Ende pa nisur nga puna, tronditet Max Allegri, trajneri që u rikthye te Juventus. Zyrat kundër riciklimit të parave të Bankës së Italisë kanë vënë në shënjestër teknikun italian. Instituti ka marrë disa sinjalizime për disa operacione të dyshimta në lidhje me trajnerin e Juventus që kanë lidhje me botën e lojërave të fatit dhe basteve. Hetimet po kontrollojnë disa derdhje të bëra në llogarinë e Allegri-t nga ana e një kompanie malteze nën hetim për mashtrim, evazion dhe marrëdhënie me Ndrangheta. Bëhet fjalë për shtatë derdhje të marra nga trajneri mes 2018-ës dhe 2021-shit, për një total prej 161…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se sot ka nisur në Reç të Shkodrës ka nisur fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave. Rama shkruan se kjo është një metodë e certifikuar nga BE dhe që ruan dhe mirëmban produktin pa pasur nevojën e kimikateve. “Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sot tek zgjedhjet e 13 qershorit për postin e drejtuesit të kësaj partie. Gjatë një takimi me demokratë të qarkut të Elbasanit, lideri demokrat tha se 13 qershori është testi i parë pas masakrës zgjedhore që demokratët do të dëshmojnë se janë në këmbë. Mes të tjerash ai tha se PD është e vendosur që të vijojë betejën kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama. “Dhe kështu me gjithë rikthimin në jetë të sigurimit të shtetit dhe metodave të sigurimit të shtetit, survejimit të qytetarëve, se ajo që ka dalë në Tiranë në fakt…
Këngëtarja Aurela Gaçe reagoi e revoltuar disa ditë më parë në lidhje me një shkrim që po qarkullonte në media rreth shëndetit të saj. Disa media kishin rikthyer një lajm të para 3 viteve, ku këngëtarja tregonte se kishte bërë një kontroll rutinë të shëndetit të saj në kuadër të kancerit të gjirit. Mirëpo titujt manipulues i bënë fansat e saj të besonin se këngëtarja ishte e sëmurë. Pavarësisht se ajo e shpjegoi se gëzon shëndet të plotë, fansat ende vazhdojnë t’i shkruajnë dhe t’i urojnë shërim sa më të shpejtë. Pikërisht këto mesazhe e kanë revoltuar sërish Aurelën sot,…
Greqia shtyn vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor. Kështu, vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga Shqipëria, vetëm të atyre që disponojnë leje qëndrimi në Greqi, kanë dyshtetësi apo minoritarët grekë të Shqipërisë. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, në doganat greke do të lejohen: nga Kakavija 400 persona, nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e QafëBotës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë pas certifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit ku ai u rendit si më i votuari në qarkun e Tiranës dhe si i dyti më i votuari në rang kombëtar. I renditur i 23 si kandidat në listën e qarkut të Tiranës, Xhafaj rrëfen dinamikat e fushatës së tij elektorale qysh nga shpallja e listës e deri tek shpallja e rezultatit. Gjithashtu, në intervistën për gazetën “TemA” ish ministri i Brendshëm përcjell një mesazh për bashkëpuntorët, kritikët por edhe kundërshtarët e tij politik. Deputeti socialist tregon edhe raportet…
Një punonjësi i pikës së karburantit në Fllakë të Durrësit, e cila sot ra pre e grabitjes ka dhënë detaje rreth ngjarjes në fjalë. Grabitja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit. “Më morën në telefon dhe më thanë; hajde pak tek pika se ka ndodhur një problem. Nga shtëpia, vijë me vrap këtu se isha dhe për tek pika tjetër. U ftua tek pika, i rashë telefon menaxherit por e kishte të fikur. Erdha këtu dhe gjeta inspektorët e policisë dhe mora vesh për grabitjen. Nuk e di se sa lekë morën. Kamera ka, punojnë.”, tha ai.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja që tronditi Tiranën dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi Kudret Saliaji. Mësohet se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku. Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime. Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të…
Gjykata e Fier ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për 52-vjeçari Luftar Panahori, shoferi i cili tentoi të kalonte urën e Darëzezes me mjet të tonazhit të rëndë. Pavarësisht tentativës së tij, mjeti ra në lumë dhe ura u shkatërrua. Sipas policisë, shoferi drejtonte një automjet me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar. Me shembjen e urës banorët e kësaj zone kanë mbetur të bllokuar.
Një grabitje e dhunshme ka ndodhur sot në një karburant në Fllakë të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit. Sipas policisë dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet. Njoftimi i policisë: Durrës / Informacion paraprak Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar…
Këtë fundjavë (5-6 qershor) ka një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës. Përveç plazhit dhe temperaturave perfekte, çdo qytetarë do ketë mundësi për të shijuar spektaklin e makinave sportive, “Rally Albania 2021”. Një garë e vërtetë sportive që në fund do të finalizohet edhe më një fitues, por që është edhe një tregues shumë pozitiv për turizmin në vend, pas pandemisë së COVID-19. Rally Albania 2021, për të 17-in vit radhazi ka zbritur në qytetin bregdetar, ku 200 pilotë, 300 të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, do të marrin pjesë në garën e madhe,…
Një numër rekord prej 600 000 dozash vaksinash antiCOVID-19 janë administruar të premten në Itali, njoftuan autoritetet shëndetësore, duke nënvizuar se gadishulli ishte tashmë në vendin e dytë në Europës për numrin e personave të vaksinuar. “Dita e premte është shënuar nga një numër rekord injektimesh në 24 orë, që ka arritur pragun e 600 000 vaksinimeve, ndërkohë që numri i dozave të administruara ka kaluar tashmë pragun 37 milionë”, përshëndeti organizmi qeveritar i ngarkuar me fushatën e vaksinimit në një komunikatë. “Italia është gjithashtu në vendin e dytë absolut në Europë për sa i përket popullsisë plotësisht të vaksinuar,…