Author: tirana

Dëshmi të reja për vrasjen e 43-vjeçarit Kudret Saliaj në Tiranë që shpalosin hap pas hapi një dramë në kufijtë e tragjedisë për dy familje dhe tre fëmijë të mitur që tashmë kanë humbur babain përgjithmonë dhe fizikisht janë ndarë nga nëna e tyre. Vrasja e 43-vjeçarit në Tiranë, shkaktoi jo pak tronditje tek opinioni publik, i cili u nda në dysh, në favor të viktimës si i dhunuar dhe më pas i vrarë, apo nënës që po humbte fëmijët. Kudret Saliaj u qëllua me 5 plumba nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, 52 vjeç, ndërsa u arrestua pak minuta…

Read More

Tre të moshuar nga Pogradeci i kanë kërkuar drejtësi në vend ambasadores amerikane Yuri Kim teksa ajo po kalonte pranë tyre tek Pedonalja e qytetit bashkë me kryeprokurorin Olsian Çela. “Duam drejtësi”, shprehen ata duke kërkuar edhe nga Zoti ndihmë për arritjen e këtij objektivi. Kim ishte bashkë me Kryeprokurorin Olsian Çela sot në Pogradec duke deklaruar nga andej se duhen hetuar medoemos krimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak pas mbarimit të takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se prioritet për të dhe PD-në është vazhdimi i njohjeve të këtij shteti në arenën ndërkombëtare. “Pata kënaqësinë që të pres sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zotin Konjufca me të cilin shkëmbyem mendimet mbi zhvillimin në Kosovë dhe në Shqipëri. E urova edhe personalisht për detyrën e rëndësishme për kreun e Kuvendit, mbartës i legjitimitetit të qytetarëve të Kosovës. Biseduam për sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik në Kosovës, të kalimit të pasojave të pandemisë dhe qëndrimin krah për…

Read More

U njoftua se me datën 9 Qershor do të mblidhet Kuvendi për të vendosur për fatin e Presidentit Ilir Meta. Të mërkurën e 9 qershorit, deputetë do të votojnë, për shkarkimin apo jo të Metës. Sot, për këtë çështje është pyetur në Pogradec edhe ambasadorja Yuri Kim, teksa ndodhej atje bashkë me kryeprokurorin Olsian Çela. Ajo nuk preferoi të përgjigjej dhe tha se donte të fokusohej vetëm te drejtësia. Pyetje: Kjo është një javë e nxehtë për politikën shqiptare. Pritet shkarkimi i Presidentit Meta, i cili nga ana e tij ka deklaruar se nuk e njeh kërë Parlament. Mendoni se…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Hungarisë, për një tjetër vizitë zyrtare pas vizitës së tij dyditore në Turqi. Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime sot në Budapest me zyrtarët e lartë të shtetit, ndërsa ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Bullgarisë. “Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkroi kryeministri në Facebook, pasi mbërriti në Budapest.

Read More

Të tjera detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi vendin ditën e premte. Bëhet me dije se 2 ditë përpara vrasjes së Kudret Saliajt, ka pasur konflikte mes tij dhe ish vjehrrit. Mësohet se konflikti ka nisur pasi Kudret Saliaj kishte nxjerrë përjashtë rrobat e ish nuses së tij. Ndërsa Mexhit Picari kishte konstatuar se mungonin disa rroba dhe florinjtë që e bija kishte pasur. Masa për vrasjen tronditëse që ndodhi në mes të një lokali në Tiranë do të jepet ditën e nesërme në orën 09:15. Kujtojmë se ditë e premte Mixhit Pixari ekzekutoi…

Read More

Elseid Hysaj është kthyer në një nga legjionarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Fakti që anësorit kuqezi i skadon kontrata më 30 qershor, e kthen Hysaj në një okazion të vërtetë. Pista kryesore mbetet Lazio, kjo për vetë faktin se në stolin e ekipit kryeqytetas do të ulet mentori i tij, Mauruzio Sarri. Ish trajneri i Juves, Chelsea dhe Napoli e ka vendosur Hysajn në listën e tij të prioriteteve, kjo pistë përforcohet edhe më shumë nga fakti se personi përgjegjës për të vënë në jetë këtë transferim është Igli Tare. Në listën e bërë publike nga “Corriere…

Read More

Ka degjeneruar në dhunë protesta e sotme në fshatin Lumas të Kuçovës, ku banorët janë kundër marrjes së ujit nga burimi i Sinecit. Mësohet se policia është përleshur me banorët, ndërkohë që disa prej këtyre të fundit janë lënduar. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia, duke u kërkuar banorëve, të cilët protestojnë prej 20 ditësh, që të lirojnë rrugën që kishin bllokuar, është përleshur fizikisht me banorët si dhe ka ushtruar dhunë mbi ta. Sipas banorëve, disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që nga…

Read More

Me rritjen e vaksinimeve në Itali, rriten edhe debatet lidhur me ndarjen e informacionit shëndetësor midis kolegëve të punës dhe midis punëdhënësve dhe punonjësve. Në shkurt, Garantuesi i Privatësisë publikoi një seri informacionesh të dobishme për të sqaruar një çështje që mbetet e mprehtë. Gjëja e parë që duhet të dini është se të dhënat shëndetësore për ligjvënësin evropian hyjnë në “kategoritë e veçanta të të dhënave personale” dhe gjithmonë duhet të mbrohen. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë, mbrojtja e shëndetit publik është bërë një përparësi ndaj dhe debati për ndarjen e informacionit për vaksinimin është veçanërisht i nxehtë. Kwame…

Read More

Dashur pa dashur, ankthi bëhet pjesë e jetës dhe përditshmërisë sonë. Ankthi shoqërohet me ndjenja të frikshme që trondisin të gjithë organizmin deri në qelizë. Ndonëse ndjesia e të qenit të pashpresë është e madhe, ka disa kura natyrale që ndihmojnë në shuarjen e ankthit. Por nëse asnjë prej këtyre kurave nuk funksionon atëherë duhet të konsultoheni me një mjek specialist. Izolimi social dhe ankthi Një studim ka zbuluar se nëse një individ që vuan nga ankthi, ka të paktën një person tek i cili gjen sigurinë emocionale por edhe që ndihmon mirëqenien e tij, ka më shumë shanse të…

Read More

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, pas një sherri me disa persona. Policia bën me dije se konflikti ndodhi për motive të dobëta, ndërsa 37-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Tiranë/Informacion paraprak Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje…

Read More