Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, janë mbledhur mbrëmjen e sotme së bashku në Golem për të pirë ndonjë gotë verë.Tavolinës së tyre në hotelin Pinea, të cilin e inaguroi ditën e sotme kryeministri Rama, iu bashkuan edhe kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj dhe analistët Mentor dhe Shpëtim Nazarko.Kryeministri Edi Rama ka qenë shumicën e kohës duke biseduar me Isa Mustafën, teksa të gjithë i ndjekin me vëmendje, ndërkohë që Haradinaj qëndronte përballë tyre. Kujtojmë se marrëdhënia mes Ramës dhe Haradinajt nuk ka qenë e mirë, për shkak të padisë së kryeministrit…

Read More

Dashi Të lindurit e kësaj shenje duhet të kujtojnë fjalët e lamtumirës së një të afërmi. Këto fjalë mund të shndërrohen në një litar shpëtimi. Mundohuni të mos dramatizoni dhe shihni se çfarë po ndodh rreth jush. Ka gjasa të merrni një mësim mjaft të ashpër. Sidoqoftë, në mbrëmje, do të kuptoni se pavarësisht humbjeve të vogla, keni fituar diçka me rëndësi. Mundohuni të relaksoheni dhe rifitoni forcën tuaj. Demi Nuk rekomandohet të reklamoni planet personale. Nëse jeni përdorues aktiv i mediave sociale, duhet të jeni dyfish serioz për të marrë për bazë një këshillë të tillë. Pjesa tjetër e…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme zhvilloi një takim me demokratët e Durrësit, për të cilët tha se nuk e pranojnë masakrën zgjedhore. Ai u shpreh se demokratët janë të bashkuar dhe gati për ta çuar deri ën fund misionin që kanë marrë, teksa shtoi se PD do të mbrojë demokracinë dhe do të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë…

Read More

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho është nominuar si këngëtarja e vitit nga OPUS CLASSIC 2021 në Gjermani. Në një postim në Facebook, Jaho shkruan se ka marrë nominime, si këngëtarja e vitit dhe për albumin ‘Anima Rara’. “Faleminderit OPUS CLASSIC për përzgjedhjen e CD-së Anima Rara me dy nominime: 1) Këngëtarja e vitit 2) Album vokal solo. Anima Rara.” shkruan Jaho.

Read More

Festivali i muzikës elektronikë “UNUM” ka krijuar një radhë kilometrike në rrugën që të ccon drejt Shëngjinit. Festivali ka nisur të enjten dhe pritetë përfundojë të martën, por ‘boom’-i që krijoi në vend, ka bërë që drejt Shëngjinit të udhëtojnë shumë turistë e qytetarë të tjerë. Kjo dyndje ka sjellë një trafik dhe radhë kilometrike mjetesh, sidomos në aksin Shëngjin-Ranë e Redhun. Prej më shumë se gjysmë ore, radha kilometrike e mjeteve nuk ka ‘lirim’

Read More

Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare, foli për mediat pas ndeshjes. Gjatë analizës së tij, Reja deklaroi: “Duhet të marrim nëkonsideratë edhe faktin që ekipi kundërshtar është i fortë. Nuk ishte e lehtë në pjesën e dytë, ata aktivizuan edhe një sulmues tjetër të fortë. Në pjesën mbrojtëse luajtëm mirë, por bëmë pak në sulm. Uellsi është një skuadër shumë e fortë. Duhet të ndryshojmë sjellje në kundërsulm, duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë. Kemi bërë mirë në…

Read More

Një debat i ashpër që lindi disa ditë më parë mes Armandos dhe Stelës, bëri që kjo e fundit të largohej nga studio. Stela tregoi se Armando e ka kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme. Pas kësaj, Armando tregoi se Stela i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, gjë që e revoltoi shumë Stelën dhe doli nga studio tepër e prekur. Sot ajo vendosi të rikthehej në studio dhe tregon si e kanë pritur këtë debat familja e saj dhe me tepër vajza. Por ditën e largimit Stela kishte dhe takimin me Çimin, dhe për shkak të…

Read More

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Nishtullë të Durrësit. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se një automjet i cili po voziste me shpejtësi të lartë ka goditur një kalimtar tek vijat e bardha. Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se automjeti ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur përplasjen. Kalimtari i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.

Read More

Shqipëria ka barazuar sot me Uellsin në miqësoren që ishte programuar prej muajsh. Kuqezinjtë kanë bërë një pjesë të parë relativisht të mirë ku dukej një skuadër e vendosur si duhet dhe u përpoq të shfrytëzonte ndonjë gabim të uellsianëve për t’i ndëshkuar. Rastin e vetëm të pastër të pjesës së parë dhe të gjithë takimit, e krijuam me Manajn, në minutën e 16-të. Sulmuesi lushnjar provoi me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por topi shkoi mbi traun e portierit kundërshtar. Ajo që u vu re është që Shqipëria e ka të vështirë të ndërtojë aksione të shpejta dhe…

Read More

Megjithëse e ndjejmë shumë pranë vetes me postimet e shumta në rrjete sociale, ku Lori përpiqet të na përfshijë sa më shumë në përditshmërinë e saj, ka edhe “detaje” që na vijnë rrallë e për mall. Kështu është puna e të voglit të shtëpisë, Itan, i cili duket se e ka bezdi të dalë shpesh në rrjete sociale. Nuk dimë kur është hera e fundit që ai ka ‘pozuar’ për ndjekësit e motrës së tij, Lorit, por dimë që kësaj here i ka dhënë asaj leje për një puthje dhe një shkrepje. Sigurisht, këtë moment trashëgimtarja e “Top Channel” s’mund…

Read More

Në ndeshjen miqësore kundër Uellsit ka edhe tifozë shqiptarë. Një prej tyre, me siguri anëtar i Tifozave Kuqezi, ka fluturuar drejt Uellsit dhe në stadium ka shpalosur edhe flamurin shqiptar. Nuk ka munguar edhe një pankartë e tij, me një mesazh shumë domethënës në gjuhën angleze. “Ti je vaksina ime”, shkruan tifozi, duke përcjellë një mesazh dashurie ndaj kombëtares shqiptare.

Read More

Gjergji Kapaj, 43-vjeçari shqiptar që u vu sot në pranga si ‘koka e unazës’ së trafikut të drogës rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penalë dhe një emër mjaft i rrezikshëm për policinë greke. Në vitin 2017, Kapaj ishte mjaft me fat pasi i shpëtoi një atentati në një lokal në Glifadha të Athinës, ngjarje ku mbeti i vrarë biznesmeni shqiptar, Roland Shembitrasi. Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2017, në një nga lokalet më të njohur të Athinës që ishte në pronësi të Shembitrasit. Kapaj mbeti i plagosur, por pak ditë më vonë ai la spitalin…

Read More