Ndarja e Erjona Sulejmanit me futbollistin e njohur Blerim Xhemaili ishte një ndër ngjarjet më të bujshme, pasi pasoi me një sërë akuzash nga Erjona për ish-partnerin e saj. Ajo e tha troç se Blerimi nuk e kënaqte në shtrat dhe u shpreh e sigurt se çdo partnere futbollisti e kishte një problem të tillë. Ajo ka vazhduar jetën e saj, megjithatë ndjekësit në Instagram e pyesin vazhdimisht për Blerimin, me të cilin ka edhe një djalë. Tashmë, Erjona është në krahët e protagonistit të “Uomini e donne”, Alessandro Basciano. Dyshja ka nisur një romancë e cila ka marrë jo…
Author: tirana
Prestigjiozja britanike ‘Daily Mail’ ka bërë publike një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në një lokal në Florida. Një grua u shfaq e nudo në mes të lokalit dhe filloi të shkatërronte gjithçka. U desh ndërhyrja e policisë, e cila e qëlloi me një armë për ta trullosur. “Daily Mail” shkruan se është fjala për 53-vjeçaren, Tina Kindred, e cila ishte “jashtë kontrollit”, kur bëri gjestin e papritur. Zyra e policisë lokale ka njoftuar se pasi e kanë qëlluar, e kanë dërguar në paraburgim. Siç duket nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, Kindred shihet teksa qëndron nuk…
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke thënë se zgjerimi i BE do të ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin. “Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor,” tha Sassoli, sipas mediave gjermane. Por sa shpejt ata mund të bashkohen varet nga përmbushja e kritereve të pranimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. “Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve,”, -tha Sassoli, duke shtuar…
Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua të premten në qendër të Bolonjas, ku një i ri shqiptar dhunoi një prift katolik. Sipas policisë italiane, At Domenico Vittorini u sulmua para bazilikës së San Giacomo. Ansa shkruan se shqiptari, me një të kaluar kriminale dhe një histori të problemeve me shëndetin mendor si fillim debatoi me priftin dhe më pas e goditi atë disa herë me grusht. Fill pas ngjarjes, 35-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia, ndërkohë që prifti u dërgua në spital për mjekim.
Një grabitje është regjistruar sot në një karburant në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në Fllakë. Dy autorë të cilët nën kërcënimin e mjeteve të forta, kanë vjedhur një shumë parash. Mësohet se ata kanë arritur të marrin shumën ditore të karburantit dhe më pas janë larguar. Aktualisht policia po heton në lidhje me rastin, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjatë natës që lamë pas 6 persona, të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve : A. Z., 24 vjeç dhe E. Ç., 23 vjeç, sepse gjatë kontrollit të mjeteve përkatëse me të cilin këta shtetas qarkullonin në kohë dhe vende të ndryshme, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë…
Publikohen dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin…
Pak ditë më parë Facebook njoftoi se i ka bllokuar për dy vite rrjetin social ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Por Trump ka dalë ditën e sotme me një kërcënim ndaj krijuesit të rrjetit social Facebook, Mark Zuckenberg, duke i thënë se kur të jetë sërish President i SHBA-së nuk do të ketë më darka me Zuckerberg dhe me gruan e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu e ka konsideruar vendimin e Facebook si një ofendim për të gjithë qytetarët amerikanë që votuan në zgjedhjet e 2020-ës. “Vendimi i Facebook është një ofendim për numrin rekord të 75 milionë…
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ledjana ka eksperimentuar shumë me look-un përgjatë ditëve të fundit, mirëpo me ndryshimin e fundit është e vështirë të njihet. Ledjana është bërë bjonde platin dhe duket si tjetër njeri. Ish-konkurrentja ka publikuar në Instastory disa video me look-un e ri, i cili është pritur mjaft mirë nga ndjekësit. Kujtojmë se këto ditë Ledjana është komentuar shumë, pasi i ka dhënë fund lidhjes me Mevlanin. Dyshja e kanë thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Vrasja tragjike e 20-vjeçares Caroline në Greqi nga disa grabitës që hynë në shtëpinë e saj në 11 maj i tronditi të gjithë. Interesi publik për këtë ngjarje makabre është tepër i lartë. Ngjarja tragjike ndodhi në Glyka Nera në orët e para të mëngjesit të 11 majit. Policia ka identifikuar një kriminel karakteristikat e të cilit janë shumë të ngjashme me ato të personit të përshkruar nga bashkëshorti i të ndjerës, piloti 32-vjeçar. Sipas një raporti nga Open, autoritetet janë përqendruar në kërkimin e të ashtuquajturit informator, pasi është shumë e rëndësishme që të zbulohet se si është marrë…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ disa momente nga çelja e aerodromit të Gjirokastrës, ku të shumtë kanë qenë vizitorët për ta provuar ndjesinë e fluturimit nga afër. Kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shihet edhe spektakli në qiell mbi Gjirokastër, ndërsa i uron ndjekësve një ditë të mbarë. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të dielë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Paraditja e sotme do të paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas herëshme, ku më të shpeshta do të jenë në zonat lindore të vendit tonë. Sipas Meteoalb, parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjell shpeshtim të vranësirave në zonat veriore-verilindore aty ku priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor-…