Pak ditë më parë Facebook njoftoi se i ka bllokuar për dy vite rrjetin social ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.
Por Trump ka dalë ditën e sotme me një kërcënim ndaj krijuesit të rrjetit social Facebook, Mark Zuckenberg, duke i thënë se kur të jetë sërish President i SHBA-së nuk do të ketë më darka me Zuckerberg dhe me gruan e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Ai gjithashtu e ka konsideruar vendimin e Facebook si një ofendim për të gjithë qytetarët amerikanë që votuan në zgjedhjet e 2020-ës.
“Vendimi i Facebook është një ofendim për numrin rekord të 75 milionë njerëzve dhe shumë të tjerëve që votuan për ne në zgjedhjet e manipuluara presidenciale të vitit 2020. Ata nuk duhet të lejohen t’ia hedhin paq me censurë të tillë dhe rrjedhimisht ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk e duron dot më këtë. Herës tjetër kur unë të jem në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë më darka, me kërkesën e tij, me Mark Zuckerberg dhe gruan e tij,” tha Trump.
