendoste një buqetë…